Sulmuesi i Juves ka goditur me grusht kundërshtarin Di Cesare në në miqësoren kundër Vicenzas
Ata që mendojnë pozitivisht, si Fabio Cannavaro, e shikojnë gjysmën e gotës të mbushur: “Amauri ka gabuar. Por më mirë që një gjë e tillë ka ndodhur tani sesa pas fillimit të sezonit të ri. I ka kërkuar falje të gjithëve”. Problemi është se jo të gjithë e mendojnë si kapiteni i Italisë, sidomos nga anët e Romës ku ndodhen zyrat e gjykatësit sportiv, Giampaolo Tosel. Për këtë arsye Amauri rrezikon të paguajë me një çmim akoma më të lartë për veprimin e tij të pajustifikuar, atë grusht në brinjë që ia ka lëshuar Valerio Di Cesares vetëm pas 18 minutash lojë. Dy lojtarët në fillim kanë patur një debat verbal, më pas kanë ardhur shqelmat reciprokë, deri në shpërthimin e zemërimit të brazilianit, që është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Vicenzas, duke e qëlluar në fund me një grusht. Gjithçka ka ndodhur në krahun e djathtë të fushës, dy hapa larg arbitrit anësor dhe larg pjesës më të madhe të spektatorëve. Ka qenë i menjëhershëm, ashtu siç pritej, nxjerrja e lojtarit me kartonin e kuq. Një gabim, për të cilin Amauri mund të ndëshkohet me një dënim më të rëndë dhe nuk duhet përjashtuar mundësia e një skualifikimi. Zakonisht për miqësoret sportive gjyqtari sportiv bën një bilanc para fillimit të kampionatit. Informohet për të gjithë kartonat e kuq të të gjitha skuadrave, analizon arsyet dhe më pas vendos ndëshkimin. Që në pjesën më të madhe të rasteve (dhe Juventusi shpreson që rasti i Amaurit të bëjë pjesë tek këta të fundit) konsiston në një gjobë, pak a shumë e lartë. Por për disa raste të veçanta mund të vijë edhe një skualifikim. Gjithçka varet nga raporti i arbitrit kryesor. Pikërisht ky aspekt e shqetëson Juventusin dhe vetë Amaurin. Gjesti i dukshëm, që i bashkohet veprimit të qëllimshëm, sigurisht që do të jenë përfshirë në raportin e arbitrit. Me pak fjalë, nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e një skualifikimi. Në fundin e ndeshjes Di Cesare ka shpjeguar me detaje versionin e tij, pa anashkaluar asgjë. Fjalët e thëna dhe fyerjet e marra. Shkaku i përplasjes? “E thjeshtë, Amauri më ka lëshuar një bërryl që nëse do të më kishte kapur në fytyrë do të më kishte thyer dhëmbët. Një veprim prej të çmendurish”. Mbrojtësi i Vicenzas, më pas, ka shkuar më tej, për të parandaluar, sipas mendimit të tij, disa zëra që kishin filluar të përhapeshin në korridoret e stadiumit bergamask. “Çfarë i kam thënë Amaurit? Copë m… Kam dëgjuar se ndonjë lojtar i Juventusit ka thënë se unë e kam ofenduar duke e quajtur zezak m… Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Dua të them, Amauri është i bardhë. Pse duhej ta shaja zezak m…”, ka thënë Di Cesare. Në fund, lojtari i Vicenzas ka paralajmëruar bardhezinjtë: “E di se ata të Juventusit thonë se unë i kam thënë ato fraza, nëse në ditët në vazhdim do t’i lexoj në gazeta jam gati t’i denoncoj”. Tani do t’i takojë gjyqtarit sportiv të vendosë se kush ka të drejtë dhe kush jo.
e enjte, 23 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment