Ish-juventini rrëfen: I thashë “jo” Mourinhos, por as te Juvja nuk shkoj
Një turmë në delir, foto mes fëmijëve te… bardhezinjtë. Duket pikërisht sikur Pavel Nedved është trajneri i ekipit të të rinjve të Juves. Por jo, ish-mesfushori çek ndodhet në Pragë dhe ka folur mbi të ardhmen e tij mes “jo”-së dhe ndonjë “ndoshta”. “Në Europë sigurisht nuk luaj më, - tha ish-juventini. Ndoshta në Amerikë. Por është edhe një mundësi që unë të mos bëj pikërisht asgjë, që të tërhiqem fare. Tani po pushoj, të paktën për muajin gusht”. Po oferta e Ciro Ferraras? E refuzuar. Të paktën tani. “Nuk kthehem te Juvja, nuk hyj në grupin e trajnerëve. Nuk bëhet asgjë, edhe pse e mora në konsideratë. Jam mik i shumë lojtarëve”. Raporti me klubin gjithsesi mbetet, por edhe e ardhmja është akoma në dyshim: do të tërhiqet ose të presë një ofertë për rinovim. Kështu, pas ndeshjes me Lazion, ai i përshëndeti të gjithë mes lotëve. Pastaj, pas zërave tek Interi, përgënjeshtron gjithçka: “Interi më afroi dy vjet kontratë. Unë dhe Mourinho kemi folur thuajse përditë. Por unë vendosa të mendohem mirë dhe në fund nuk e ndjeva të shkoj”. Edhe për tifozët që i kërkuan të mos “i tradhtonte”. Por mbetet mundësia transoqeanike. “Në Amerikë më kërkuan tani që filloi kampionati ose në muajin janar, kur përgatiten për sezonin e ri. Kjo gjë më tërheq. Por sërish kam dyshime: nuk është e arsyeshme të qëndrosh pa luajtur shumë kohë dhe pastaj të rifillosh”. Në bindje e saktë, sepse Nedvedi ka qenë gjithnjë një profesionist serioz, në fushë dhe jashtë saj. Mjafton ta shikosh për të vërejtur agonizmin që mbart në vete, një raport special, i privilegjuar. “Dhe nëse ndihem akoma një lojtar, mendoj Amerikën.” Paveli cakton fundin e gushtit si limit për të vendosur. Por, duke e njohur tipin, është i aftë të rindryshojë ide mijëra herë…
e mërkurë, 29 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment