e shtunë, 18 korrik 2009

Lajme të stilit Juventus

Poulsen-Caceres

Ferrara do të ndihej më mirë me një mbrojtës qendre më shumë dhe shitja e Poulsen do të krijonte bazat ekonomike për një tjetër goditje të rëndësishme. Ideja që i plotëson të dyja kërkesat është një marrëveshje me Barçan, sipas së cilës Poulsen do të shkojë te katalanasit për 7 milionë euro dhe Martin Caceres, mbrojtësi uruguaian do të kalojë te bardhezinjtë për të njëjtën shifër.

Hasan Salihamidzic

Mesfushori i bardhezinjve ka shumë besim te forca e skuadrës së tij për sezonin e ri: “Besoj se ky Juventus është shumë i fortë, kemi gjithçka që na duhet për të fituar - është shprehur Hasan Salihamidzic. Roli im? Të ndihmoj skuadrën, për të tjerat vendos trajneri, nuk e kam problem. Unë jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre”.

Tiago Cardoso Mendes

Tiago ka rilindur dhe kërkon hapësirë në Juventusin e Ciro Ferrarës. “Mesfusha është më e përshtatshme për karakteristikat e mia – ka siguruar portugezi. Kam besim se do të arrijmë shumë fitore këtë sezon. Tani jam pak i lodhur, sepse nuk jam mësuar të punoj kaq shumë, por gjithsesi jam i kënaqur me punën që po bën Ferrara. Ai është tamam një nga ne”.

Nuk ka komente: