e hënë, 23 mars 2009

“Olimpico më sjell fat”

Olof Mellberg, mbrojtësi i Juventusit, tashmë është ambientuar totalisht me skuadrën torineze dhe së bashku me Chiellinin po konfirmohen gjithmonë e më shumë të pakalueshëm në qendër të mbrojtjes. Mbrojtësi suedez, përveç detyrave të tij mbrojtëse është shfaqur edhe si një golashënues i shkëlqyer, mbi të gjitha në “Olimpico”, ku gjatë këtij sezoni ka shënuar dy herë, kundër Romës dy net më parë dhe ndaj Lacios. “Olimpico më sjell fat, pasi të dy golat e mi i kam shënuar pikërisht në Romë, madje në të njëjtën portë. Ndaj verdhekuqve arritëm një fitore të madhe, por të vështirë. Jam shumë i kënaqur nga paraqitjet e mia të fundit, por mbi të gjitha me bashkëjetesën te Juventusi”.

Nuk ka komente: