e enjte, 23 korrik 2009

“Felipe Melo më kujton Emersonin”

E ardhmja e Zalayetas nuk do jetë më te Juventusi, por duke komentuar merkaton bardhezi, sulmuesi Marcelo Zalayeta e shikon tepër pozitive blerjen e Felipe Melos nga ana e bardhezinjve: “E kam parë të luajë Melon si te Fiorentina, ashtu edhe me Kombëtaren braziliane dhe mund t’ju them se më kujton shumë Emersonin e dikurshëm. Felipe është edhe më i ri dhe fakti që ka fituar fanellën e titullarit në Kombëtaren braziliane, tregon shumë për të. Për Juventusin ai do jetë më rezultativ se braziliani tjetër, Diego. Caceres? Është i duhuri për Juven”, përfundon Marcelo Zalayeta.

Nuk ka komente: