e shtunë, 28 mars 2009

Iaquinta: Amauri “axurr”? S’ka problem

Sulmuesi bardhezi “fton” shokun e tij të skuadrës te Juvja edhe në kombëtare: Jam gati të luftoj me të gjithë

Nëse jam mirë nuk ndihem inferior ndaj askujt, po përjetoj një periudhë shumë të bukur. Po luaj rregullisht, nuk kam probleme fizike dhe jam mirë në aspektin psikologjik. Tani dua të paraqitem mirë edhe me kombëtaren”. Vincenzo Iaquinta po përjeton një moment të artë me Juventusin dhe kërkon të vazhdojë kështu edhe në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares, duke qenë gati ndaj Malit të Zi dhe Republikës së Irlandës, ndeshje të vlefshme për kualifikimin në “Botërorin 2010″. Roli për juventinin nuk është një problem. “Te Juvja luajmë me dy sulmues, në kombëtare jam aktivizuar edhe si anësor. Megjithatë, nëse luaj si sulmues i parë, mund të luftoj për një fanellë titullari. Nuk kam luajtur asnjëherë me Italinë si qendërsulmues që nga fillimi, por nuk është një problem: te Udineseja e kam bërë për 7 vjet dhe ai është roli që më përshtatet më shumë”. Ka pasur momente të mira dhe të tjera jo shumë të mira edhe për shkak të dëmtimeve. “Kur isha te Udineseja, - tregon Iaquinta, - nisesha si titullar edhe nëse mungoja në ndonjë stërvitje. Te Juvja është ndryshe, ka kampionë të mëdhenj. Tani po stërvitem mirë, kam luajtur 5 ndeshje radhazi dhe nuk dua të ndaloj më”. Ai në kombëtare është, Cassano e Amauri jo. Ose jo akoma. Pra, Iaquintas “i afrohen” dy “konkurrentë” fantazëm te Juvja (njëri është që tani, tjetri ndoshta..), dhe në mënyrë hipotetike me fanellën “axurre”, të cilët kur mungojnë shkaktojnë polemika: “Duhet të vendosë vetë Amauri me Lippin, - shpjegon Iaquinta. Duhet të jetë ai që vendos ç’të bëjë dhe Lippi duhet ta grumbullojë. Tani po flitet shumë dhe ndoshta ai ka gabuar në ndonjë përgjigje. Është një lojtar i madh, nëse vjen këtu nuk ka asnjë problem për mua. Unë jam gati të luftoj me të gjithë për një vend. Cassano? Është një lojtar i rëndësishëm, por vendos Juvja se cilin duhet të blejë.”

Nuk ka komente: