Alberto Zaccheroni, ish-trajneri i Milanit, Interit, Lazios dhe Torinos përgëzon drejtuesit e Juventusit për blerjen e brazilianit Diego, që sipas tij, për momentin është mesfushori më i kompletuar në botë. “Diego është një lojtar i kompletuar, që mund të luajë në çdo pozicion të mesfushës. Padyshim një lojtar si ai i nevojitej shumë Juventusit dhe tani bardhezinjtë mund të synojnë me bindjen e plotë titullin kampion. Përveçse është një “asist-man” fantastik, Diego është edhe një lojtar që di të shënojë me vazhdimësi, 38 gola në tri sezonet e fundit në Bundesligë. Në fushë nuk jep pika referimi për kundërshtarët, ka një të djathtë “vdekjeprurëse”, më të cilën është i rrezikshëm edhe nga goditjet standarte”.
Nuk ka komente:
Posto një koment