e martë, 21 korrik 2009
“Zonja” mbahet peng nga tifozët ultras
Bardhezinjtë detyrohen të nënshkruajnë autografe nga grupi “Viking”. Vetëm Kielini nuk pranon
Juventusi peng i tifozerisë ultras. Në Pinzolo është përjetuar një mesditë e karakterizuar nga një çmenduri e pastër. Dhe të mendosh se protesta ndaj Cannavaros ka qenë vetëm maja e aisbergut. Sepse ajo që ka ndodhur të dielën, pas përfundimit të seancës stërvitore, ku kanë qenë të pranishëm vetëm një pjesë e lojtarëve që vuajnë nga dëmtimet, të cilët nuk kanë udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Francë për miqësoren në nder të Platinisë, është pothuajse e pabesueshme dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me sportin. Një nga drejtuesit (ndër të tjera i dënuar nga drejtësia italiane, kështu që nuk mund të ndjekë ndeshjet në stadium) e grupit ultras Viking, një grup i organizuar, që proteston rregullisht kundër Cannavaros, i ndihmuar nga Gianmaria Vada, përgjegjës i sigurisë të Juventusit, ka bërë atë që ka dashur në praninë e 5 mijë spektatorëve që nuk u besonin syve dhe që ndodheshin aty për të ndjekur stërvitjen e skuadrës, kur kanë vërshëllyer vazhdimisht kundër këtij “tifozi”. Nëse një gjë të tillë do ta kishte bërë një njeri çfarëdo si minimum do të ishte larguar menjëherë. E përkthyer: në gjysmë ore ky ultras ka bërë gjithçka ka dashur. Ka kapërcyer rrethimin dhe nuk i është kërkuar llogari nga asnjë njeri dhe, në disa raste i ndihmuar nga Vada, ka detyruar Diegon dhe Marchision (Chiellini ka refuzuar), pothuajse me forcë që të firmosnin autografe dhe fanella në sektorin ku ndodhej grupi ultras Viking, është futur në dhomat e zhveshjes si të ishte një drejtues i skuadrës i papenguar nga askush në fillim për të marrë ujë që ia ka çuar shokëve të tjerë dhe më pas (gjithmonë i mbështetur nga përgjegjësi i sigurisë), i ka bërë lojtarët të firmosin disa fanella. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa minuta më vonë, ka shkuar tek hoteli “Olimpico”, rezidenca e bardhezinjve, 200 metra larg fushës së stërvitjes, ku është futur si të ishte në shtëpinë e tij. Natyrisht kjo nuk është një gjë normale. Pyetjet që lindin janë disa: pse mungonin forcat e rendit në Pinzolo, duke patur parasysh se prej disa ditësh këta ultras ndodhen aty? Pse Juventusi mbështet qëndrimin e disa horrave, që po bëjnë gjithçka është e mundur për të prishur ato gjëra të mira, që janë ndërtuar gjatë këtyre muajve të fundit?
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment