Fanella e tij blihet në kohë rekord. Është i dëmtuar dhe është miqësuar me Amaurin e Tiagon
Një javë pushim deri dje. Diego Ribas da Kunja, po e merr veten çdo ditë: “Shpresoj të riaftësohet për nesër ndaj Vicenzës, por s’duam të nxitohemi”, saktëson Ferrara. Braziliani një javë më parë në stërvitjen e parë pati disa shqetësime muskulare, teksa po vraponte. Më pas regjim, palestër dhe asnjë miqësore, pra vetëm pushim, gjë që e ka lejuar të frekuentohet me vajza të bukura dhe makina të shpejta. Por Juvja uron që Diego ta harrojë pasionin e tij në kohët e Bundesligës. “Eshtë një profesionist serioz, ndryshe nuk do të thirrej në kombëtare, apo të kërkohej nga klubet e mëdha të Europës. Jeta private është një gjë e tij dhe di si ta rregullojë”, pohojnë drejtuesit bardhezinj. Fotot dhe një video e fantazistit me pushime në shoqërinë e këngëtares Sarah Conor, që nuk qenka e fejuara zyrtare, kanë bërë xhiron e botës dhe në adresat e internetit. Ndërkohë janë 500 fanellat e shitura në tetë ditë me numrin 28-të,i lënë i lirë nga Molinaro, trefishi në krahasim me Del Pieron. Diego erdhi vetëm para pak ditësh, Aleksi ka një jetë bardhezi. Pas mbarimit të fanellës së dytë, ajo gri dhe bardhezi, sponsori “Nike” ka kërkuar hedhjen në treg të stokut të ri. Diego është që tani një benjamin i tifozëve, nëse do të jetë një udhëheqës në fushë, do të shihet. Përfshirja në grup është lehtësuar edhe nga gjuha. Flet anglisht, spanjisht dhe portugalisht. Është miqësuar me Amaurin e Tiagon, por flet italisht me Del Pieron. Nuk mban “Ipod” në vesh, shkon në shtrat para të tjerëve, i lodhur nga ditët e para të përgatitjes. “Është e vështirë, punohet shumë me vrapime deri në fund, por jam mësuar, në Bremen stërviteshim tri herë në ditë, më shumë me topin e teknikën sesa me vrap”. Është bujar dhe nuk kërkon të dorëzohet. Në tryezë konsumon shumë makarona dhe perime të freskëta. I vetmi zakon nga origjina braziliane dhe i kultivuar në Gjermani është një pjatë me makarona dhe mish. Të gjithë mezi po e presin të zbresë në fushë, tifozët janë të paduruar. Sigurisht që do t’i lërë me gojëhapur, sepse Diego di të godasë me të dyja këmbët, ka cilësi teknike të shkëlqyera, di të shmangë, është i saktë nga goditjet e dënimit, ka një goditje të shkëlqyer nga largësia dhe një nuhatje të mirë për gol, për një lojtar që nuk është një sulmues i mirëfilltë, por një sulmues i dytë ose fantazist”.
e hënë, 20 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment