e diel, 19 korrik 2009
Bardhezinjtë interesohen për brazilianin Leo
Pas blerjeve të Diegos dhe Felipe Melos, blerje të cilat kanë ngazëllyer tifozët e Juventusit, në Brazil përflitet se bardhezinjtë po interesohen edhe për mbrojtësin 21- vjeçar Leonardo Renan Simoes de Lacerda, shkurt Leo, i cili aktualisht luan me Gremion. Sipas mediave braziliane, italianët kanë ofruar 5 milionë euro për mbrojtësin. Oferta e klubit bardhezi u ka pëlqyer drejtuesve brazilianë, të cilët janë gati të firmosin leje-kalimin për mbrojtësin 21-vjeçar. Ndërkaq, edhe nga kampi bardhezi vijnë konfirmimet e para mbi vërtetësinë e këtij lajmi. Tashmë tifozët bardhezi, duke pasur në skuadër Diegon dhe Amaurin, me ardhjen e Leos mund të shikojnë një “koloni” të vogël brazilianësh në kampin bardhezi.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment