e mërkurë, 15 korrik 2009

“Rreshter” Ferrara vendos rregulla të reja

Kështu e quajnë te Juvja. Nuk lejohen celularët e “Ipod”-ët në stërvitje, Por as të fejuarat e gratë


Rreshteri”, siç është quajtur Ciro Ferrara, ka vendosur rregullat e tij, një dekalog për t’u ndjekur që nga dita e parë e stërvitjes. Janë më të ashprat, ndryshe nga epoka e Marçelo Lipit, me ndonjë ndërhyrje personale, si puna e pandërprerë, me vetëm dy ditë pushim në 12-të ditët e para stërvitore, sot dhe të enjten. Lejohet ndonjë shishe verë në tryezë, por jo familjarë, të fejuara apo gratë në stërvitje, ndalohet përdorimi i celularëve, “Ipod”-ëve, “Dvd”-ve dhe lojërave elektronike, madje edhe jashtë dhomave. Në rast se rregullat thyhen, gjoba është e sigurt, 50 euro, shkojnë për fondacionin “Sant’Ana”. Kontrolli “i vaporit” është Daniele Boallio, pasardhësi i rolit të menaxherit të skuadrës që ishte më parë Gianluca Pessotto. Është 42 vjeç dhe më parë është kujdesur për imazhin e disa lojtarëve si Vieri, Montella e Mihajlovic para se të rikthehej te Juvja si vëzhgues i organikës. Është Bonallia ai që ka ndjekur në Gjermani paraqitjet e Diegos. “Në vitet e fundit, kam ndjekur me dhjetra lojtarë në Gjermani e Francë, Diegon e Felipe Melon dhe të gjithë emrat që lexohen. Në Francë ka lojtarë të mirë, por sipas Juves më të mirët janë në Gjermani. Juvja, nga era e Boniperttit deri tani ka ndryshuar. Është trefishuar biznesi, atëherë përdorej telefoni, tani mesazhet, “e-mail”-et, gjithçka. Del Piero është pasardhësi i fundit i futbollistëve si Baggo e Viali, në të ardhmen s’i dihet”. Në Pinzolo është edhe një tjetër ish, një rikthim për Massimo Carreran, që do të mbulojë koordinatorin teknik të sektorit të të rinjve. Pasi mbylli karrierën në 2008-ën (44 vjeç), ish-mbrojtësi kthehet te Juvja pas lamtumirës në 96-ën. Ndërkohë që ish-menaxheri i skuadrës në kohën e Ranierit, Pesoto, ka kaluar në një tjetër rol brenda klubit si administrator i zakonshëm.

Nuk ka komente: