e enjte, 23 korrik 2009

Fonseca: Caceres është i Juventusit

Mbrojtësi uruguajan ka arritur një marrëveshje me klubin bardhezi. Këtë e konfirmon edhe menaxheri i tij

Martin Caceres është një lojtar i Juventusit. Mungon akoma zyrtarizimi, sepse “mungojnë vetëm disa detaje, por në linja të gjëra marrëveshja midis Juventusit dhe Caceresit është arritur”. Këtë e ka bërë të ditur Daniel Fonseca, menaxheri i mbrojtësit të Barcelonës. “Me Barcelonën pas vështirësive të para, gjërat duken të sistemuara”. Në këtë pikë Juventusi mund të përshpejtojë shitjen e Poulsenit tek Fulhami dhe të përftojë shumën e nevojshme të parave për urguajanin. Ashtu siç ka kërkuar edhe Cobolli Gigli. Presidenti bardhezi nuk ka përjashtuar blerje të tjera. Të cilat janë të kushtëzuara me lojtarët që klubi torinez mund të shesë. Kjo është arsyea pse lojtari i parë që do të largohet nga Torino do të jetë mesfushori danez. Fonseca, i cili menaxhon edhe kartonin e Huan Albin, ka zbuluar se për sulmuesin e Getafes “ekziston interesi i dy-tre skuadrave të forta italiane”. Fonseca nuk ka përgënjeshtruar zërat që flasin edhe për një interesim të Romës ndaj Albin. Po Poulsen çfarë bën? Në fillim i thotë “jo” edhe Premier Leagues dhe më pas ndryshon mendim, edhe pse akoma nuk është bindur. Kështu, pas një takimi të zhvilluar në Pinzolo, lojtari duket i gatshëm të pranojë transferimin në kampionatin anglez. Dhe nëse danezi largohet, tek Juventusi mund të mbërrijë uruguajani Caceres, një mbrojtës që pëlqehet shumë nga Ferrara.

Nuk ka komente: