e shtunë, 18 korrik 2009
Fabiano Santacroce thërret bardhezinjtë
Juventusi ka tradhtuar pistën e Fabio Grossos për krahun e majtë të mbrojtjes dhe tani është hedhur në sulm për qendërmbrojtësin e Napolit, Fabiano Santacrose. 22-vjeçari mbërriti me shumë bujë në “San Paolo”, por sezoni i kaluar për të ishte një dështim total. Nga ana tjetër, mendohet se në paraqitjet e lojtarit kanë ndikuar edhe mosmarrëveshjet e shumta mes tij dhe trajnerit Roberto Donadonit. Por trajneri Çiro Ferrara e vlerëson shumë Santacrocen dhe ka udhëzuar Seccon dhe Blancun të hidhen në sulm të futbollistit. Nga ana tjetër, edhe menaxheri i mbrojtësit, Antonio Del’Alio, konfirmon se ekzistojnë bazat e një transferimi të Santacroces te Juventusi: “Padyshim që një ftesë e bardhezinjve nuk do të refuzohej nga ne, por për momentin jemi në pritje”
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment