Nuk ka protesta nga tifozët, madje mbrojtësin që e la Juventusin në Serinë B, e duartrokasin
“Zbarkimi” i Fabio Cannavaros në Pinzolo, ka qenë jo vetëm i qetë, por edhe me duartrokitje nga ana e tifozëve “të vërtetë”. Pas pushimeve më të zgjatura se të tjerët (për shkak të Kupës së Konfederatave), rikthimi i qendërmbrojtësit, sikur nuk është vënë re nga asnjë. Vetë Cannavaro shpjegon: “Kam takuar shumë juventinë kudo dhe për fat të mirë më kanë thënë gjithnjë fjalë të bukura. Unë jam shumë i qetë. Pastaj të shohim”. Dhe sapo zbret në fushën e blertë të stërvitjes, një grup tifozësh fillojnë të thërrasin emrin e tij në kor. Gjithçka e vërtetë dhe ndoshta nuk është as e pabesueshme. Janë efektet e dialogut. Të gjithë drejtuesit bardhezinj marrin frymë lirisht. Të përsosur për këtë stil të Juves “engjëjt mbrojtës”. Nuk është një mrekulli, por edhe pak duhet. Këndojnë nga pak të gjithë edhe kur miku i rigjetur vrapon në krah të Marchisios. Djaloshi mund të shkonte në Angli të luante, por zgjodhi të qëndrojë në Torino. Po, edhe pse Ferrarës mesfushorët s’i mungojnë. Marchisio qëndroi, Cannavaro jo, pasi tri vjet më parë bëri gati bagazhet për në Madrid. Dhe këtë tifozët nuk e kapërdinë. Tani shpjegon: “Por e imja ishte një zgjedhje e akorduar me klubin, me të cilin kam ruajtur gjithnjë raporte të shkëlqyera. Jam rikthyer me entuziazëm të rinovuar, dua të tregoj se jam një futbollist për Juventusin dhe të përpiqem të fitoj akoma”. E kërkon edhe Buffoni: “Djema, mua parashikimet s’më pëlqejnë. Kujtoj kur i bënin të tjerët dhe ne fitonim. Tani dua të mos flas shumë dhe të fitoj”. Sepse ikin, vijnë, kthehen, qëndrojnë, por kanë një objektiv fiks. E ka edhe Del Piero, që stërvitet në palestër edhe në ditën e pushimit.
e shtunë, 18 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment