e hënë, 20 korrik 2009
Trezeguet mund t’i bashkohet Romës
Agjenti i sulmuesit francez David Trezeguet, Antonio Caliendo, nuk e ka përjashtuar mundësinë që lojtari i tij t’i bashkohet Romës këtë verë. Sulmuesi i Juventusit është lidhur vazhdimisht me një largim nga biankonerët, dhe me raportet që thonë se Mirko Vucinic mund të largohet nga Roma, francezi thuhet se është propozuar të lëvizë në drejtim të kryeqytetit italian. “Roma ende është e interesuar për Trezeguet dhe kjo është normale. Nëse Roma kërkon sulmues, dhe nëse Juve e lejon largimin e tij, atëherë shanset që ai t’i bashkohet ekipit tjetër ekzistojnë”, ka thënë Caliendo. Pavarësisht shumë thashethemeve për klientin e tij, Caliendo thotë se ai nuk ka pranuar ndonjë udhëzim nga Juve. Për më tepër, ai mendon se Roma do ta ketë vështirë të nënshkruajë me lojtarin për shkak të problemeve financiare.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment