e shtunë, 18 korrik 2009
Cannavaro injoron sharjet e tifozëve
Edhe përpara se Fabio Cannavaro të firmoste kontratën për t’u rikthyer te Juventusi, disa prej tifozëve bradhezinj e kanë kontestuar këtë gjë. Largimi i mbrojtësit nga “Zonja e Vjetër”, pikërisht kur skuadra ra në Serinë B, është një episod, i cili mesa duket nuk do të harrohet kurrë, edhe pse Cannavaro e ka shpjeguar shpeshherë arsyen e vendimit të tij. Megjithatë, kapiteni i Kombëtares italiane është optimist për të ardhmen dhe i bindur se marrëdhëniet e tij me tifozët do të përmirësohen. “Fjalët e Ciro Ferraras lidhur me koret kundër rikthimit tim te Juventusi më kanë pëlqyer me të vërtetë shumë – ka shpjeguar Cannavaro. Unë jam shumë i qetë momentalisht, por nuk e dihet se ç’mund të ndodhë më pas”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment