e mërkurë, 15 korrik 2009

ZYRTARE: Felipe Melo lojtar i Juventusit








Pas javësh të tëra spekulimesh, më në fund është zyrtarizuar kalimi i Felipe Melos nga Fiorentina te Juventusi. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër. Mesfushori brazilian i ka kushtuar Juventusit 20 milionë euro plus anësorin Marco Marchionni (i cili vlen 4.5 milionë euro). “Jam i ngazëllyer që jam lojtar i Juventusit dhe mezi po pres të luaj këtu. Vërtet besoj në këtë skuadër, e cila është forcuar dhe mund të konkurrojë me këdo për të fituar trofe në shtëpi (Itali) dhe në Evropë”, ka thënë Melo për faqen zyrtare të Juvës.

Nuk ka komente: