e hënë, 20 korrik 2009
Marchionni: Me Prandellin përshtatem shpejt
Pasi ka mbërritur në stërvitjen e Fiorentinës, Marco Marchionni ka folur për herë të parë mbi ardhjen e tij te vjollcët: “Erdha te Fiorentina, sepse në radhë të parë isha unë ai që doja - pohoi ish-anësori i Juves, - dhe ndodhem këtu për të treguar se cili jam. Në Firence e di se mund të ndihem i rëndësishëm, pasi në Torino më kanë ndaluar shpesh dëmtimet. Rigjeta Prandellin, e pashë shumë të qetë, qetësia e tij do të jetë shumë e rëndësishme në një sezon të gjatë si ai, që na pret. Këtu i njoh që më parë edhe pjesën më të madhe të shokëve, për këtë nuk do të jetë e vështirë të përshtatem shpejt”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment