e mërkurë, 15 korrik 2009

Ferrara thërret Nedvedin në stafin e Juves

“Pavel Nedved do të jetë pjesë e stafit të Juventusit këtë sezon”. Kjo është deklaratat e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, Ciro Ferrara.

“Fola me Pavelin dhe më bëri të ditur për tërheqjen. Por, unë i bëra propozimin për të qenë pjesë e stafit tonë. Ai ka nevojë për të pushuar, dhe më kërkoi 2-3 muaj kohë për një gjë të tillë. Dua të them se Nedved e pranoi me entuziazëm kërkesën time”, deklaron Ferrara. Lidhur me të ardhmen e sulmuesit David Trezeguet, Ciro Ferrara shprehet: “Kam folur edhe me Davidin rreth shumë gjërave. Për ne ai është një futbollist i rëndësishëm që mund të vlejë shumë për sulmin tonë”. Ferrara është shumë i kënaqur me përgatitjet e Juventusit, megjithëse e cilëson të paplotësuar grupin e futbollistëve. Tekniku juventin vlerëson në mënyrë të veçantë entuziazmin që ka përfshirë tifozët e skuadrës, të cilët po i ndjekin në një numër të madh seancat stërvitore.


Nuk ka komente: