e mërkurë, 15 korrik 2009
Poulsen, i lë të gjithë “prapa” në stërvitje
Në ditët e para të stërvitjes, Juventusi i ri po njihet me metoda të reja e të lodhshme pune, nga “rreshteri i hekurt”, Ciro Ferrara dhe përgatitësit atletikë. Aspekti atletik është shumë i rëndë për të ardhurit e rinj, por nga të tjerët është “lojë fëmijësh”. Si për shembull Kristian Poulsen ka dhënë vërtet rezultate të shkëlqyera: “Është normale që Poulsen udhëheq grupin, shpjegon Andrea Schanavino. Ishte më i miri në 3000 metra dhe më i shpejti në 1200. Secili ka tabelën e tij për të ndjekur pa u stërmunduar. Nuk kërkohen paraqitje të sforcuara”. Një sforcim që gjithsesi s’mund të vlejë për danezin për rikonfirmimin bardhezi, duke parë fjalët e drejtorit sportiv Secco mbi merkaton: “Shitëm Mellbergun e Marchionnin, tani duhet të sistemojmë Poulsenin e Almironin…”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment