e enjte, 23 korrik 2009
Alessio Secco zbardh merkaton bardhezi
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, shpjegon strategjitë që do ndjek klubi bardhezi deri në përfundimin e merkatos: “Synimi ynë i tanishëm është që të shesim futbollistët, të cilët konsiderohen si të panevojshëm nga Ferrara. Paratë që mund të marrim nga shitjet e Poulsen dhe Devid Trezeguet, do t'i investojmë në blerjen e disa talenteve të reja, të cilat ne i kemi përzgjedhur tashmë. Për momentin preferoj të mos i bëj të ditur emrat, sepse nuk dua të ndihmoj klubet e tjera. Por pa shituar lojtarët që i kemi cilësuar si të panevojshëm, nuk kemi më si të blejmë futbollist të tjerë”, ka përfunduar Sesso.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment