e mërkurë, 15 korrik 2009
Braziliani duhet të nënshkruajë sot
Felipe Melo, pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tradicionale në Perugia, ndodhet në Torino ku sot do të firmosë në zyrat e Juventusit kontratën me klubin bardhezi. Marrëveshje pesëvjeçare me 2,6 milion euro në sezon për lojtarin, ndërsa Fiorentinës i kanë shkuar 21 milion euro plus kartoni i Marchionnit, i cili është nisur për në Firence. Braziliani do të bashkohet me skuadrën në Pinzolo midis së dielës dhe të hënës dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ferrara. Ndërkohë, është komplikuar më shumë çështja Groso. Bardhezinjtë kanë vendosur të heqin dorë nga italiani. Kështu, në krahun e majtë konfirmohen Molinaro dhe De Ceglie. Me përjashtim të ndonjë surprize, do të qëndrojë në Torino edhe francezi Trezeguet. Oferta e vetme interesante ka ardhur nga Manchester City që, ndërkohë, pasi ka siguruar Tevezin do të hidhet në sulm për Adebayorin.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment