e diel, 19 korrik 2009

Miqësore: Juventusi barazon me Nancyn


Juventusi ka barazuar në miqësoren e dytë të fillimsezonit pregatitor me rezultatin 1-1 kundër skuadrës franceze, Nancy. Bardhezinjtë të parët erdhën në avantazh me golin e brazilianit Amauri, i cili shënoi në minutën e 8 të ndeshjes, që më pas të barazojë Ouaddou në minutat shtesë të pjesës së parë. Juventusi u paraqit me një mungesë lojtarësh kyç. Munguan Buffon, Chiellini, Cannavaro, Legrottaglie, Camoranesi, Marchisio, Sissoko, Giovinco, De Ceglie, Iaquinta, Felipe Melo, Diego, Almiron dhe Trezeguet. Ndeshjen e radhës Juventusi do ta luajë të martën me skuadrën e Vincenzas, me fillim në ora 17:00, që do të luhet në Trento. Kjo do të jetë miqësorja e fundit para se të fillojë turneu PEACE CUP, i cili do të mbahet ne Sevillan e Spanjës. Ky turne fillon më datën 22 korrik, ndërsa Juventusi ndeshjen e parë do ta luajë me datën 24, me skuadrën e Sevillas me fillim në ora 22:30.

Të dhëna rreth ndeshjes: NANCY-JUVENTUS 1-1
NANCY - (4-4-2): Bracigliano (46' Gregorini); Chretien (54' Lothies), Ouadou (54' Andrè Luiz), Sami, Traore (46' Lemetre); Feret, Hadji (54' Camerling), Brison (46' Ca), Gavanon (54' Macaluso); Dia, Alo'o (46' Gunnarson). Trajner Pablo Correa.

JUVENTUS - (4-3-1-2): Manninger (46' Chimenti); Zebina (46' Bamba), Grygera, Ariaudo, Salihamidzic (68' Daud); Tiago (88' Pirrotta), Zanetti (61' Marrone), Poulsen (59' Molinaro); Del Piero; Amauri, Immobile (68' Esposito). Trajner Ciro Ferrara.

Golashënues: 8' Amauri (J), 45+1' Ouaddou (N).

Video nga ndeshja (Golat)

Nuk ka komente: