e shtunë, 18 korrik 2009

Iaquinta: Juve duhet të fitojë trofe

Vincenzo Iaquinta thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm që ta marrin përgjegjësinë për të fituar ndonjë trofe në sezonin e ri. Sulmuesi italian është thirrur në transferimet e reja të Juves, Diego, Fabio Cannavaro dhe Felipe Melo, duke thënë se Bianconerët i kanë lojtarët e nevojshëm për të fituar ndonjë trofe në sezonin që vjen. “Fushata verore e klubit ka qenë shumë e rëndësishme këtë vit. Janë bërë disa investime të mëdha, prandaj këtë vit nuk do kemi më alibi”, është shprehur Iaquinta. Vincenzo Iaquinta ka folur edhe rreth synimeve të skuadrës së Juventusit për sezonin e ardhshëm. "Kemi bërë disa transferime dhe duhet t'i shfrytëzojmë Cannavaron, Melon dhe Diegon për të fituar ndonjë trofe" - deklaroi Iaquinta. Ai gjithashtu tha se në sezonin e ardhshëm do të hyjë në një formë perfekte dhe do të shënoj shumë gola.

Nuk ka komente: