e premte, 31 korrik 2009

Peace Cup: Juventus elimenon Realin


Skuadra e Juventusit mposhti skuadrën e Realit të Madridit në kuadër të Kupës së Paqes (Peace Cup) me rezultatin 2-1. Golat i shënuan ish-lojtari i Realit, Fabio Cannavaro në minutën e 4' dhe Hasan Salihamidzic në minutën e 49'. Golin e vetëm për Realin e Madridit e shënoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo nga njëmbëdhjet metërshi. Me këtë fitore Juventusi kualifikohet në Finalen e Kupës së Paqes kundër skuadrës angleze, Aston Villa, e cila do të luhet të dielën me fillim në ora 22:00. Aston Villa mposhti skuadrën e Portos gjithashtu me rezultatin 2-1.

Të dhëna rreth ndeshjes: JUVENTUS-REAL MADRID 2-1 (1-1).

Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Chiellini, Cannavaro (46' Legrottaglie), Salihamidzic; Camoranesi, Felipe Melo (73' Marrone), Tiago, Giovinco (61' C. Zanetti); Del Piero (69' Iaquinta), Amauri.
Trajner: Ciro Ferrara.

Real Madrid (4-3-3): Dudek; Torres, Pepe, Metzelder, Drenthe; L. Diarra, Guti (80' Gago), Granero; Cristiano Ronaldo, Benzema (73' Negredo), Raul (73' Higuain).
Trajner: Manuel Pellegrini.

Gjyqtar kryesor: Johannesson (Suedi).
Golashënues: 3' Cannavaro (J), 41' Cristiano Ronaldo (penallti, RM), 49' Salihamidzic (J).
Karton të verdhë: Felipe Melo (J), Granero (RM), Drenthe (RM), Camoranesi (J), Salihamidzic (J), Grygera (J).

Video nga ndeshja (golat)

Diego do të mungojë kundër Realit

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes kundër Real Madridit, pasi që mesfushori ofanziv Diego është larguar nga stërvitjet pas lëndimit të muskulit. Bianconerët e kanë konfirmuar lëndimin e brazilianit në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se lëndimi nuk është serioz, mirëpo do ta mbajë atë larg ndeshjes së të premtes mbrëma kundër Real Madridit. Lëndimi do ta mbajë dy ditë jashtë fushe transferin e ri të Zonjës së Vjetër dhe pastaj do të shqyrtohet nëse Diego do të mund të kthehet në stërvitje.

Trezege: E ardhmja ime? Të shohim

Sulmuesi francez mund të largohet nga Juventusi para mblljes së merkatos

Kjo është vera e “do të shihet”. Bëhet fjalë pikërisht për Trezeguet. Çfarë do të bëjë ai? Do të qëndrojë tek Juventusi? “Të shohim”. Francezi ka dhënë këtë përgjigje dhe më pas është larguar nga stadiumi “Xerez de la Frontera”. Ndoshta edhe ai do të kishte dëshirë të kalonte një kufi tjetër, të kërkojë fat në një vend tjetër. Vetëm se përtej kufirit nuk e di asnjëherë se çfarë do të gjesh. Për shembull, nuk e di nëse do të arrish të gjesh një kontratë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, Juventusi i tij sapo ka lënë pas krahëve ndeshjen “stërvitore” me skuadrën koreane dhe tani mendon për sfidën e radhës me Realin e Madridit. Atmosfera është ajo e festës dhe asnjë nuk ka dëshirë ta prishë. Askush, as Trezeguet: “Më falni, por për merkato nuk flas, mund të përgjigjem vetëm në lidhje me ndeshjen dhe përgatitjen”. Në ndeshjen e parë të Kupës së Paqes, kundër Sevillas, francezi nuk është parë në fushë. “Një problem në gju”, ka saktësuar ai. Më mirë Iaquinta, një lojtar që ndoshta gabon, por që përshkon shumë kilometra dhe duket sikur është bërë enkas për shpikjet e Diegos. Trezeguet reagon: “Do të thoja se unë kam luajtur me Zidane-in, besoj se nuk do të ketë probleme të luaj edhe me Diegon. Ai është brazilian dhe unë jam gjysmëargjentinas, jemi të dy amerikanojugorë, do të dimë të kuptohemi”. Kështu, duket se mbrëmja do të kalojë në qetësi. Ndërkohë, Milani, nëpërmjet presidentit Berlusconi, ka bërë të ditur se nuk do më të marrë një sulmues që i ka kaluar të tridhjetat dhe Juventusi, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk ka patur ndonjëherë ndërmend t’i shesë një nga sulmuesit e tij Milanit. Alessio Secco, drejtori sportiv i bardhezinjve, para se të kthehej në Torino, kishte shpjeguar atë që po ndodhte. Në përmbledhje: “Ne nuk duam ta shesim Davidin dhe, gjithsesi, nuk duam ta shesim tek një skuadër italiane. Ishte ai, në fund të sezonit, që na ka folur për një mundësi të tillë”. Përgjigja e Trezeguet: “Secco ka qëndruar këtu në Sevilje për një javë dhe nuk më ka thënë asgjë. Dhe, gjithsesi, nuk më intereson”, ka përfunduar fracezi.

Diego: Ky Juventus mund të fitojë gjithçka


Fantazisti brazilian ka shumë besim se bardhezinjtë do të jenë protagonistë në sezonin e ardhshëm

Për të, Juventusi pas shumë vitesh, ka vendosur të ndryshojë modulin e lojës dhe është lojtari që pritet t’i ndihmojë bardhezinjtë që të kthehen tek fitoret e mëdha si në kampionat ashtu edhe në Europë. Bëhet fjalë për fantazistin brazilian Diego.

- Diego, e dini që se prej kohës së Zidanes tek Juventusi nuk shënohej një gol si ai që keni realizuar të martën?
- Golin tim të parë këtu e ëndërroja të veçantë, pikërisht siç ka qenë. Shpresoj të jetë i pari nga shumë, por për momentin po shijoj gëzimin për paraqitjen time të parë me Juven. Ka qenë gjithçka perfekte: nuk luaja prej dy muajsh, kemi fituar dhe kam shënuar. Nuk mund të fillonte më mirë se kaq.

- Po kur të luajë Del Piero kush do t’i ekzekutojë goditjet e dënimit?
- Nuk kam ardhur tek Juventusi për të bërë garë me Del Pieron, që është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe meriton respekt, veçanërisht tek kjo skuadër. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të gjetur hapësirën time në ekip dhe për të fituar.

- Me Iaquintan duket sikur luani bashkë prej shumë kohësh. Po me sulmuesit e tjerë?
- Janë katër lojtarë të nivelit të lartë. Duhet t’i njoh, të studioj lëvizjet që bëjnë. Me futbollistë të tillë do të jetë gjithçka shumë e lehtë.

- Me dy brazilianë të tjerë në skuadër do të jetë më e lehtë?
- Ai i joni është një stil loje i rëndësishëm, por akoma më e rëndësishme do të jetë ta përshtasim me stilin italian. Nuk jemi këtu për të luajtur në mënyrën braziliane, por në mënyrën e Juventusit.

- Do të jetë dhe viti i Botërorit: ju do të merrni pjesë?
- Ky është objektivi im i madh, një ëndërr, duke parë se nuk kam marrë asnjë herë pjesë në këtë eveniment. Por gjithçka do të varet nga ajo që do të arrij të bëj këtu. Ndaj tani jam 100% i përqendruar me Juventusin, nëse do të bëjmë mirë dhe do të fitojmë do të kem një mundësi më shumë për të shkuar në Afrikën e Jugut.

- Dhe nëse shkoni atje besoni se Amauri do të jetë një kundërshtar i juaji?
- Nuk e di, por e di se nëse do ta kem kundërshtar ky do të jetë një problem i madh për ne, sepse sot është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai e di se çfarë është më e mirë për veten e tij, unë shpresoj që të luajë me ne.

- Objektivi juaj ishte të shkonit tek një nga skuadrat më të mira të Europës. Skuadra e Juventusit është e tillë?
- Sigurisht, është një nga më të mirat në botë, që mund të luajë pa problem kundër çdo skuadre tjetër dhe të fitojë të gjitha kompeticionet e mundshme.

- Edhe Championsin?
- Po, një skuadër si kjo e Juventusit është e pamundur t’i vërë limite vetes. Me lojtarët që ka dhe për atë që është investuar këtë vit duhet të fitojë. Dhe është pikërisht ky mentaliteti që kam gjetur tek shokët e mi të ekipit. E dimë se Championsi është një objektiv i vështirë për t’u arritur, por jemi të bindur se mund ta fitojmë.

- Sot keni një test të vështirë për ambiciet tuaja.
- Juventus-Real Madrid është gjithmonë një ndeshje e veçantë. Edhe pse jemi në fazën përgatitore mund të dhurojmë spektakël. Gjithsesi, ne do të luajmë për të fituar këtë ndeshje, turneun dhe gjithçka që do të vijë më pas.

e enjte, 30 korrik 2009

Chiellini: Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibra janë të të njëjtit nivel

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për ndeshjen kundër Real Madridit në kuadër të Peace Cup, ndërkohë që ka mohuar pikëpamjet se ai dhe Fabio Cannavaro nuk mund të luajnë bashkë. “Është e pakuptimtë! Gjithmonë kur kemi luajtur bashkë kemi luajtur mirë dhe nuk e kuptoj se si po gjykohemi kështu nga larg, mund të na gjykoni në fushë, por jo nga largësia”, ka thënë Chiellini. Qendërmbrojtësi bardhezi ka folur edhe për ndeshjen e të premtes kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes. “Ekziston një dallim shumë i vogël ndërmjet Kaka dhe Ronaldo, vlera e tyre është e njëjtë. Besoj se Reali ka kuptuar nevojën e Milanit për ta shitur dhe e ka shfrytëzuar rastin”. “Për mua, Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibrahimovic, të gjithë janë të të njëjtin nivel. Kaka nuk është prapa të tjerëve, ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”, ka shtuar italiani.

[Fotografi] Caceres kalon testet mjeksore







Lojtari i ri i Juventusit, uruguajanezi Martin Caceres sot gjatë mëngjesit ka kaluar testimet mjeksore para se edhe zyrtarisht të prezantohet si lojtar i ri i Juventusit. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i kontratës së lojtarit me bardhezinjtë, ku do të mbajë atë në Torino për një vit si lojtar i huazuar, me mundësi që pas një viti kontrata të blihet në mënyrë permanente. Spekulohet se Caceres do të përfitojë pagë vjetore prej 2 milionë euro për kontratën një vjeçare.

Trezeguet mund të qëndrojë

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka insistuar se skuadra e tij nuk është edhe shumë e interesuar që të shesë sulmuesin e saj David Trezeguet. "David është i vlefshëm dhe ne mund ta ruajmë atë. Nëse do të vjen ndonjë ofertë ne do ta shqyrtojmë atë. Megjithatë nuk do të ngutemi nëse vendosim ta shesim David Trezeguet, jo në Itali por jashtë saj" - deklaroi Alessio Secco.

Diego dëshiron ligën e kampionëve

Mesfushori i Juventusit, braziliani Diego Ribas da Cunha e ka cilësuar ligën e kampionëve si objektivin kryesor të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. "Synimi ynë është që të fitojmë, Liga e Kampionëve është synimi ynë dhe ne jemi duke punuar shumë që të arrijmë këtë sukses" - deklaroi Diego, i cili në ndeshjen e tij të parë me Juventusin shënoi gol në Peace Cup.

e mërkurë, 29 korrik 2009

Caceres në Torino

Martin Jose Caceres, lojtari i Barcelonës, gjendet në Torino ku gjatë ditës së nesërme do t'i kryejë vizitat mjeksore, dhe më pas të firmosë kontratë me skuadrën e Juventusit. Lojtari do të huazohet tek bardhezinjtë gjatë sezonit të ardhshëm me mundësi që pas një viti, të blihet nga bardhezinjtë me një shifër prej 10 milionë euro. Lajmi vjen drejtperdrejt nga Spanja ku theksohet se mbrojtësi i Barcelonës ka zbarkuar në Torino për të firmosur me bardhezinjtë.

Edgar Davids: Juve do të fitojë scudetton

Lojtari i dikurshëm i Juventusit, holandezi Edgar Davids beson se skuadra e tij e dikurshme në kuadër të sezonit të ri në Lega Calcio, do të shpallet kampion. "Mendoj se Juventusi janë mjaft të përgatitur për të fituar vendin e parë në Serie A këtë vit. Tashmë punët vijnë në vendin e tyre dhe përforcimet e reja, shkëlqyeshëm janë përshtatur në skuadër" - theksoi Davids. Juventus këtë vit angazhoi Fabio Cannavaron, Felipe Melon, Diegon si dhe janë një hap para angazhimit edhe të mbrojtësit të Barcelonës, Martin Caceres. Ndërsa Diego dhe Melo janë emrat e duhur për t'i zgjidhur problemet skuadra bardhezi. Zonja e Vjetër testin kryesor do ta kenë të premten, ku do të ndeshen me skuadrën e miliardave Real Madridin, në kuadër të gjysmëfinales se Kupës së Paqes (Peace Cup).

U tërhoqën shortët në Serie A


Të mërkurën në orën 17:30 janë tërhequr shortet e kampionatit italian për sezonin 2009-2010. Juventusi si skuadër e cila i takon këtij evenimenti, do të fillojë kampionatin e ri në shtëpinë e tij, kundër skuadrës së Chievos. Ndeshjet e radhës (gjiro e dytë dhe tretë) Juvja do t'i luajë në kryeqytet kundër Romës, gjegjësisht Lazios. Ndeshja derbi do të luhët në kuadër të gjiros së 15 (Olimpico, Torino) dhe 34 (Giuseppe Meazza), ku Juventusi do të presë Interin në Torino. Juventusi do të mbyll kampionatin në San Siro, në ndeshjen tjetër derbi kundër skuadrës së Milanit.


Shorti i Juventusit për sezonin 2009-2010:
1. JUVENTUS - CHIEVO
2. ROMA - JUVENTUS
3. LAZIO - JUVENTUS
4. JUVENTUS - LIVORNO
5. GENOA - JUVENTUS
6. JUVENTUS - BOLOGNA
7. PALERMO - JUVENTUS
8. JUVENTUS - FIORENTINA
9. SIENA - JUVENTUS
10. JUVENTUS - SAMPDORIA
11. JUVENTUS - NAPOLI
12. ATALANTA - JUVENTUS
13. JUVENTUS - UDINESE
14. CAGLIARI - JUVENTUS
15. JUVENTUS - INTER
16. BARI - JUVENTUS
17. JUVENTUS - CATANIA
18. PARMA - JUVENTUS
19. JUVENTUS - MILAN

20. CHIEVO - JUVENTUS
21. JUVENTUS - ROMA
22. JUVENTUS - LAZIO
23. LIVORNO - JUVENTUS
24. JUVENTUS - GENOA
25. BOLOGNA - JUVENTUS
26. JUVENTUS - PALERMO
27. FIORENTINA - JUVENTUS
28. JUVENTUS - SIENA
29. SAMPDORIA - JUVENTUS
30. NAPOLI - JUVENTUS
31. JUVENTUS - ATALANTA
32. UDINESE - JUVENTUS
33. JUVENTUS - CAGLIARI
34. INTER - JUVENTUS
35. JUVENTUS - BARI
36. CATANIA - JUVENTUS
37. JUVENTUS - PARMA
38. MILAN - JUVENTUS

Diego: Juve mund të fitojë gjithçka


Transferi i sivjetmë i Juventusit, Diego, i cili të martën mbrëma shënoi golin debutues për Zonjën e Vjetër në kuadër të Peace Cup, ka dhënë mendimet e tij për skuadrën bardhezi. “Dje ishte një ditë e përsosur. Jam shumë i lumtur, sepse goli ishte i rëndësishëm për mua”. “Juventusi është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe ne mund të fitojmë gjithçka”, ka thënë braziliani. Juve ka fituar dy ndeshjet në kuadër të Grupit A të Kupës së Paqes, që do të thotë se është kualifikuar në gjysmëfinale, ku të premten do të përballet me Real Madridin. “Ndeshja kundër Real Madridit do të jetë e veçantë, mirëpo forma jonë nuk është aq e mirë”, ka shtuar ish-lojtari i Werder Bremenit, i cili është shprehur se ëndrra e tij është që të luajë në Kampionatin Botëror 2010 me Brazilin, kështu që do të japë më të mirën nga vetja me Juventusin që të sigurojë vend në formacionin e ngjeshur të Selecaos.

Melo: Diego mund ta udhëheqë Juven

Të martën mbrëma, Felipe Melo debutoi me fanellën e Juventusit në ndeshjen kundër skuadrës koreane Seongnam Ilhwa, të cilën Bianconerët e fituan me rezultat prej 3-0, ndërsa njëri nga golashënuesit ishte braziliani Diego. “Kemi një sezon të gjatë përpara vetes dhe ne mund të planifikojmë arritje të mëdha me Diegon”. “Scudetto-ja është një ëndërr, mirëpo ne po punojmë për ta realizuar atë”, ka thënë mesfushori bardhezi.

Diego: Ndeshja me Realin është speciale

Futbollisti i Juventusit, braziliani Diego deklaroi se: '' Ndeshja me Realin e Madridit do të jetë një ndeshje speciale. Unë jam i lumtur që shënova për herë të parë për Juventusin. Ne jemi skuadra më e fortë e botës, andaj sezoni i ardhshëm do të jetë i mrekullueshëm'' - u shpreh Diego.

Nedved: E ardhmja ime, ndoshta në Amerikë

Ish-juventini rrëfen: I thashë “jo” Mourinhos, por as te Juvja nuk shkoj

Një turmë në delir, foto mes fëmijëve te… bardhezinjtë. Duket pikërisht sikur Pavel Nedved është trajneri i ekipit të të rinjve të Juves. Por jo, ish-mesfushori çek ndodhet në Pragë dhe ka folur mbi të ardhmen e tij mes “jo”-së dhe ndonjë “ndoshta”. “Në Europë sigurisht nuk luaj më, - tha ish-juventini. Ndoshta në Amerikë. Por është edhe një mundësi që unë të mos bëj pikërisht asgjë, që të tërhiqem fare. Tani po pushoj, të paktën për muajin gusht”. Po oferta e Ciro Ferraras? E refuzuar. Të paktën tani. “Nuk kthehem te Juvja, nuk hyj në grupin e trajnerëve. Nuk bëhet asgjë, edhe pse e mora në konsideratë. Jam mik i shumë lojtarëve”. Raporti me klubin gjithsesi mbetet, por edhe e ardhmja është akoma në dyshim: do të tërhiqet ose të presë një ofertë për rinovim. Kështu, pas ndeshjes me Lazion, ai i përshëndeti të gjithë mes lotëve. Pastaj, pas zërave tek Interi, përgënjeshtron gjithçka: “Interi më afroi dy vjet kontratë. Unë dhe Mourinho kemi folur thuajse përditë. Por unë vendosa të mendohem mirë dhe në fund nuk e ndjeva të shkoj”. Edhe për tifozët që i kërkuan të mos “i tradhtonte”. Por mbetet mundësia transoqeanike. “Në Amerikë më kërkuan tani që filloi kampionati ose në muajin janar, kur përgatiten për sezonin e ri. Kjo gjë më tërheq. Por sërish kam dyshime: nuk është e arsyeshme të qëndrosh pa luajtur shumë kohë dhe pastaj të rifillosh”. Në bindje e saktë, sepse Nedvedi ka qenë gjithnjë një profesionist serioz, në fushë dhe jashtë saj. Mjafton ta shikosh për të vërejtur agonizmin që mbart në vete, një raport special, i privilegjuar. “Dhe nëse ndihem akoma një lojtar, mendoj Amerikën.” Paveli cakton fundin e gushtit si limit për të vendosur. Por, duke e njohur tipin, është i aftë të rindryshojë ide mijëra herë…

e martë, 28 korrik 2009

Peace Cup: Juventusi shkatërron Seongnamin


Skuadra e Juventusit në gjiron e dytë të turneut Peace Cup që është duke u mbajtur në Andaluzinë spanjolle, mposhti skuadrën e Koresë Jugore, Seongnam me rezultatin 3-0. Golat u shënuan nga Iaquinta, braziliani Diego si dhe mbrojtësi Nicola Legrottaglie. Golin e parë e shënoi Iaquinta në minutën e 40' të ndeshjes, pas një krosimi të italo-argjentinasit Mauro Camoranesi, i cili mori një pasim nga Diego dhe krosoi drejt Iaquintës, që ky i fundit me ndihmën e portierit kundërshtar, kaloi në epërsi bardhezinjtë. Në fillim të pjesës së dytë debuton edhe braziliani tjetër i Juventusit, Felipe Melo, që zëvendësoi Cristiano Zanettin. Me fillim të pjesës së dytë, Juventusi tregoi se nuk është i kënaqur me një gol dhe në minutën e 47', Iaquinta bukur gjen sulmuesin francez, Trezeguet, ku ky i dyti nuk e realizon rastin e dhënë me gol. Rrjedh minuta e 53 e ndeshjes. Diego bukur lirohet nga një kallaballëk në gjashtëmbëdhjetëshen e kundërshtarit dhe me stilin e tij sambist, dyfishon rezultatin në 2-0. Në minutën e 60' inkuadrohet në lojë Sebastian Giovinco, i cili zëvendëson magjistarin Diego. I sapo inkuadruari Giovinco, nga një aksion perfekt me Camoranesin, kroson drejt Legrottaglies, i cili e trefishon rezultatin në 3-0 në minutën e 70' të ndeshjes. Me këtë rezultat përfundon edhe takimi. Lojtari i ndeshjes është shpallur sulmuesi italian, Vincenzo Iaquinta i cili merr edhe dhuratën (medalje). Juventusi shpallet fitues në Grupin A të Peace Cup (Kupës së Paqes) dhe tashmë do të presë gjysëmfinalistin e saj, ku ka gjasa të qëllojë Reali i Madridit.

Juventus (4-3-1-2):
Buffon (79' Chimenti); Zebina (60' Molinaro 6), Legrottaglie (76'Ariaudo), Chiellini, Salihamidzic; Camoranesi, Zanetti (46' Felipe Melo), Tiago (70' Marrone); Diego (60' Giovinco), Iaquinta, Trezeguet.
Në dispozicion: Cannavaro, Grygera, Del Piero, Amauri.
Trajner: Ciro Ferrara.

Seongnam (4-4-2): Song Rjung Jung (87' Sang Wook Jeon); Sung Hwan Kim (79' Jae Sung Ko), Bjunk Kuk Cho (87' Kwan Jin Cheon), Ognenovski, Hack Yong Jang; Cheol Ho Kim (Fabricio Eduardo Souza), Ho Lee, Molina, Jin Ryong Kim (70' Deong Geon Cho); Radoncic, Dong Won Han (54' Jung Woo Kim).
Trajner: Taeng Yon Shin.

Gjyqtar kryesor: Teixeira (Spanjë).
Golashënues: 40' Iaquinta, 53' Diego, 70' Legrottaglie.
Karton të verdhë: Won Han, Ognenowski (S); Zebina, Camoranesi (J).

Video nga ndeshja (golat)

Del Piero inkurajon skuadrën

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka folur rreth formës së skuadrës së tij në këto miqësore, duke theksuar se janë në formë të mirë. " Më e rëndësishmja është se të gjithë po bashkpunojmë, ne duhet të kemi këtë bashkpunim edhe në kampionat. Me Melon, Cannavaron dhe Diegon, kemi krijuar një skuadër komode dhe të fortë" - u shpreh Del Piero.

Caceres pranë nënshkrimit me Juven

Futbollisti i Barcelonës Martin Caceres pritet sot në orët e pasditës që të nënshkruajë për Juventusin. Dy klubet janë marrur vesh në lidhje me Caceres i cili pritet që sezonin e ardhshëm të jetë definitifishte edhe futbollist e Juventusit. Caceres vitin e kaluar në Barcelonë kishte ardhur nga Villareali

Juventusi pas Lavezzit

Përderisa Ezequiel Lavezzi është afër për tu larguar nga skuadra e Napolit, në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta. Së fundi edhe Juventusi po mendon transferimin e Argjentinasit. Pas Milanit, Interit dhe Liverpoolit tani edhe Juventusi do t'i dërgojë agjentët e saj për të negociuar në lidhje me transferimin e mundshëm të Lavezzit.

Caceres do të nënshkruajë me Juven të martën?

"Leggo" njofton se mbrojtësi i Barcelonës, Martin Caceres, mund të transferohet te Juventusi në formë huazimi, gjatë orëve të ardhshme. Thuhet se drejtori sportiv i Bianconerëve, Alessio Secco, do të takohet gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Barcelonës për të caktuar termet e marrëveshjes. Më herët është arritur marrëveshja ndërmjet dy skuadrave për huazimin njëvjeçar të uruguaianit, ndërsa në marrëveshje përfshihet edhe mundësia që në fund të sezonit Juventusi mund ta blejë 22-vjeçarin për shumën prej 15 milionë eurosh.

e hënë, 27 korrik 2009

Buffon: Jemi mjaft të fortë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon deklaroi se Juventusi ështëm mjaft i fortë për të ndërruar gjithçka. Ne do të luajmë më mirë se vitin e kaluar. Unë dëshirojë që të bart këtë fanellë deri në fund të karrierës, por mos të japë parashikime të padobishme. Unë dëshirojë të qëndroj këtu dhe të sjellë suksese në Juventus. Dëshirojë që të luajmë kundër Real Madridit në Kupën e Paqes. Mendoj se me largimin e Zlatan Ibrahimovicit nga Interi, gjërat kanë ndryshuar' - u shpreh Buffon.

Ferrara: Dua të fitoj kundër Realit

Trajneri i Juventusit kërkon suksesin me çdo kusht “Kupën e Paqes” ndaj formacionit spanjoll

Kërkon t’i bëjë një rreng madrilenëve. “Të qethë dhe të rruajë” Kaka'n dhe Cristiano Ronaldon. Me pak fjalë, gjithë Realin e Madridit. Ciro Ferrara do të bëjë rolin e Berberit të Seviljes. Atje ku zhvillohet Kupa e Paqes është vendi i duhur për ta bërë këtë, fitorja ndaj, pikërisht Sevillas, ka bërë pjesën tjetër. Trajneri i ka idetë e qarta. “Dua ta fitoj këtë trofe. Fitoret të ndihmojnë, gjithmonë, edhe pse janë në miqësore”. E qartë? Do të mposhtë Realin, kundërshtar i mundshëm në gjysmëfinalet e këtij turneu. Titulli është përgatitur tashmë: “Mos provoni…”. Idea është kjo: të fitohet. Ekzistojnë treguesit e parë. Prej më shumë se një muaji tekniku bardhezi studion skemën 4-3-1-2, me Diegon-rombin-Melon. Por interpretuesit kryesorë, dy brazilianët, nuk janë akoma gati. Mund të lihet mënjanë eksperimenti i bërë me skuadrën e Sissokos, gjithashtu përballjet me Nancyn dhe Vizenzan. Por këtë herë përballë ishte Sevilja, skuadër spanjolle që do të luajë në Champions. Një kundërshtar serioz, ndeshje e vërtetë. Mungojnë brazilianët? Hidhet në fushë skema 4-3-3: interpretuesit më të mirë në dispozicion, të përfshirë në pozicionet më të përshtatshme. Ferrara nuk e ka fshehur dëshirën e tij të madhe që ka patur për të fituar kundër spanjollëve: “Po, doja të fitoja patjetër. Ky është një kompeticion i rëndësishëm dhe ne vinim nga dy barazime. Gjithsesi e kam thënë gjithmonë se nuk do të fiksohesha vetëm tek një modul loje”, ka thënë trajneri bardhezi. Këtë e ka treguar kundër një kundërshtari të denjë, dhe pa përdorur armë si Diego apo Melo. Duke u kujtuar atyre që ndoshta e kanë harruar, se mund të mbështetet edhe tek Zanetti e Marchisio. Deri në atë pikë sa pyetja vjen natyrshëm: si do t’i lërë jashtë këta dy lojtarë Ferrara? “Nuk më shkon ndërmend t’i lë jashtë. Konkurrenca brenda skuadrës është e mirëpritur, nuk do të jetë një problem. Kemi nga dy lojtarë për çdo pozicion, kemi shumë impenjime dhe ne duam të jemi kompetitivë në të gjitha frontet. Por, tani duhet të përballemi me skuadrën e Seongnamit”, ka thënë trajneri bardhezi. Është Juventusi i Koresë së Jugut, asnjë nga ato anë nuk ka fituar më shumë kampionate. Ndërkohë, vazhdon të jetë në dyshim aktivizimi i Diegos. “Të shohim, por gjëja e rëndësishme është të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”. Korea meriton respekt, në historinë e futbollit italian kapituj të tillë janë shkruar më parë. Më pas, nëse futbolli i verës do të respektojë parashikimet, do të jetë koha e një përballjeje Real Madrid-Juventus. “Berberi” buzëqesh: “Do të ishte një sfidë shumë interesante”, ka përfunduar Ferrara.

Amauri: Gjithçka me Juventusin për Botërorin

Sulmuesi brazilian ka qenë vendimtar për bardhezinjtë në ndeshjen e Kupës së Paqes kundër Seviljes

I falur. Ferrara është treguar i ashpër në Trento me Amaurin, i nxjerrë jashtë me karton të kuq pas goditjes me grusht të Di Cesares. Por mbas fitores me Sevillan gjithçka është harruar, me përjashtim të gjobës me të cilën do të ndëshkohet braziliani, që rrezikon edhe një skualifikim në kampionat. Në raste të tilla ka trajnerë, që i lënë në stol lojtarët që gabojnë dhe të tjerë që i japin atyre menjëherë mundësinë për ta ndrequr gabimin. Ferrara bën pjesë tek kategoria e dytë dhe ka marrë atë që priste. Jo vetëm golin, vendimtar për fitoren dhe për të nxjerrë Juventusin nga loja e keqe e zhvilluar në pjesën e parë. Por edhe një paraqitje shumë pozitive, me brazilianin që ka qëndruar në fushë gjatë gjithë ndeshjes, në qendër të një sulmi të paprovuar më parë me tre lojtarë, që i ka ngarkuar më shumë përgjegjësi.

MËSIMI I MARRË - “Në fakt kemi patur më shumë se një debat - ka treguar sulmuesi i Juventusit. Dhe kur më ka provokuar më është kujtuar menjëherë ajo që ka ndodhur në Trento, që më ka shërbyer si mësim. Ta veshësh këtë fanellë do të thotë të japësh edhe shembullin e mirë, përtej fyerjeve që mund të merren në fushën e lojës. Kam mësuar shumë nga gabimi, jam përgjigjur me një gol të shënuar dhe me çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, që e kam merituar. Mirë kështu, episodi mund të konsiderohet i mbyllur. Unë sigurisht jam shumë energjik, luftoj, por gjithmonë me korrektësi, kundër Sevillas ashtu si kundër Viçencës. Nëse në Trento kam patur atë reagim kjo ka ndodhur sepse jam fyer rëndë. Por tani duhet të shohim përpara”, ka thënë Amauri.
REALI I MADRIDIT - Dhe përpara Juventusit ndodhet Reali i Madridit, favoriti i Grupit B në Kupën e Paqes dhe kundërshtari i mundshëm i bardhezinjve në gjysmëfinale. “Kemi akoma edhe një ndeshje - ka paralajmëruar Amauri, duke menduar për koreanët e Seongnam, në të cilën duhet të tregohemi më agresivë. Por fakti se kemi mundur një skuadër Championsi si Sevilla e rrit besimin në forcat tona dhe na stimulon për të ardhmen. Reali do të na jepte një shtysë më shumë. Ferrara thotë se na ka sjellë këtu për të fituar, edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore, edhe pse jemi akoma në gjysmën e fazës përgatitore. Pikërisht kjo më pëlqen shumë tek një trajner, ashtu si konkretësia e kësaj skuadre që pas një pjese të parë të luajtur jo shumë mirë, ka arritur të finalizojë siç duhet të vetmin rast që ka patur. Tani duhet të vazhdojmë kështu”.

NË MAKSIMUM - Flet edhe për veten. Për shkak të nxjerrjes në merkato të Trezeguet, që ditën e premte nuk ka luajtur asnjë minutë si pasojë e një shqetësimi jo shumë të qartë, Amauri akoma më shumë se viti i kaluar do të jetë pjesë e formacionit titullar, pavarësisht nëse Juventusi do të luajë me dy apo me tre sulmues, siç ka bërë kundër Sevillas. “Ata që luajnë për Juventusin duhet të japin gjithmonë 100%. Por kjo nuk është e mundur të ndodhë në të gjitha ndeshjet. Pas meje qëndrojnë sulmues të tjerë, që duan të luajnë. Por unë do të bëj gjithçka është e mundur për të bërë një sezon të madh, edhe sepse Botërori po afron”, ka thënë Amauri.

Poulsen, tani më afër Fulhamit

Për momentin ka qëndruar në shtëpi. Dhe pak rëndësi ka që menaxheri i tij ka përsëritur: “Nëse për Poulsen nuk ka oferta të rëndësishme ai do të qëndrojë tek Juventusi”. Mund edhe të qëndrojë, por nuk bën pjesë në planet e klubit dhe të teknikut. Të enjten Ferrara ka shpjeguar (shumë thjeshtë) se mesfushori danez “nuk është grumbulluar me skuadrën”. Jo, as për Kupën e Paqes. Situata midis Poulsen dhe Juventusit mund të mos konsiderohet një luftë, por pak mungon për këtë. Në fund, për të mirën e tij, lojtari do të drejtohet për nga Premier Liga, me Fulhamin në vendin e parë. Dhe në Sevilje nuk ka shkuar as Almiron, edhe ai me valixhet gati. Atalanta, Bologna dhe Livorno janë në pritje.

Juve-Caceres, afër marrëveshja

Bazuar në lajmet e mediave italiane, skuadra e Juventusit është shumë afër për të transferuar futbollistin e Barcelonës Martin Caseres. Madje mediat shkruajnë se Juventusi së shpejti do të arrijë marrëveshje personale me Caceresin kurse në ditë në vazhdim do të dërgojë disa zyrtarë të saj në qytetin e Barcelonës, për të arritur marrëveshje në lidhje me këtë transferim.

Juvja, nesër ndaj koreanëve të Seongnamit

Objektiv, Reali i Madridit. Nëse Juventusi do të arrijë të fitojë vendin e parë në grupin A që, përveç Sevillas tashmë të mundur, përfshin edhe koreanojugorët e Seongnam (me të cilët bardhezinjtë do të ndeshen të martën në Xerez), ka mundësi të ndeshet në gjysmëfinalen e 31 korrikut me Realin e Madridit, që ndodhet në grupin B të Kupës së Paqes bashkë me skuadrën arabe Ahl-Itihad dhe atë të Liga de Quito. Nga ana tjetër e tabelës gjysmëfinalistët do të jenë ekipet fitues të dy grupeve të tjerë. Në grupin C sot do të ndeshen Mallaga dhe meksikanët e Atlantas, ndërsa në grupin D sfida do të zhvillohet midis skuadrave të Portos dhe Lyonit. Ndërkohë, finalja është caktuar të zhvillohet më 2 gusht në Sevilje.

Gilardino: Amauri s'mund të ma zë vendin

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino i ka thënë sulmuesit të Juventusit Amaurit, se nuk do ta ketë të lehtë të luaj në kombëtaren italiane. " Amauri është një lojtarë i mirë por është Lippi që vendos. Synimi im është kupa botërore dhe nuk dua që askush të ma zë vendin" - deklaroi Alberto Gilardino. Marcello Lipi i ka premtuar Amaurit se do ta thërras në muajin shtator në kombëtare.

e diel, 26 korrik 2009

Trezeguet jo në Milan

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco deklaroi se ai nuk do ta shesë sulmuesin David Trezeguet tek skuadra e Milanit. "S'ka oferta por edhe nëse ka ne do ta refuzojmë atë. Trezeguet në rast të shitjes, do të largohet nga Italia" - u shpreh Secco për të përditshmen franceze, L'Equipe. Milani ishte i interesuar që të marë shërbimet e David Trezeguet, por kjo deklaratë e Alessios Seccos nuk premton shumë.

Ferrara tashmë i dashuruar në Juven e tij

Pas fitores prej 2-1 kundër Sevillas në kuadër të Peace Cup, trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, tashmë ka fituar vetëbesim për fuqinë e të zgjedhurve të tij. “Fitorja padyshim që na ka dhënë vetëbesim. Suksesi të ndihmon të punosh në një mënyrë më të relaksuar dhe të jep entuziazëm për të shkuar përpara”. “Duhet të shtoj se e mposhtëm Sevillan, e cila është njëra nga top-skuadrat evropiane”. “Jemi këtu për ta fituar Kupën e Paqes. Do të ishte interesante ta mposhtnim Cristiano Ronaldon dhe ekipin e tij (Real Madrid). Jam shumë i lumtur për formën e skuadrës time, mirëpo padyshim një fitore e një kalibri të madh do të ishte një shtytje maksimale”, ka thënë Ferrara për “Corriere dello Sport”.

Sissoko nuk nxitohet

Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko thotë që ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i rëndë dhe nuk dëshiron të nxitohet lidhur me rikthimin e tij në fushën e gjelbërt. " Nuk jam në nivelin e duhur dhe më duhet të punoj ende. Nuk jam në gjendje të them se kur do të rikthehem por do të jem gati për edicionin e ri" - u shpreh Sissoko për Corriere dello Sport.

Amauri ndihet i lumtur

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho de Oliveira Amauri ndihet i lumtur me formën e tij në këto miqësore para fillimit të edicionit të ri. " Jam në formë të mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua. Nuk dua të pësoj ndonjë lëndim por dua që të jem i gatshëm për sezonin e ri. Kemi skuadër të fortë dhe mund të arrijmë qëllimet tona" - deklaroi Amauri, i cili gjithashtu tha se mezi pret të luaj me kombëtaren italiane pas konfirmimit që erdhi edhe nga Marcello Lippi.

e shtunë, 25 korrik 2009

Juvja bën akord edhe me Lavezzin!

Kampanja e blerjeve të Juventusit si duket nuk din të ndalet. Pas blerjeve të Felipe Melos, Diegos edhe Cannavaros, objektivi i ri thirret Lavezzi. Sipas faqes gjermane 4-4-2.com, lojtari argjentinas, që një kohë të gjatë ka dhënë akordin për të kaluar tek bardhezinjtë e Juventusit. Mirëpo, i gjithë operacioni varet nëse David Trezeguet largohet nga Juvja. Argjentinasi që prej qërshorit të këtij viti është në konflikt me drejtuesit e skuadrës së Napolit, pasi që u largua për në Argjentinë pa marrë leje nga askush, dhe për këtë shkak, presidenti i Napolit, De Laurentis, e ka nxjerrë në shitje lojtarin. "Lavezzi nuk është Maradona" - ishin fjalët e presidentit napoletan. Ai që prej kohësh kërkon të largohet nga Napoli për tu transferuar në një skuadër më të madhe. Prandaj, Juventusi nëse nuk arrinë të mbajë sulmuesin francez David Trezeguet, zgjedhjen e parë do ta kenë argjentinasin e Napolit. Si duket gjithçka është e kryer, mirëpo vetëm pritet konfirmimi final i francezit në lidhje me të ardhmen e tij. Nëse David largohet, atëherë ai do të zëvendësohet nga Ezequiel Lavezzi.

Del Piero: Interi sërish i fortë me Eto'on

Kapiteni bardhezi mendon se rivalët zikaltër nuk janë dobësuar me largimin e sulmuesit Ibrahimovic

Mjafton të ulesh buzë lumit të Guadalkivir, lumi i vetëm ku mund të lundrosh në të gjithë Spanjën. Mjafton të ulesh dhe të presësh. Funksionon gjithmonë kështu, edhe në Andaluzi, në një fushë të serisë së tretë ku Juventusi përgatitet për “Kupën e Paqes” (Peace Cup). Por, më parë ka folur kapiteni i bardhezinjve Alesandro Del Piero.

IBRA ME PERKTHIM - Shikime mirëkuptimi me trajnerin e tij, mirësjellja e zakonshme dhe asnjë nevojë për të bërë deklarata apo premtime të bujshme. Duhet pritur, këtë të mëson Guadalkivir. Në Loren, në festën e madhe në nder të Platinisë, kapiteni juventin është pyetur për rastin e Ibrahimovicit dhe ai është përgjigjur kështu: “Ibra? Nëse do të largohet kampionati italian do të humbasë një kampion. Të shohim se çfarë do të ndodhë, edhe unë jam në pritje si të gjithë”. Tashmë, ka ndodhur: Ibra është një lojtar i Barçës, Eto'o i Interit. Mjaftonte të pritej, siç ka bërë kapiteni. Është e vërtetë edhe se tani diferenca midis Interit dhe Juventusit është ulur ndjeshëm. “Pa Ibrën Interi dhe kampionati italian humbin një kampion. Por me Eto'on Interi dhe kampionati italian do të kenë një kampion më shumë”. Nuk do të ishte i nevojshëm as përkthimi, edhe pse me rastin e Kupës së Paqes, që zhvillohet në Sevilje, përkthyesja ka qenë e pranishme. Dhe atëherë, përkthimi: nuk ka rëndësi se Ibra nuk është më, unë mendoj për Juventusin dhe sigurisht nuk do të arrini të më shkëpusni ndonjë premtim, as në një sallë për shtyp si kjo këtu e mbushur plot vetëm me gazetarë të Koresë së Jugut, që janë edhe ata që kanë sponsorizuar këtë turne.

ËSHTË EDHE BUFFON - Është arti i atij që punon dhe di të presë, edhe kur të gjithë të japin për të mbaruar. E ka bërë edhe Michel Platini, në verën e vitit 2004. Të dielën e kaluar numri një i UEFA-s ka ndryshuar mendim: “Unë në moshën e Del Pieros kam qenë i mbaruar, ndërsa ai vazhdon të luajë dhe kjo është një gjë e mirë për Juventusin”. Me pak fjalë, shumë falje dhe polemika e vjetër është lënë pas krahëve. Del Piero qesh: “Faljet nuk kanë qenë të nevojshme, e kam falënderuar Platinin dhe gjithsesi ishim sqaruar më parë”. Mjaftonte të pritej. E mendon në të njëjtën mënyrë edhe Gigi Buffon, që ndoshta është njeriu më i padurueshëm që është parë ndonjëherë në portë. Por këtë herë ka frenuar: “Kam ndjesi të mira. Falë punës së madhe të bërë nga klubi, skuadra është përforcuar. Por kjo nuk mjafton për të fituar, duhen edhe shumë elementë të tjerë. Duhet të punojmë akoma shumë për të marrë rezultate. Tani duhet të mendojmë vetëm për t’u stërvitur siç duhet, vetëm pastaj do të kuptojmë deri ku mund të arrijmë”, ka thënë portieri bardhezi.

Diego: Unë kam vlerë

Ylli i Juventusit, Diego Ribas da Cunha deklaroi se: '' Unë kam vlerë që më ka blerë Zonja e Vjetër 25 milion euro. Objektivi im është që sa më shpejtë të harmonizohem me futbollin italian, dhe të bëjë lojëra të mira. Mendojë se edhe Reali me parat që ka shpenzuar për Kaka'n ia ka vlejtë, ai është një futbollist i mrekullueshëm'' - u shpreh Diego. Braziliani ende nuk e ka shijuar ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re dhe pritet sipas të gjitha gjasave që debutimi i tij i parë me Juventusin të jetë të martën, në kuadër të turneut Peace Cup, kundër skaudrës së Koresë Jugore, Seongnam Ilhwa Chunma. Mirëpo, spekulohet se ai do të mund të luajë vetëm një orë në këtë ndeshje pasi që ka probleme me muskulaturën e këmbës.

Iaquinta dëshiron trofeun e Peace Cup

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, thotë se skuadra e tij dëshiron ta fitoje Kupën e Paqes (Peace Cup). Zonja e Vjetër e filloi për së mbari këtë turne duke e mposhtur Sevillan të premten mbrëma me rezultat prej 2-1, ndërsa Iaquinta ishte njëri nga golashënuesit. “Ne jemi këtu për të fituar, dhe nëse luajmë kundër Real Madridit, atëherë do të dëshirojmë edhe më shumë për të fituar”. “Këto ndeshje janë gjithmonë të rëndësishme dhe ne po paraqitemi mirë. Ende jemi duke e pritur Diegon, ashtu që të luajmë në mënyra të ndryshme’, tha sulmuesi italian për “Goal.com Italia”.

Ferrara i kënaqur me të zgjedhurit e tij

Juventusi e ka filluar turneun Peace Cup 2009 me fitore prej 2-1 kundër Sevillas, ndërsa trajneri bardhezi Ciro Ferrara është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, prandaj doemos duhet t’u jap komplimente të gjithë lojtarëve për paraqitjet e tyre sonte”. “Jam shumë i kënaqur që u munduam shumë dhe shënuam dy herë. Djemtë bënë gjithçka që unë kërkova nga ata të bëjnë, dhe të gjithë kontribuuan”. “Kjo fitore është shumë e rëndësishme, sepse morali i fituar pas fitores ndaj një skuadre të madhe do të na ndihmojë në ambiciet tona për ta fituar garën”, ka thënë Ferrara për “Goal.com Italia”.

Trezeguet nuk i pengon t’i bashkëngjitet Milanit

Antonio Caliendo, agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, thotë se klientit të tij nuk i pengon t’i bashkëngjitet Milanit. “Nëse marrim një ofertë zyrtare, atëherë nuk do të na pengonte që të fillojmë negociatat me Milanin”. “Vlerësimi që bëjnë (trajneri i Milanit) Leonardo dhe klubi për Trezeguet paraqet një mundësi të mirë për t’i diskutuar seriozisht gjërat”. “Gjithmonë mund të gjejmë një zgjidhje kur të gjithë tregojnë vullnet të mirë. Për Milanin ia vlen sakrifica dhe David është i gatshëm t’i respektojë kërkesat e një klubi të ri”, ka thënë Caliendo për “Il Corriere Dello Sport”.

e premte, 24 korrik 2009

Peace Cup: Juvja mposht Sevillan


Skuadra e Juventusit ka mposhtur skuadrën vendase, Sevillan, me rezultatin 2-1 në kuadër të turneut Peace Cup. Së pari në avantazh erdhën bardhezinjtë në minutën e 26 të ndeshjes, me golin e shënuar nga braziliani Carvalho de Oliveira Amauri. Rezultati dyfishohet me sulmuesin italian, Vincenzo Iaquinta, i cili me nje goditje të fuqishme dyfishon rezultatin në 2-0, për skuadrën e Juventusit. Golin e nderit për vendasit e Sevillas e shënoi Squillaci në minutën e 80 të ndeshjes. Ndeshjen e radhës Juventusi do ta luajë të martën, më 28 korrik me skuadrën nga Korea e Jugut, Seongnam Ilhwa Chunma. Ndeshja fillon në ora 20:30.

Të dhëna rreth ndeshjes: SEVILLA - JUVENTUS 1-2 (0-1).

SEVILLA
Palop; Konko, Escudè, Squillaci, Fernando Navarro (69’ Adriano); Jesus Navas (79’ Josè Navas), Duscher (46’ Luis Fabiano), Zokora (69’ Romaric), Perotti (52’ Diego Capel); Konè, Renato.
Në dispozicion: Dragutinovic, Javi Varas, Alfaro, David Prieto, Acosta, Lolo.
Trajner: Manuel Jimenez.

JUVENTUS
Manninger; Zebina, Cannavaro, Chiellini, Grygera; Marchisio (65’ Salihamidzic), Zanetti, Tiago; Camoranesi (30’ Iaquinta) Amauri (90+2’ Marrone), Del Piero (84’ Molinaro).
Në dispozicion: Buffon, Chimenti, Felipe Melo, Trezeguet, Giovinco, Sissoko, Ariaudo, Diego, Legrottaglie, Marrone.
Trajner: Ciro Ferrara.

Golashënues: 26’ Amauri, 65’ Iaquinta, 80’ Squillaci.
Gjyqtar kryesor: Stephan Johannesson (Suedi).
Ndihmës: Magnus Sjoblom (Suedi), Joakim Flink (Suedi).
Gjyqtar i katërt: Kevin Blom (Holandë).
Karton të verdhë: 34’ Cannavaro, 39’ Zebina, 57’ Marchisio, 78’ Zanetti.

Video nga ndeshja (golat)

Moggi: Interi bën vetëvrasje me shitjen e Ibras

Drejtori i dikurshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Interi po bën gabim të madh me shitjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Mjeshtri i transferëve, i cili e solli Ibracadabran në Itali, pikërisht te Juventusi në vitin 2004, mendon se me shitjen e Ibras, kampioni i Italisë e shet edhe Scudetton dhe Ligën e Kampionëve, duke shtuar se Samuel Eto’o nuk mund ta zëvendësoje boshnjakun me pasaportë suedeze. “Interi bën vetëvrasje me shitjen e Ibrahimovic. Po e shet liderin e vet. Eto’o është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo ai është një lojtar që luan mirë kur skuadra luan mirë. Ibrahimovic mund ta zgjidhë ndeshjen edhe kur skuadra luan keq”, është shprehur Moggi për Ilsussidiario.net.

Poulsen drejtë Premier Leagues

Përderisa kërkon një skuadër të re, në drejtim të mesfushorit të Juventusit, Christian Poulsen, kanë ardhur shumë oferta. Sipas mediave italiane, destinacioni i danezit mund të jetë Anglia. Për Poulsenin, nga Premier League angleze të interesuara janë skuadrat e Liverpoolit, Fulhamit dhe Tottenhamit. Vlera e tij sillet rreth 7 milionë euro, por mund të jetë edhe huazim.

Bufon: S’mjaftojnë vetëm blerjet për të fituar

Portieri bardhezi, para nisjes me Juven në turneun e Seviljes është i kënaqur nga merkatoja e klubit

Kam përshtypje të mira. Skuadra është përforcuar. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të fituar, duhet të mendojmë të punojmë, vetëm më pas do të kuptojmë se deri ku duam të arrijmë”. Kështu shprehet Gigi Buffon para nisjes për në Sevilje: “Diego? Nuk e kam parë akoma në fushë dhe për të mund të flas vetëm si njeri: është i shkëlqyer, ka hyrë në “majë të gishtave” në grup, me shumë përulësi. Një si ai mund të arrijë me ne hapin cilësor”. Në aerportin e Caselles, para nisjes për në Spanjë ku Juventusi do të luajë në turneun “Kupa e Paqes” në Sevilje, Buffon lavdëron klubin për punën në merkato, por e di që nuk duhet të ndalojë këtu: “Kjo nuk është e mjaftueshme për të fituar, na duhen edhe shumë lojtarë të tjerë - deklaron poertieri bardhezi. Duhet të punojmë akoma shumë”. Mbi mundësinë e duelit në distancë me Interin në sezonin që vjen, duke parë edhe largimin e Ibrës te Barcelona dhe ardhjen e një tjetër kampioni te zikaltrit si Eto'o, numri një i bardhezinjve shtoi: “Një kampion si Eto'oja nuk mund të konsiderohet si i ardhuri i fundit. Në këto vite ka shënuar shumë dhe ka ndihmuar në fitoret e Barcelonës”. Ndërkohë, në ditën e prezantimit të tij zyrtar para tifozëve bardhezinj, Felipe Melo, është shprehur shumë entuziast për aventurën e tij të re që pritet të fillojë së shpejti: “Erdha tek Juventusi pasi ky është një klub ku mund të provosh të fitosh gjithçka. Për mua janë shpenzuar 25 milionë euro, sepse në Firence kam bërë një punë shumë të mirë. Tani është e nevojshme që të punojmë mirë dhe të mos mendojmë për Interin. Jam i lumtur që do të luaj në një skuadër me Diegon dhe Sissoko. Me këtë të fundit jam përballur dy herë dhe më ka befasuar shumë. Jam një njeri i lumtur, sepse do të luaj me një klub me të cilin kam mundësinë të fitoj si kampionatin ashtu edhe Champions Leaguen”, ka thënë braziliani. Felipe Melo, pas Kupës së Konfederatave të fituar me Brazilin, ka dëshirë të vazhdojë të fitojë trofe të tjerë: “Për të fituar, ka thënë ish-lojtari vjollcë, skuadra duhet të jetë si një familje dhe unë jam i kënaqur që bëj pjesë në këtë familje”.

Del Piero: Ta shohësh Trezeguet në Milan është çudi

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero nuk mund ta paramendojë David Trezeguet nëse do të veshë fanellën e Milanit. Mediat italiane spekulojnë se sulmuesi francez mund të kalojë te Milani në formë shkëmbimi me ndonjë lojtar. Del Piero i cili me Trezeguet luan që nëntë vite, deklaroi: " Do të ishte një çudi nëse Trezeguet do të kalonte te Milani". Gjithashtu Del Piero foli edhe për shkëmbimin mes Eto-Ibrahimovic, duke e cilësuar si transferim me dobi të dyfishtë.

e enjte, 23 korrik 2009

Trezeguet refuzon shiritin e kapitenit

Entuziazmi i tifozëve nuk mund të mohohet. Gjithashtu, edhe nervat e Juventusit. Dhe nuk shpjegohet pse, duke parë se probleme nuk duhet të ketë. Por, përtej nxjerrjes me të kuq të Amaurit, edhe Trezeguet ka treguar shenja pakënaqësie: gjesti “jo faleminderit” që ka bërë ndaj shiritit të kapitenit që i është kaluar nga Del Piero shpreh qartë pakënaqësinë e tij, nëse jo kundrejt shokëve të skuadrës sigurisht kundër drejtuesve të saj, fajtorë se e kanë nxjerrë në merkato. Numri 17, që ka protestuar gjatë ndeshjes duke bërë një gjest ofendues me dorë kundrejt arbitrit anësor, që i ka anuluar një gol, duket se do të shpërthejë nga momenti në moment: nëse gjithçka do të ishte adresuar në drejtimin e duhur do të ishte një gjë e mirë për Juven. Në rast të kundërt, mund të pritet gjithçka deri në fund të merkatos, nga të dyja palët. Edhe pse në fund Davidi ka thënë “se ishim dakord që shiritin ta merrte Chiellini”.

Ferrara: Braziliani ka gabuar rëndë

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, në fundin e miqësores me Vicenzan, ka qenë i acaruar: “Janë thënë disa fjalë që nuk duheshin thënë, por veprimi i Amaurit ka qenë një gabim i madh. Nuk duhet të përsëritet më. Mund të na kishte kushtuar shtrenjt. Ai ka kërkuar falje në dhomat e zhveshjes, shokëve të skuadrës dhe trajnerit. Grushtin fatkeqësisht e kam parë shumë mirë, gishtin e mesit jo. Përsëris: ka qenë një gabim i madh”, ka thënë tekniku bardhezi. Këtë e ka theksuar edhe Fabio Cannavaro: “Ka gabuar dhe na ka kërkuar falje. Në fushë duhet të kontrollosh veprimet e tua, kemi disa përgjegjësi, nuk mund ta harrojmë këtë”. Mbaron me kaq? Jo, duhet të flitet edhe për çështjen Trezeguet. Që nuk është një çështje në të vërtetë. Sepse kur Del Piero doli nga fusha, francezi nuk e ka marrë shiritin e kapitenit. “Nuk ka asnjë refuzim, kishim vendosur më parë se i takonte Chiellinit”, ka thënë Trezeguet.

Grushta në fushë, Amauri rrezikon pezullimin

Sulmuesi i Juves ka goditur me grusht kundërshtarin Di Cesare në në miqësoren kundër Vicenzas

Ata që mendojnë pozitivisht, si Fabio Cannavaro, e shikojnë gjysmën e gotës të mbushur: “Amauri ka gabuar. Por më mirë që një gjë e tillë ka ndodhur tani sesa pas fillimit të sezonit të ri. I ka kërkuar falje të gjithëve”. Problemi është se jo të gjithë e mendojnë si kapiteni i Italisë, sidomos nga anët e Romës ku ndodhen zyrat e gjykatësit sportiv, Giampaolo Tosel. Për këtë arsye Amauri rrezikon të paguajë me një çmim akoma më të lartë për veprimin e tij të pajustifikuar, atë grusht në brinjë që ia ka lëshuar Valerio Di Cesares vetëm pas 18 minutash lojë. Dy lojtarët në fillim kanë patur një debat verbal, më pas kanë ardhur shqelmat reciprokë, deri në shpërthimin e zemërimit të brazilianit, që është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Vicenzas, duke e qëlluar në fund me një grusht. Gjithçka ka ndodhur në krahun e djathtë të fushës, dy hapa larg arbitrit anësor dhe larg pjesës më të madhe të spektatorëve. Ka qenë i menjëhershëm, ashtu siç pritej, nxjerrja e lojtarit me kartonin e kuq. Një gabim, për të cilin Amauri mund të ndëshkohet me një dënim më të rëndë dhe nuk duhet përjashtuar mundësia e një skualifikimi. Zakonisht për miqësoret sportive gjyqtari sportiv bën një bilanc para fillimit të kampionatit. Informohet për të gjithë kartonat e kuq të të gjitha skuadrave, analizon arsyet dhe më pas vendos ndëshkimin. Që në pjesën më të madhe të rasteve (dhe Juventusi shpreson që rasti i Amaurit të bëjë pjesë tek këta të fundit) konsiston në një gjobë, pak a shumë e lartë. Por për disa raste të veçanta mund të vijë edhe një skualifikim. Gjithçka varet nga raporti i arbitrit kryesor. Pikërisht ky aspekt e shqetëson Juventusin dhe vetë Amaurin. Gjesti i dukshëm, që i bashkohet veprimit të qëllimshëm, sigurisht që do të jenë përfshirë në raportin e arbitrit. Me pak fjalë, nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e një skualifikimi. Në fundin e ndeshjes Di Cesare ka shpjeguar me detaje versionin e tij, pa anashkaluar asgjë. Fjalët e thëna dhe fyerjet e marra. Shkaku i përplasjes? “E thjeshtë, Amauri më ka lëshuar një bërryl që nëse do të më kishte kapur në fytyrë do të më kishte thyer dhëmbët. Një veprim prej të çmendurish”. Mbrojtësi i Vicenzas, më pas, ka shkuar më tej, për të parandaluar, sipas mendimit të tij, disa zëra që kishin filluar të përhapeshin në korridoret e stadiumit bergamask. “Çfarë i kam thënë Amaurit? Copë m… Kam dëgjuar se ndonjë lojtar i Juventusit ka thënë se unë e kam ofenduar duke e quajtur zezak m… Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Dua të them, Amauri është i bardhë. Pse duhej ta shaja zezak m…”, ka thënë Di Cesare. Në fund, lojtari i Vicenzas ka paralajmëruar bardhezinjtë: “E di se ata të Juventusit thonë se unë i kam thënë ato fraza, nëse në ditët në vazhdim do t’i lexoj në gazeta jam gati t’i denoncoj”. Tani do t’i takojë gjyqtarit sportiv të vendosë se kush ka të drejtë dhe kush jo.