Sulmuesi francez mund të largohet nga Juventusi para mblljes së merkatos
Kjo është vera e “do të shihet”. Bëhet fjalë pikërisht për Trezeguet. Çfarë do të bëjë ai? Do të qëndrojë tek Juventusi? “Të shohim”. Francezi ka dhënë këtë përgjigje dhe më pas është larguar nga stadiumi “Xerez de la Frontera”. Ndoshta edhe ai do të kishte dëshirë të kalonte një kufi tjetër, të kërkojë fat në një vend tjetër. Vetëm se përtej kufirit nuk e di asnjëherë se çfarë do të gjesh. Për shembull, nuk e di nëse do të arrish të gjesh një kontratë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, Juventusi i tij sapo ka lënë pas krahëve ndeshjen “stërvitore” me skuadrën koreane dhe tani mendon për sfidën e radhës me Realin e Madridit. Atmosfera është ajo e festës dhe asnjë nuk ka dëshirë ta prishë. Askush, as Trezeguet: “Më falni, por për merkato nuk flas, mund të përgjigjem vetëm në lidhje me ndeshjen dhe përgatitjen”. Në ndeshjen e parë të Kupës së Paqes, kundër Sevillas, francezi nuk është parë në fushë. “Një problem në gju”, ka saktësuar ai. Më mirë Iaquinta, një lojtar që ndoshta gabon, por që përshkon shumë kilometra dhe duket sikur është bërë enkas për shpikjet e Diegos. Trezeguet reagon: “Do të thoja se unë kam luajtur me Zidane-in, besoj se nuk do të ketë probleme të luaj edhe me Diegon. Ai është brazilian dhe unë jam gjysmëargjentinas, jemi të dy amerikanojugorë, do të dimë të kuptohemi”. Kështu, duket se mbrëmja do të kalojë në qetësi. Ndërkohë, Milani, nëpërmjet presidentit Berlusconi, ka bërë të ditur se nuk do më të marrë një sulmues që i ka kaluar të tridhjetat dhe Juventusi, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk ka patur ndonjëherë ndërmend t’i shesë një nga sulmuesit e tij Milanit. Alessio Secco, drejtori sportiv i bardhezinjve, para se të kthehej në Torino, kishte shpjeguar atë që po ndodhte. Në përmbledhje: “Ne nuk duam ta shesim Davidin dhe, gjithsesi, nuk duam ta shesim tek një skuadër italiane. Ishte ai, në fund të sezonit, që na ka folur për një mundësi të tillë”. Përgjigja e Trezeguet: “Secco ka qëndruar këtu në Sevilje për një javë dhe nuk më ka thënë asgjë. Dhe, gjithsesi, nuk më intereson”, ka përfunduar fracezi.
e premte, 31 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment