e mërkurë, 15 korrik 2009
Cristiano Zanetti nuk trëmbet nga konkurrenca
Problemet fizike nuk e kanë lejuar asnjëherë, por kur është thirrur të luajë, Cristiano Zanetti ka qenë shpesh vlera e shtuar e Juventusit. Këtë vit, mesfushori 32-vjeçar duhet të përballojë disi edhe konkurrencën, e kryesuar nga blerja e re, Felipe Melo, dhe e përbërë nga mesfushorë të shkëlqyer si Marchisio, Camoranesi e Sissoko, përveç Poulsenit, Tiagos e Almironit. Por ish-romanisti s’ka frikë: “Është normale që në skuadrat e mëdha të ketë një konkurrencë të madhe, shpjegon Zanetti. Do të vendosë Ferrara, unë uroj që të kem një gjendje fizike që të më lejojë t’i luaj mirë “letrat” e mia. Titulli? Nuk do të jetë vetëm një luftë Inter-Juve, në mes është edhe Milani, ndonëse ka shitur Kakànë”. Në fund një batutë mbi kontratën që i skadon pas një viti: “Shpejt do të takohem me drejtuesit”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment