e enjte, 23 korrik 2009

Secco: Melo futbollist i madh

Alessio Secco mendon se mesfushori i ri i skuadrës së tij është një transferim i qëlluar dhe këtë do ta dëshmojë edhe në sezonin e ardhshëm. " Melo ishte i rëndësishëm për Fiorentinën, ishte në formë të shkëlqyer në kupën e konfederatave dhe mendoj se këtë formë do ta ruajë edhe për skuadrën e tij. Melo është një mesfushor i madh dhe një kampion i vërtetë, do të na ndihmojë shumë që të korrim suksese" - deklaroi Alessio Secco për web faqen zyrtare të Juventusit.

Nuk ka komente: