e shtunë, 18 korrik 2009

Del Piero: Do të luaj sa të kem fuqi!

Kapiteni bardhezi nënshkroi dje deri më 2011-ën: Do të jap gjithçka. Ndaloj në momentin e duhur

Konfirmoj lumturinë time dhe krenarinë time për rinovimin e fundit të kontratës me Juventusin”. Kështu, Alessandro Del Piero zyrtarizon në një konferencë shtypi qëndrimin e tij te bardhezinjtë deri më 2011-ën, një vit më shumë në krahasim me skadencën e mëparshme, e fiksuar në 2010-ën. “Ishte një tratativë shumë e shpejtë, - shpjegon Del Piero. Mendimet dhe qëllimet tona ishin në unison, dua të shkruaj akoma faqe të rëndësishme me fanellën e Juventusit”. Një firmë që erdhi në momentin e duhur, në prag të sezonit të ri: “Janë pretendimet si nga unë ashtu edhe nga Juvja për të zhvilluar dy vite të rëndësishme bashkë, - vazhdon kapiteni bardhezi. Kjo firmë është zgjidhja më e mirë e mundshme, nuk ka pasur asnjë “telenovelë”. Del Piero është gati të riniset: “Deri më 2011-ën do të jem këtu dhe do të jap gjithçka. A do të ndaloj më pas? Jo, duhet të reflektoj në momentin e duhur, nuk është ky momenti. Dua të luaj deri sa të kem cilësitë që më kanë karakterizuar gjithnjë”. Një mendim më tej për kombëtaren, Marcello Lippin dhe takimin e madh të verës që vjen, “Botërori 2010″: “Nuk kam folur akoma me trajnerin “axurr”. Sigurisht do të më pëlqente të luaja një sezon të madh dhe të shkoj në Botëror, qershorin që vjen. Megjithatë do të vendosë Lippi”, - pohon sulmuesi, i cili nuk ka marrë pjesë në daljet e fundit të “axurrëve”. Një temë e rëndësishme në diskutimin e Del Pieros është edhe merkatoja, e cila vazhdon akoma: “I janë shtuar kampionë një organike të madhe”, - tha ai. Një organikë, ku “Zonja e Vjetër” ka përfshirë ardhjet e Diegos, Felipe Melos e Fabio Cannavaros. “Qëllimi është të gjejmë një përshtatje menjëherë me të ardhurit e rinj, - vëren 34-vjeçari. Por nuk do të kemi probleme nga ky aspekt, duam të punojmë mirë dhe me entuziazëm. Falë investimeve, skuadra po përmirësohet gjithnjë. Jemi në gjendje të mundim këdo në një ndeshje të vetme. Tani duhet të marrin “frenat” në një turne dhe një veprimtari që sa vjen e bëhet më e vështirë. Vetëm Reali i Madridit është jashtë merkatos së zakonshme, ka bërë më shumë blerje se Juvja”. Një pjesë e tifozëve bardhezinj vazhdojnë të protestojnë kundër rikthimit të Fabio Cannavaros, i cili në verën e 2006-ës e la Juventusin në Serinë B pas skandalit të “Calciopolit”. “Ekziston një farë sikleti nga një pjesë e tifozerisë sonë, - përfundon Del Piero. Por i takon Cannavaros të rigjejë besimin ndaj tyre, pasi është thirrur të bëjë një sezon të shkëlqyer. Klubi e mori, sepse është një lojtar i madh, jam i sigurt që nuk do të ketë probleme. Ne e kemi shok dhe Fabio mund të besojë te mbështetja jonë e plotë”.

Nuk ka komente: