e martë, 21 korrik 2009
Blanc: Caceres? Përforcimi ideal
Juventusi thërret, Martin Caceres përgjigjet. Nëse është e vërtetë se me rastin e “Ditës së Platinisë” administratori i deleguar i bardhezinjve Blanc ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për mbrojtësin uruguajan: “Eshtë një lojtar shumë i mirë, i ri, i fortë që do të ishte shumë i nevojshëm për të kompletuar skuadrën tonë”. Teksa nuk ka vonuar të vijë përgjigja e Fonsecës. Ish-lojtari bardhezi, sot menaxher i Caceres, ka deklaruar: “Martini do Juventusin, mendoj se shumë shpejt marrëveshja do të mbyllet”. Këtyre deklaratave shumë të qarta i shtohet edhe qëndrimi i Barcelonës. Katalanasit, që e kanë marrë Caceresin në sezonin e kaluar për një shifër rreth 16 milion euro, janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin të largohet edhe pse mbetet për t’u përcaktuar se me çfarë formule. Juventusi kërkon marrjen borxh me të drejtë blerjen e lojtarit në fundin e sezonit, ndërsa Barcelona do të donte ta shiste menjëherë uruguajanin. Por ai që mund të zhbllokojë situatën është Poulsen. Nëse danezi, që vlerësohet 7 milion euro, pranon të shitet, për të janë interesuar Fenerbahce, Schalke 04 dhe gjatë orëve të fundit edhe Fulhami, Juventusi do të kishte në dorë shumën e duhur për blerjen e mbrojtësit uruguajan.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment