e mërkurë, 22 korrik 2009

Juvja prezanton edhe Felipe Melon























Felipe Melo de Carvalho sot është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit me fillim në ora 17:30. Braziliani ka firmosur kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Juventusit dhe do të mbajë në fanëlle numrin 4.

Secco:
Blerja e Felipe Melos është e rëndësishmë për shoqërinë bardhezi e cila ka ofruar një shumë të madhe ekonomike, por jemi të sigurt se ai do ta paguajë në mënyrën më të mirë.

Felipe:
Në Juve për së pari herë duhet të bëhemi një familje. Pastaj duhet të punojmë dhe pastaj të fitojmë gjithçka.

Emerson dhe Dunga -
Unë jam një lojtar te i cili mungon shumë për të arritur në nivelin e Dungë dhe Emersonit. Kam ardhur tash në një skuadër të madhe, mendoj vetëm të punoj.

Kombëtarja dhe Juvja -
Unë mendoj të luajë mirë për Juven. Nëse luaj mir këtu atëherë do të vazhdojë të luajë edhe në kombëtare.

Ibra më i mirë se Eto'o - Këmbimi Ibra-Eto'o? Ibra është më perikoloz në krahasim me Eto'on, i cili është një lojtar i madh, por Ibra është superior.

Në Firencë tregova gjithë potencialin tim. Kemi bërë punë të madhe. Jam shitur për 25 milion sepse kam punuar pa ndërprerë.

Felipe Melo - Kam luajtur dy herë kundër Sissokos dhe më ka befasuar çdoherë. Jam kurioz që do të luaj bashkë me Momon. Pas ndeshjes në Kupën e Konfederatave kam biseduar me Buffon: është një djalë i shkelqyeshëm. Me Cannavaron kam biseduar ditën kur firmosa kontratën me Juven. Vitin e kaluar kam marrë shumë kartona të verdhë dhe të kuq. Mendoj që kanë qenë si rezultat i vitit tim të parë në Itali. Në Spanjë merrja më pak. Ka qenë një dështim për mua, por nuk do ta përsëris. Tash e kam kuptuar futbollin në Itali dhe gjyqtarët dhe sigurisht do të mar më pak kartona.

SECCO -
Tratativa për Felipen ishte rapide. Duhet të falenderojmë Marchionnin për profesionalizmin që tregoi. Ne, përkundër problemeve që kishim viteve të fundit, treguam se jemi një skuadër e madhe. Largime të tjera? Atyre të Poulsenit dhe Almironit.

Felipe Melo - Kam ardhur këtu sepse është një skuadër e cila mund të fiton gjithçka. Botërori me Brazilin? Më pëlqen, por mungon shumë. Unë duhet të përqëndrohem tek Juvja. Nëse tregoj cilësi pozitive atëherë Dunga do të më thërret.

DIEGO -
Kam luajtur shumë herë kundër Diegos në Brazil. Është një lojtarë tepër inteligjent. Më pëlqen të luajë përkrah tij.

Nuk ka komente: