e shtunë, 18 korrik 2009
Melo: Nuk jam mercenarë
Tranferimi i ri i Juventusit, Felipe Melo deklaroi se ai nuk është mercenarë. Marrëveshja ishte arritur në mes Fiorentinës dhe Juventusit. Kështu që Fiorentina me një ofertë të mirë pranoi të transferohesha në Juventus. Pra nuk janë të vërteta fjalët që janë duke folur se unë jam mercenarë, u shpreh Melo. Fiorentina gozhdoi kontratë me mua me një klauzolë e cila arrinte shifrën e 25 milionë eurove dhe Juventusi e pagoi atë. Kështu që edhe tifozët duhet të jenë të kënaqur, pasi që drejtuesit violas me milionat e fituara nga shitja ime, do të kenë mundesinë t'i shfrytëzojnë ato deri në maksimum. E di edhe rivalitetin ndërmjet dyja skuadrave, mirëpo kjo ishte më e mira për të gjithë - mbaroi mesfushori i ri i Juventusit, braziliani Felipe Melo.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment