Kapiteni bardhezi do të nënshkruajë çdo vit me “Zonjën”, për të qenë gjithnjë një legjendë në këtë klub
E kanë shkruar mbi një foto, që është e lartë, por në të vërtet është vetëm portali i sektorit të Juventusit. Është një tendë bardhezi plot me kupa dhe qëndron në këmbë. E kanë treguar me një mbishkrim, që do të thotë përgjithnjë, ose me një tjetër: “Kapiten, o kapiteni im”. Ishte një moment emocionues, që është duke u shijuar. Pa humbur kohën tjetër, pa bërë asnjë tratativë. Kështu Aleks Del Piero dhe Juventusi, po vendosin që është momenti për të vazhduar përpara së bashku, një tjetër herë, një tjetër vit, të paktën.
KONTAKTI - Ka pasur një kontakt të mëparshëm, deklaratat e dashurisë nga të dyja palët, edhe ato të “luksit” nga ana e presidentit Cobolli Gigli, tani kanë kaluar. Ka pasur një mini-takim dhe është gjetur një marrëveshje e plotë mbi rinovimin e kontratës. Një tjetër takim është në axhendë, para se Juvja të lërë stërvitjen në Pinzolo. Kapiteni do të nënshkruajë për një vit tjetër, deri në qershor 2011-të. Qëllimi i përbashkët është ai për të vazhduar së bashku çdo vit, pra sa herë të mbarojë sezoni, të nënshkruhet një kontratë e re. Nuk ka të bëjë fare me kontratën 4-vjeçare që Roma ka hipotezuar për Tottin. Del Piero dhe Juvja duan të përshkruajnë një tjetër ndienjë. Është një ide e përbashkët, që nuk parashikon që kapiteni të nëshkruajë edhe një opsion të stilit Kanavaro: një vit si lojtar, opsion mbi alternativën e dytë të mundëshme si drejtues në klub.
TRYEZA “JO” - Për momentin “jo”. Aleksi në 2011-ën ka akoma dëshirë të luajë dhe imazhi i tij mbi fushat e Italisë dhe të Europës, është akoma i artë. Do të thotë se nuk është përcaktuar akoma shuma, që do të marrë si rrogë. Por gjithsesi kanë folur dhe mbi këtë, qielli duket se nuk ka shumë “re”. Del Piero 2011-të luan dhe do të luajë. Por mbi një të ardhme të tij drejtuese nuk ka asnjë gjurmë mbi pistë. As tani që miku i tij Nedved duket se ka ndryshuar ide, i gatshëm të bashkohet (pas një muaji) me stafin teknik të Ciro Ferrarës.
MERKATO - Histori të tjera ndërkohë tregojnë bisedimet e merkatos që janë gjatë rrugës. Trajneri Ferrara vlerëson shumë ardhjen e një mbrojtësi, ndonëse reparti ka emra të shumtë. Dhe në skenë kthehet emri i uruguajanit Caceres, nga Barcelona. Kthehet, sepse e thotë menaxheri i tij, ish-juventini Fonseca: “E vetmja skuadër realisht e interesuar për Caceresin është Juventusi”. Por për të sistemuar gjërat, duhen pasur parà. Dhe sa për të filluar duhet shitur Poulseni, i cili ka refuzuar Fenerbahçen pak kohë më parë dhe disa skuadra gjermane. Në Torino nuk ka më vend, dhe duke parë se i ka ardhur një ofertë nga Fulhami, do të ishte një gjë e mirë të pranonte. Nëse ikën Poulseni, Juvja do të blejë menjëherë.
e shtunë, 18 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment