e martë, 24 mars 2009

Buffon: Interi e meriton pozitën e parë

Interi gjendet në krye të tabelës në Serie A me shtatë pikë diferencë nga Juventusi, ndërsa portieri bardhezi, Gianluigi Buffon, pohon se zikaltrit e meritojnë vendin e parë në tabelë. “Tash për tash Interi meriton të jetë i pari, sepse edhe në momentet e vështira ata arritën t’i fitojnë ndeshjet me lehtësi. Ashtu si u ndodh të gjitha skuadrave të mëdha, edhe ata e patën një pjesë të fatit në anën e tyre”. “Shpresoj që Juventusi ta fitojë së paku një trofe këtë vit. Titulli i Kampionatit është shumë i rëndësishëm, por duket aq i largët. Ndërsa Kupa e Italisë është një trofe që mund ta fitojmë më lehtë”, ka thënë Gigi për “Sky”.

Nuk ka komente: