e martë, 21 korrik 2009

Del Piero: Mesfushor i avancuar? Po përshtatem

Në Xhof (Joeuf), para syve të Michel Platinisë, Alex Del Piero ka luajtur si mesfushor i avancuar dhe nuk mund të evitoheshin krahasimet që bëhen prej shumë kohësh midis tij dhe presidentit aktual të UEFA-s: “Ka qenë një ditë më shumë e rëndësishme për të sesa për mua, ka thënë duke qeshur Del Piero, sepse ishte festa e klubit të tij të parë. Më ka bërë komplimenta? Jam i nderuar, ai ka bërë historinë e Juventusit dhe të futbollit. Për momentin nuk mendoj të ndjek një karrierë drejtuesi siç ka bërë ai, sapo kam rinovuar kontratën”. Më pas kapiteni bardhezi ka analizuar miqësoren kundër francezëve të Nancyt: “Ndeshjet si kjo që kemi luajtur ndihmojnë në përmirësimin e gjendjen fizike. Për momentin jemi akoma pak mbrapa me përgatitjen, ka thënë Del Piero, por po përmirësohemi. Pozicioni ku kam luajtur nuk është i imi, por po përshtatem pa probleme”, ka mbyllur ai.

Nuk ka komente: