Kapiteni bardhezi punon edhe më shumë se shokët në stërvitje: Premtoj që do të jetë një vit i bukur
Të gjithë të çmendur për Del Pieron. Nuk është ndonjë lajm i ri, tifozët bardhezinj e duan kapitenin e tyre. Aleksi është “martuar” me “Zonjën” edhe kush e di për sa, duke parë që në qershor i skadon kontrata dhe shpejt duhet të ulet rreth një tryeze me drejtuesit për të biseduar mbi rinovimin. Por për momentin mendja është në Pinzolo: këmbë të lodhura nga puna aerobike, punë e dyfishtë në krahasim me shokët e skuadrës për të shuar në lindje konkurrencën. Dy stërvitje për skuadrën, punë shtesë për “Pinturicchion”, në fushë, kur shokët pushojnë në orën tre të pasdites me përgatitësin personal Giovanni Bonocore. A ia vlen puna e personalizuar? Në sezonet e fundit Del Piero ka arritur shifrën e dyfishtë me golat e shënuar dhe në sezonin e shkuar mungoi vetëm në dy stërvitje.
ENTUZIAZËM - “Summer Village” ishte i mbushur plot për fjalët e para të Del Pieros. Mama me fëmijë të sapolindur, baballarët që mbanin veshur fanellat dhe tundnin flamujt bardhezinj, “security” i përkushtuar të shtyjë mësymjet e tifozëve për një foto me Alen dhe të tjerët. “Duam të fitojmë, po punojmë për një sezon të mirë dhe më të pasur me kënaqësi nga ai i shkuari, janë fjalët e para të kapitenit juventin. Këtu ku jam, ndihem si në shtëpinë time”.
ALE DHE DIEGO - Nga entuziazmi te falënderimet për Diegon, që në ditët e shkuara e cilësoi si gjeniun e futbollit. “Jam i sigurt që me Diegon në fushë do të ndihem shumë mirë, do të jetë një sezon i bukur, do të zbavitemi të gjithë së bashku. Diego më ka cilësuar gjeni, e falënderoj dhe them se me të do të përshtatem shumë mirë, është një kampion” - vazhdon Del Piero. Ndërkohë, janë me mijëra fanella bardhezi të shitura në tri ditë, 80% me emrin Diego mbi shpinë (grija me të zezën, më të kërkuarat). Stadiumi “Pineta” i tejmbushur, 4 000 bileta të shitura, ovacione për Del Pieron, zhgënjim për mungesën e Diegos, i bllokuar nga problemi i parë fizik i sezonit.
VIZITA - Gjatë stërvitjes së djeshme, lojtarët kanë patur një vizitë speciale, atë të Evgeni Plushenkos, i njohur nga të gjithë si patinatori më i madh i të gjithë kohëve. “Futbolli është sporti im i dytë së bashku me hokein dhe kam shumë miq futbollistë në Rusi, - deklaroi Plushenko. - Del Piero më pëlqen, sepse është një gjeni i vërtetë. Në Itali vij shpesh me dëshirë dhe pasi fitova një Europian dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të 2006-ës, e konsideroj Torinon si shtëpinë time të dytë”.
e mërkurë, 15 korrik 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment