e enjte, 14 shkurt 2008

Juventusi ofron Tiagon per Maxi Rodriguez


Juventus jane gati qe t'a nderrojne Tiagon per kapitenin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez. Juventus i percjellin lojerat e argjentinasit prej Kupes Boterore 2006 ne Gjermani dhe po pergadisin oferte me te cilen do te nderronin Tiagon per Maxi Rodriguez. Drejtuesit e Atletico Madrid jane te interesuar qe ne radhet e tyre te shohin Tiagon, por besohet se nuk do te dorezohen prej Maxit. Tiago nuk u gjend aq mire ne fanellen e Juventusit, dhe shpeshhere eshte ne vemendje te spekulimeve rreth largimit te tij nga klubi.

Mancini: Ne Torino do te shkojme per t'i marre 3 pike


Amantino Mancini i lajmeron Juventusit se Roma do te udhetoje ne Torino me nje deshire per t'i fituar tre piket e mundshme. Kater pike eshte dallimi ndermjet Romes dhe Juves ne tabele, pra pikerisht kjo ndeshje do te mund te vendos se cila nga keto dy ekipet do te plasohet ne pozicionin e dyte. Ajo eshte lufte e drejtperdrejt per vendin e dyte dhe do te jete ndeshje interesante - theksoi Mancini per Studio Sport. Bardhezinjte kane nje ekip te mire, mirepo deshira jone eshte te fitojme dhe t'i sjellim tre piket ne shtepi. Do te jete nje sfide e shkelqyeshme, ku do te mund t'i testojme mundesite tona dhe jam i sigurt se nuk do te kete polemika rreth ndeshjes.

e mërkurë, 13 shkurt 2008

Diego Capel ne vend te Nedvedit

Drejtuesit e Juventusit jane vene ne kerkim te nje lojtari per krahun e majte te mesfushes, ku deri tani eshte aktivizuar Pavel Nedved. Zevendesuesi ideal i "Topit te Arte" duket se kerkohet ne Spanje, ku objektivi kryesor i bardhezinjeve eshte Diego Capel i Sevillas. Futbollisti 20-vjecar ka mahnitur te gjithe me shpejtesine dhe aftesine per te dribluar kundershtaret, ndersa ka nje cmim te perballueshem nga Juventusi, vetem 15 milion euro. Por bardhezinjte duhet te luftojne konkurrencen e Tottenhamit dhe Arsenalit.

Ranieri tenton "përmbysjen" ndaj Romës

Trajneri bardhezi: Tani e kam gati gjithë organikën. Nëse fitojmë, do të jetë një vit i veçantë!

Konsum dhe shpërndarje, mundësi dhe rreziqe për tregun e sportit." Claudio Ranieri shikon përreth, analizon dhe reflekton mbi atë se çfarë ka pasur të drejtë ai dhe Juvja e tij, me temën e së cilës është ftuar në një tryezë të rrumbullakët me punonjës të ndryshëm, për të debatuar mbi problemet e tregut të veshjes së tregut sportiv. Pastaj frymëzimi. Flitet për të krijuar skuadër mes drejtuesve, për të formuar grup, realizuar ëndrra dhe që të mos harxhohen kot forcat, si Juventusi, "ndërmarrje" në rikonstruktim, e ndihmuar nga pronarët dhe ëndrrat për t'u realizuar nga ana e tifozëve. Ja mundësitë e rreziqet: humbja në Udine do të kthenet në diskutim, një vend në Champions, në prag të "turit të forcës" që do t'i shohë bardhezinjtë të përkushtuar në 20 ditë kundër Romës, Regginës, Torino e Fiorentina".

"Konsumi dhe shpërndarja" është një tjetër argument që do ta shohë teknikun bardhezi të përkushtuar javët e ardhshme. Përballë atyre që kanë harxhuar energji në fushë, Ranieri duhet të rimendojë për një shpërndarje forcazh në fushë, për përdorimin sa më mirë të lojtarëve në "Friuli", të mbajtur gjatë në stol (Tiago, Sissoko e Iaquinta, mes të tjerëve), një kapital prej 60 milionë eurosh.

PËRMBYSJA - Vështirë se Juvja do të ndryshojë fytyrë kundër Romës, siç e pranon vetë Ranieri. "Tani që e kam gjithë organikën të gatshme dhe që kaloi emergjenca, mund të bëj zgjedhje, pasi nuk kam më nevojë për të kursyer lojtarë, - tha trajneri bardhezi. - Për shembull mund t'i jap mundësi Sissokos të përshtatet pa u sforcuar shumë. Buffoni, edhe pse nuk është ende në formë, na e ka shpëtuar portën. Camoranesi ishte vendimtar dhe janë lojtarë që kohët e fundit më kanë munguar. Trezegeja në krizë? Mori një gjysmëtop dhe e nxori fare jashtë pranë portës: në Udine zëvendësova një lojtar-goli për Iaquintan, sepse kisha nevojë për të lëvizur diçka në sulm. Bravo Vinçenzo!" Pranon se për Romën është folur në dhomat e zhveshjes, por synon objektivin e vendit të dytë, qëllimi i vërtetë i grupit, i vlefshëm për të shmangur paraeliminatoret e Championsit. "Kam biseduar me skuadrën për sfidat që na presin, - vazhdoi Ranieri, - por pa bërë asnjë parashikim. Ne sfidojmë veten tonë për t'u paraqitur gjithnjë mirë. Të pësojmë sa më pak gola dhe të fitojmë gjithnjë e më shumë, por nuk mund ta fshehim që, nëse fitojmë të shtunën, atëherë do të bënim një kthesë, do t'i jepnim një kuptim të veçantë sezonit. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. Kampionati është i gjatë dhe, nëse Championsi do të jetë shkatërrim për luftën për titull, do ta mësojmë vetëm në fund të sezonit. Për momentin, Roma ka diçka më shumë se ne, pasi Spaleti po e ndërton që prej tri vjetësh, ndërsa ne prej gjashtë muajsh."

SHFRYRJA - Për të tetën herë, lojtarët që vijnë nga stoli e shpëtojnë rezultatin. 18 gola janë shënuar në çerekorëshin e fundit. "Sekreti është shembulli i kampionëve drejt lojtarëve të rinj, - përfundon tekniku i Juves. - Lojtarë, si Del Piero, Trezeguet, Buffon, Camoranesi nuk e kanë përtypur akoma Serinë B. Janë ndjerë të nënvlerësuar, kanë akumuluar energji të madhe, shpirt revanshi, si dhe etje që do të shuhet vetëm kur Juvja të kthehet e të jetë Juve në Champions. Janë ata të fundit që e lënë fushën e stërvitjes."

e martë, 12 shkurt 2008

Ranieri ende beson se Juve mund te vjen ne vendin e dyte


Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ende beson se ekipi i tij mund te fitoje Romen ne lufte per pozicionin e dyte ne Serie A qe garanton pjesemarrje ne Champions. Te shtunen Juventusi e pret ekipin kryeqytetas Roma dhe me fitore mund t'iu afrohen ne vetem nje pike, qe do te beje reale luften per vendin e dyte. "Ajo do te jete nje loje spektakolare dhe e rende, vendi i dyte do te jete realitet" - thekson Ranieri. Vendi i dyte ne Serie A e con drejt ne Ligen e Kampioneve, pra per kete shkak nuk eshte e njejte as per Juventusin as per Romen a do te perfundojne ne vendin e dyte apo te trete.

Ravanelli: Juventus nuk jane gati per Scudetto

Fabrizio Ravanelli, ish lojtari i Juventusit tregon qarte se ekipi i tij i meparshem mbetet larg kualitetit te Interit dhe Romes dhe ende nuk jane gati te atakojne ne Scudetto. Bianconerat arriten te shenojne fitore ndaj Udineses me rezultatin 1-2, dhe perkunder asaj qe ne pjesen e pare ishin ne disavantazh ne 1-0. "Ajo ishte fitore qe i pershtatet Juventusit qe prej disa viteve. Fshehtesia ne suksesin e tyre eshte qe asnjehere nuk dorezohen dhe luftojne deri ne fishkellimen e fundit te referit", - thekson Ravanelli per Tuttosport. Juventusi momentalisht gjindet ne poziten e trete te tabeles ne Serie A, dhe ngelin 12 pike pas liderit Inter, i cili gjer me tani nuk ka pesuar asnje humbje. "Ende nuk kane skuader qe te luftojne per titullin kampion, i bindur jam per ate. Te gjithe e dime ate perfshire edhe tifozet, mirepo arriten te mbeten ne ligen e Italise dhe jane ne rruge te drejte per pozicionin e dyte te renditjes tabelare. Ai i cili ka marre pjese ne ndertimin e Juventusit te Ri e din qe do te jete proces i nderlikuar, por prap se prap ngacmim i shkelqyeshem. Inter dhe Roma kane kualitet me te larte ne radhet e tyre". Ravanelli kaloi 4 vite te suksesshme ne radhet e Zonjes se Vjeter, prej 1992-1996 per te cilen kohe arriti te fitoje Scudetto, Champions League, Cup Uefa dhe Coppa Italia.

Enderroj te shenoj gol

Gigi Buffon ka nje enderr ...te shenoje nje here para se te vare kepucet ne gozhde. Portieri juventin qe ka shpetuar me dhjetra gola, deshiron qe te pakten nje here te shijoje ndjesine e te shenuarit. "Enderra ime eshte te shenoj gol. Ndoshta kete do t'a bej ne Evrope, sepse ne Itali i respektoj se tepermi koleget e mi. Do te deshiroja qe te shkoja ne sulm gjate ekzekutimit te gjuajtjeve nga kendi dhe te shenoj gol, gje te cilen e beri Amelia vitin e kaluar per Livornon ne ndeshjen e Kupes se Uefas kunder Partizanit", eshte shprehur numri 1 i kombetares se Italise.

e hënë, 11 shkurt 2008

Juventus - Lampard: Qershia ne qershor

Frank Lampard (29 vjec) ne Juventus, eshte nje enderr qe ka shume gjasa te realizohet ne muajin e qershorit. Revistat britanike ne mengjes theksuan nje lajm se Lampard mund te kaloje ne radhet e Juventusit. Klauzola e lojtarit sipas rregullave te Fifas eshte rreth 7 milion euro, pasi qe lojtari i ka kaluar te 28-tat dhe tashme shuma aktuale e tij eshte tejet e volitshme. Ranieri qe ne fillimin e hapave te tij si teknik i ri bardhezi, kishte theksuar se Lamparin e sheh si nje lokomotive ne klubin e tij. Mirepo, Juventusi me shume haperoi besimin tek dy mesfushoret Tiago dhe Almiron, te cilet asesi nuk u gjenden. Almiron u huazua ne janar ne radhet e klubit te principates, Monaco, ndersa Tiago kursesi nuk po mund t'a gjeje rrugedaljen e tij. Per kete shkak zerat britanike po vershelliten rreth nje Lampardi bardhezi. Te shohim se cdo te ndodh ne te ardhmen.

Alen Boksic: Nedved do te qendroje ne Juventus

Lojtari 35-vjecar i mbeti besnik Juventusit dhe kur klubi merrte pjese ne Serie B, dhe i ndihmoi skuadres menjehere te kthehet ne elite. Reprezentuesi i Cekise po tregon se ende mund te luaje ne formen e kenaqur, pra ish lojtari i Juves i cili me sukses e mbante fanellen e Zonjes se Vjeter ne sezonin 1996/1997 Alen Boksic, beson se Nedved do te qendroje ne Juventus edhe sezonin e ardhshem. "Nuk duhet shume per t'a bindur Nedvedin te qendroje. Ku do te shkoje? Ne rrethine nuk ka vend me te mire prej Juves." - thote lojtari i meparshem i Marseille dhe Lazio. Mierpo ne disa ditet e fundit jane paraqitur spekulimet qe ai sezonin e ardhshem do te mund te shperngulet ne Japoni dhe t'a vesh fanellen e FC Tokyo. Nedved i cili lajmeroi se do te pershendetet nga fanella e reprezentacionit te Cekise pas mbarimit te Kampionatit Boteror 2006 ne Gjermani, ka gjasa ai te merr pjese edhe ne Euro 2008 qe do te mbahet ne Zvicer dhe Austri.

Giovinco: Te ardhmen time e shoh ne Juventus

Lojtari i Empolit, Sebastian Giovinco pranon se e ardhmja e tij eshte te Juventus. Giovinco momentalisht eshte i huazuar ne radhet e Empolit pot per shkak te pjesemarrjes se shkelqyeshme shume eshte e mundur qe ne fundin e sezonit ai te kthehet ne Torino." Shihet qe jam i lumtur qe luaj per Empolin." - thote Giovinco. " Ajo me jep mundesi te zhvillohem si lojtar dhe besoj se prej saj do te kem beneficion dhe do te me plotesohet deshira te kthehem ne Juventus." " Ajo eshte enderra ime dhe e di se secili lojtar e ka te njejtin mendim - dmth te luaje per Juventus."

Gigli: Ne qershor tjeter merkato, jo vetem Diegon

Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli, ka bere te qarte dje se braziliani Diego nuk eshte objektivi i vetem i merkatos te bardhezinjeve per sezonin e ardhshem. "Diego? Secco, Blanc dhe Ranieri, po bejne llogarite e tyre, por ju them se ne liste nuk eshte vetem ai, pasi po shohim edhe lojtare te tjere qe mund te afrohen ne qershor. Diego eshte nje kampion, nje lojtar me cilesi te theksuara, por ne po marrim ne konsiderate shume alternativa te ndryshme. Per ne, muajt e ardhshem do te jene shume te rendesishem dhe duhet te japim maksimumin ne cdo sfide. Fatmiresisht, jane rikthyer shume lojtare te cilet kane pasur probleme me demtimet, ndaj Ranieri mund te rreshtoje skuadren me te mire ne fushe. Buffon? Eshte i padiskutueshem, numri 1 ne bote jo vetem si portier. Jam i sigurt qe do te fitojme 10 - 12 - 15 pike nga pritjet e tij. Por e theksoj se skuadra e re do te detajohet vetem pasi te kemi siguruar Ligen e Kampioneve", tha ai.

Bufon pranon: Akoma nuk jam në formë

Rikthehet pas dëmtimit Gigi Buffon është rikthyer dje në Udine, mes dy shtyllave pas dëmtimit, dhe pranon se akoma nuk është në gjendje optimale për paraqitjet e tij dinjitoze: "Le të themi se diçka të mirë arrita ta bëj, por nëse duhet të them të vërtetën, nëse duhet të them se jam 100%, them që jo, nuk është kështu. Meqë e njoh veten mirë, e kuptova se në shumë gjëra të vogla, edhe në shkelmimet e topit, nuk mund të ulesha shumë me shpinë në momentin e goditjes. Nuk është e thjeshtë për një portier që jeton, para së gjithash me aksione dhe situata instikti, të qëndrojë aty gjithnjë për të kontrolluar gjithçka. Por më shkoi mirë". Tifozët e Juventusit mund të gëzohen, pasi portieri nuk do të operohet në shpinë: "Shumë njerëz më këshilluan të mos operohem, edhe pse kur preket kolona vertebrale. Eshtë mirë që hekuri të qëndrojë larg. Mendoj që me pak pushim dhe ndonjë ilaç, gjërat të përmirësohen".

Trajneri i Juventusit përgëzon skuadrën, pas fitores në Udine dhe rikthimet e lojtarëve

Juventusi ka rrezikuar seriozisht në Udine, por Klaudio Ranieri është shumë i kënaqur nga paraqitja e të tijve të aftë, pasi përmbysën një rezultat që u zhbllokua që në pjesën e parë. "Është një përmbysje që vlen shumë,shpjegoi trajneri i Juventusit,sepse skuadra diti të reagojë, pas një pjese të parë me vuajtje, pastaj zotëruam lojën dhe vuajtëm më pak. Përgëzime Udinezes, një skuadër e ndërtuar shumë mirë, që luan futboll të bukur." Juventusi tregoi gjithë karakterin e tij në ndeshjen e "Friulit" dhe trajneri roman për këtë është i ndërgjegjshëm: "Janë tri pikë që vlejnë dyfish,tha Ranieri.Përgëzime djemve tanë, që nuk u dorëzuan asnjëherë." Dhe pa dyshim, merita më e madhe i shkon Iakuintës, që shënoi golin e fitores vetëm 16 sekonda pas hyrjes së tij në fushë. Trajneri bardhezi largon çdo meritë për gjetjen e duhur të zëvendësimit, Iakuinta për Trezegenë, pikërisht në momentin e duhur: "Është merita e lojtarit. Unë nuk kam probleme, kur i kam të gatshëm të gjithë trajnerët. Problemet i kam atëherë kur nuk janë të gatshëm." Kundër Udinezes është rishfaqur në fushë, pas një periudhe të gjatë, Kamoranezi, i cili luajti që nga minuta e parë, autor i një paraqitjeje të shkëlqyer, por që, sipas Ranierit, nuk ishte nota e vetme pozitive e ndeshjes: "Nuk ndikoi vetëm Mauro, por të gjithë, edhe rikthimi i Bufonit, Zebinasë dhe Kielinit,konfirmoi Ranieri.Ishte e rëndësishme të riktheheshin pas dëmtimeve të gjithë lojtarët e rëndësishëm. Edhe Zebina është një lojtar, tek i cili besoj. Kamoranezin pastaj e njohim të gjithë. E kam pasur shumë pak të gatshëm në fazën e parë, ndaj ishte e rëndësishme ta niste mirë këtë cikël ndeshjesh dhe të jetë në formë." Një fillim i mirë, edhe pse javën që vjen mbërrin Roma në Torino.

e diel, 10 shkurt 2008

Derbi Bardhezi ne favor te Zonjes

Ne kuader te gjiros se 22 te Serie A-se Juventusi fluturoi per ne Friuli te Udines, ku u ndesh me ekipin nikoqir Udinese. Ne fillim te ndeshjes, ne minuten e 6 Dossena hapi rezultatin ne 1-0 ne favor te ekipit nikoqir. Pjesa e pareu mbyll me rezultatin identik 1-0. Ne ndeshjen e dyte Juventusi mori iniciativen, dhe filloi akcione te ashpera ne 16-teshin e kundershtarit. Ne minuten e 60, nga nje krosim nga nje ridhenje nga kendi e harkuar nga Del Piero, Camoranesi me nje goditje me koke e barazon rezultatin ne 1-1 . 15 minuta me vone Vincenzo Iaquinta kalon ne epersi ekipin torinez ne 2-1, rezultat i cili do te ngel deri ne fund te ndeshjes.
Informacione rreth ndeshjes:
UDINESE-JUVENTUS 1-2 (1-0)
GOLASHENUES: Dossena 6 min, Camoranesi 60 min, Iaquinta 75 min.
UDINESE: Handanovic; Zapata, Coda, Lukovic; Ferronetti (Candreva 87 min), Ilner, D’Agostino, Dossena; Floro Flores, Quagliarella, Di Natale.
Lojtaret rezerve: Chimenti, Zapotocny, Colombo, Emerenko, Isla, Siqueira. Trajner: Marino.

JUVENTUS: Buffon; Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (Sissoko 86 min), Nocerino (Palladino 70 min), Zanetti, Nedved; Del Piero, Trezeguet (Iaquinta 74 min).
Lojtaret rezerve: Belardi, Grygera, Salihamidzic, Tiago.
Trajner: Ranieri.

REFER: Rocchi nga Florence.
Kartona te verdhe: Nocerino 42 min, Zebina 45 min, Quagliarella 67 min

Fillon "Muaji i proves" per bardhezinjte

Juventusi ka harruar problemet e dy sezoneve te fundit dhe tashme kerkon nje rol protagonisti ne Serine A qe ne edicionin e rikthimit. Projekti pesevjecar per t'a bere perseri te madhe "Zonjen e Vjeter" duket se eshte harruar dhe drejtuesit kerkojne menjehere rezultate nga trajneri Ranieri dhe skuadra. "Vendi i trete i rendesishem, pasi ne jemi Juventusi. Operacionet ne merkato? Do t'i vleresojme ne fundin e kampionatit", ishin fjalet e administratorit Bland ne revisten "Hurra Juventus". Ai ka bere te qarte se obejktivi mbetet pjesemarrja ne Ligen e Kampioneve, qe garanton te ardhura te medha per klubin dhe prestigj nderkombetar. "Vendi i trete nuk shihet si nje deshtim, por gjithcka do te varet nga menyra se si do t'a arrijme kete objektiv", deklaroi ai. Nje gje e tille mund te percaktohet qe ne muajin r ardhshem, ku bardhezinjte do te luajne kunder Udineses, Romes,Reggines, Torinos dhe Fiorentines. Nje fitore ne 5 ndeshjet e fundit ka afruar rrezikshem te gjithe ndjekesit e bardhezinjeve, ndaj Ranierit nuk i lejohen me gabime. Mbi te rendon fakti se ka shprehur gjithmone besim te titulli kampion dhe kualifikimi ne Kupen e Italise. Por, ne te dyja rastet, skuadra ka deshtuar pasi gjendet -12 pike nga Interi dhe me pas u eliminua nga zikalterit dhe nga Kupa e Italise. Per me teper, Juventusi duhet te shohe ecurine e Sissokos dhe te Tiagos, i pari i kerkuar me ngulm nga Ranieri, ndersa i dyti i duhet te kthehet ne formen me te mire sikurse me pare. Nese ne te dyja rastet nuk do te kete rezultatet pritura, atehere Ranieri do te cilesohet si fajtor dhe nje shkarkim i tij nuk do te ishte nje hipoteze e pamundur.

e shtunë, 9 shkurt 2008

Ndeshja Udinese - Juventus

20 lojtaret e thirrur nga Ranieri per ndeshjen kunder Udineses


Juventusi te dielen do te ndeshet me ekipin nga Friuli, Udinese. Kjo ndeshje do te jete njera nder ndeshjet me te rendesishme per Juventusin ngaqe te dyja ekipet jane duke u matur per nje vend ne Champions. Juventusi ne ndeshjen e pare me Udinesen kete sezon, pesoi humbjen e pare ne stadiumin Olimpico te Torinos me rezultatin 1-0. Golin e shenoi Antonio Di Natale. Ne kete ndeshje tekniku bardhezi nga Torino, Claudio Ranieri do te kete ne dispozicion thuajse ekipin e tij me te forte. Ne kete ndeshje do te mungojne mbrojtesi Andrade, mesfushori Marchionni, portieri Vanstrattan te cilet jane te lenduar, ndersa mbrojtesi Guglielmo Stendardo eshte i diskualifikuar per kete ndeshje. 20 lojtaret e thirrur nga Ranieri jane:
1 Buffon
2 Birindelli
3 Chiellini
5 Zebina
6 Zanetti
7 Salihamidzic
8 Camoranesi
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Belardi
17 Trezeguet
20 Palladino
21 Grygera
22 Sissoko
23 Nocerino
28 Molinaro
30 Tiago
31 Novembre
33 Legrottaglie



Diego, Juventus prane blerjes se brazilianit

Juventus eshte gjithnje e me prane Diego Ribas da Cunhas. Braziliani i Werder Bremenit qe kerkohej prej disa klubeve evropiane ka preferuar bardhezinjte te cilet i konsideron si skuadren e te ardhmes se tij. Ditet e fundit ishte hapur nje beteje e ashper per Diegon, edhe pse Juventusi ishte gjithnje ne Pole Position per t'a marre. Klubi nga Galileo Ferraris per te evituar ndonje surprize ka udhetuar ne drejtim te Gjermanise me nje oferte prej 30 milion euro qe duhet te mjaftojne per te mbyllur cdo diskutim dhe per te lene thate te gjithe konkurrencen. Per me teper Juventus ka edhe nje avantazh tjeter ne krahasim me skuadrat e tjera. Bardhezinjte nuk kane probleme ligjore, pasi Diego Ribas eshte me origjine lombarde dhe prej 3 vjetesh ka pasaporte italiane. Nje tjeter avantazh qe Juventus ka ne krahasim me skuadrat tjera eshte se nuk duhet te prese Ligen e Kampioneve per te marre brazilianin 22 vjecar. Nderkohe Werder ka gjetur zevendesuesin e Diegos per sezonin e ardhshem. Behet fjale per Mesut Ozil, futbollist i skuadres perfaqesuese gjermane U-21. Ozil u ble nga skuadra e Schalke 04 per nje shifer prej 5.5 milion euro.

e premte, 8 shkurt 2008

Ranierit po i buzeqesh fytyra

Trajnerit bardhezi Claudio Ranierit duket se tashme po fillon t'i buzeqesh fytyra. Nga demtimet e shumta qe perjetonte nga lojtaret kyc te ekipit te Juventusit, tashme lendimet po marrin fund ne deren e Zonjes. Buffon, Zebina, Chiellini,Del Piero dhe Trezeguet jane lojtaret qe tekniku juventin do te mund t'i kete ne dispozicion gjate ndeshjes se gjiros se 22, ku Juventusi do te perballet me Udinesen ne transferte. Zebina dhe Chiellini do te kthehen sigurisht, Camoranesi eshte ne gjendje 100% t'i ndihmoje shoket e tij te ekipit, Buffon, Del Piero dhe Trezeguet jane rekuperuar dhe do te jene titullar ne ndeshjen e radhes - thekson tekniku bardhezi Claudio Ranieri.
Ranieri ne kete ndeshje me siguri se do te luaje me formacionin e tij me te forte. Ne porte pa dyshim se do te jete Buffon, ne mbrojtje Grygera, Legrottaglie, Chiellini dhe Molinaro. Ne mesfushe do te jene Camoranesi i ndihmuar nga Sissoko, Zanetti dhe Nedved ndersa ne sulm dyshja tejet e rrezikshme Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet.

Diego: Dua te nenshkruaj per Juventusin

Ylli brazilian i Werder Bremenit Diego deklaroi se deshiron te nenshkruaje per Juventusin, dhe beson se transferimi i tij do te realizohet ne veren qe vjen. Bardhezinjte kane ndermend te blejne nje lojtare te klasit boteror dhe njeri nder prioritetet e para eshte qe ne fund te sezonit te blejne yllin brazilian Diego. Lojtari 22 vjecar po luan ne nje form te shkelqyeshme ne kampionatin gjerman dhe eshte golashenuesi me i mire i Werder Bremenit, dhe bashke me Luca Tonin po udheheqin listen e golashenueseve me te mire te Bundesliges. Diego per "La Gazzetta dello Sport" thote se Juventusi ka shprehur nje interesim te madh per ate dhe duan qe t'a kene ne radhet e tyre gjate sezonit te ardhshem. Diego thote se Juventusi eshte njeri nder ekipet me te pelqyera ne Brazil. Ai ka shprehur deshiren e tij qe te luaje perkrah Alex Del Pieros dhe portierit me te mire ne planet Gianluigi Buffon. Drejtuesit e Werder Bremenit nuk duan qe lojtarin me te mire te ekipit t'a shesin me nje cmim me te ulet se 35 milion euro. Juventusi javen e kaluar i kishte ofruar klubit gjerman nje shume te hollash prej 30 milion euro.

Sissoko: Jam me i mire se Mascherano

Mommo Sissoko flet per drejtuesit juventin sepse nuk kane gabuar qe e kane angazhuar ate. Juventusi ishte i interesuar per dy lojtaret e qendres se mesfushes te Liverpoolit, Javier Mascherano dhe Mohamed Sissoko por vendosen qe t'a sjellin reprezentuesin nga Mali. Sissoko me plotbesim thekson se eshte zgjedhje me e mire prej Mascheranos. " Dua te fitoje trofe. Besoni, une jam me i mire prej Mascheranos" - thote Sissoko per revisten ditore Tuttosport.

Japonezet e duan cekun Pavel Nedved

Klubi Japonez Tokyo lajmeroi se duan pas mbarimit te kesaj sezone, ceku Pavel Nedved te kaloje ne radhet e tyre. Japonezet i ofruan Nedvedit nje shume te hollash prej 10 milion euro per nje sezone te kaluar ne radhet e kesaj ekipe.

Juvja nuk e harron Xhilberto Silvën

Përveç hipotezave për Diegon dhe Dekon, drejtori sportiv Seko këmbëngul për brazilianin. Vazhdon të punojë "nën rrogoz" në merkato Juventusi, që ëndërron të formojë një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm. Kualifikimi në Champions mund të sigurojë parà të vlefshme për arkat e bardhezinjve, për t'i riinvestuar më pas për blerje me vlerë. Nëse Diego është objektivi kryesor, mbetet për t'u rregullluar mesfusha. Pas zërave për portugezin Deko, rikthehet fuqishëm pista që të çon te Xhilberto Silva. E tashmja është kampionati, përmes së cilës Juventusi kërkon të rikthehet mes skuadrave më të mëdha të Europës për sezonin që vjen. Vendi i tretë aktual duhet mbrojtur; kualifikimi në Champions do të ishte "qershia mbi tortë" për të drejtuar një fushatë merkatoje, në gjendje për të arritur cilësinë në skuadër, me një formacion sasior për një klub që kërkon të kthehet sa më shpejt të fitojë. Dhe atëherë, nëse për shumë "bigë" merkatoja është në vendnumëro, në pritje të mbylljes së sezonit, për bardhezinjtë nuk është asnjëherë koha e mbylljes. Klubi vazhdon të punojë edhe me "drita" të fikura mbi objektivat e sezonit që vjen, duke vlerësuar situata të mundshme. Pas heqjes dorë për Maskeranon, hedhjes së bazave për bisedimet mbi Diegon, e ngrirë për momentin ajo me Van der Vartin, hipoteza për blerjen e Dekos, Alesio Seko mund t'i përshpejtojë gjërat për Xhilberto Silvën.Lojtari i Arsenalit ka mosmarrëveshje tashmë me Arsen Vengerin dhe s'ka ndër mend ta durojë një situatë që sa vjen e bëhet konfrontuese. Mesfushori brazilian bëri të ditur se kërkon të largohet, gjë që nuk është lënë pa u vërejtur nga klubi bardhezi, i cili mund të arrijë ndonjë marrëveshje. Lojtarit i skadon kontrata më 2009-n, por, përmes rregullores së FIFA-s mund të lirohet me një çmim më të ulët. Nëse Xhilberto Silva mbetet objektiv i Juves, Vengeri kërkon tek Arsenali Rafaele Paladinon. Vështirë që klubi bardhezi të vendosë të privohet nga një prej kampionëve të tij, por, përballë një oferte të majme, Alesio Seko mund të mendohet.

e enjte, 7 shkurt 2008

Juventusi brengoset per Buffonin


Zerat nga Juventusi tregojne se edhe njehere pjesemarrja e Gigi Buffonit ne Udine eshte e vendosur ne shenje pyetesore. Zonja e Vjeter do te ndeshet kete fundjave me Udinesen, dhe shpresojne se Buffon do te jete pjese e ekipit. Por Buffon ne ushtrimet e sotshme ne kampin Vinovo dukej sikur te kete dhembje sidomos ne intervenimet ku duhet krejtesisht te zgjatet. Personali mjekesor i Juventusit nuk duan t'a kthejne Buffonin me heret ne fushe ngase nese lendimi i shpines perseritet, portierit duhet t'i behet intervenim kirurgjik ku duhet te qendroje jashte fushe nje kohe te gjate. Reprezentuesi cek Zdenek Grygera dhe Raffaele Palladino vetem shkurte morren pjese ne treningun e sotshem ndersa Cristian Molinaro, Marco Marchionni dhe Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade munguan.

Legrottaglie: Buffon, Maradona i Juventusit


Per mbrojtesin e Juventusit, Nicola Legrottaglie, "Buffon" eshte Maradona i klubit bardhezi". Sipas lojtarit italian, gardiani i portes arrin te shpetoje shume pike per Juventusin gjate nje sezsoni dhe kjo e ben nje legjende per torinezet. Buffon ka munguar ne ndeshjet e fundit per shkak te dhimbjeve ne shpine, por pritet qe ai te rikthehet ne fushe kete fundjave ndaj Udineses.

Juventusi po ndjek suedezin Elmander

Juventus po ndjek me ngulm lojtarin e Touluse, Johan Elmander, dhe shume e vertete eshte se Zonja e Vjeter ne fund te sezonit do te mundohet t'a angazhoje ne radhet e saj. Reprezentuesi suedez eshte prioritet i Ranierit gjate afatin kalimtar veror. Per Elmander te interesuar jane edhe ekipet qe vijne nga Premier League Newcastle, Sunderland dhe ekipi i WBA.

Juventus nuk dorezohet per angazhimin e Mathieu Flamini

Juventus do t'a vazhdojne luften qe ne radhet e tyre te sjellin lojtarin mesfushor te Arsenalit, Mathieu Flamini. Flamini po luan ne forme te shkelqyeshme dhe eshte njeri nder me te miret ne radhet e Topcinjeve. Kontrata reprezentuesit francez me Arsenalin i skadon ne qershor, dhe Juventus shpresojne se do t'a bindin lojtarin te kalon ne radhet e tyre - shkruan Corriere dello Sport. Flamini theksoi se eshte i lumtur te Arsenal dhe deshiron qe t'a vazhdoje kontraten me klubin londinez per te qendruar edhe me tej ne Emirati.

Nedved gati rinovim edhe per nje sezon

Juventusi e kishte vendosur prej kohesh: Pavel Nedved duhet te luaje edhe pe nje tjeter sezon me fanellen bardhezi. Paraqitjet me te fundit te cekut kane sherbyer thjeshte per te konfirmuar synimin. Por edhe Nedved mund te kete vendosur per te rinovuar kontraten, megjithate, 35 vjecari preferon te perballet me kete teme vetem ne fund te sezonit. Kushti per te vazhduar "bashkejetesen" eshte Liga e Kampioneve: nese Juventusi do te luaje ne kete aktivitet vitin e ardhshem, rinovimi do te jete i sigurt.

e mërkurë, 6 shkurt 2008

Cannavaro - Zambrotta ultimatum Donadonit qe te therret Del Pieron ne Kampionatin Europian

Kapiteni i reprezentacionit te Italise Fabio Cannavaro si dhe bashkekombasi i tij Gianluca Zambrotta kane kritikuar veprimin e Roberto Donadonit per ceshtjen Del Piero. Te dy lojtaret te cilet kane dale ne ndihme te Pinturicchios, kane alarmuar seleksionuesin e pankines italiane Donadonin qe te therret Alex Del Pieron gjate Europianit 2008 qe do te mbahet ne Zvicer dhe Austri. Cannavaro thekson se Alex eshte shtylla kryesore e sulmit Axurrian, dhe se do te ishte nje gabim katastrofal ne qofte se nuk do te jete i kycur per pjesemarrje ne Europian. Nga ana tjeter Zambrotta, ish lojtari i Juve, thekson se Del Piero eshte nje "Legjende" e futbollit italian, dhe se do te ishte krejtsisht e padrejte qe mos te ftohet nga tekniku italian, Donadoni. Ai njeherit thekson se Del Piero do te jete lojtari kryesor ne sulmin e Italise, i cili ka pervoje te madhe dhe din se si te asistoje dhe te shenoje kur eshte topi prane kembeve te tij. Edhe strategu italian, Donadoni tregon se Del Pieros i duhet kohe qe te pushoje ngaqe ne ndeshjet e fundit ai tregoi se forma e tij cdo dite po permiresohet dhe nese vazhdon te luaje keshtu, do te jete lojtari i pare i thirrur nga Donadoni per KE 2008.

Deco refuzon kalimin te Juventus

Portugezi Deco qe momentalisht mbron ngjyrat e klubit katalanas Barcelona, duket se ka ngulur kembe se do te qendroje ne Katalonia deri ne fundin e kontrates se tij dmth deri ne vitin 2010. Juventusi te henen tregoi interesim per portugezin Deco qe te bejne nje kembim ndermjet dy lojtareve portugez, atyre te Tiagos (Juventus) dhe Deco (Barcelona). Mirepo ky i dyti duket se nuk eshte i interesuar per nje kalim ne radhet e Juventusit, dhe thekson se eshte gati te luftoje ne klubin blaugrana per nje vend titular, ngase kohen e fundit shpesh here eshte alternative e lojtarit nga Bregu i Fildishte, Yaya Toure. Lojtari felenderon drejtuesit e Juventusit per interesimin e tij, por portugezi brazilian duket se ka ngulur mendjen te perqendrohet deri ne skadimin e kontrates se tij qe ka me klubin e Barcelones, dhe me pas te kthehet ne vendlindje per te mbyllur karrieren e tij si futbollist profesional.

Juventus ne Friuli bashke me Buffon dhe Trezeguet

Dy lojtaret kyc te bardhezinjeve Gianluigi Buffon dhe David Trezeguet do te jene ne dispozicion te trajnerit Claudio Ranieri te dielen ne ndeshjen e rendesishme ku Juventus do te perballet kunder ekipit te rrezikshem te Udineses. Buffon i cili ndiente nje dhimbje ne shpine, ishte qeshtja kryesore e diteve te fundit ne kampin Vinovo te Torinos dhe mendoheshte qe portieri boteror do te jete larg fushes per rreth 4 muaj, dhe se do te rrezikonte edhe pjesemarrjen e tij ne Kampionatin Europian qe do ta mbahet ne Zvicer dhe Austri. Mirepo Buffon tashme eshte gati 100%, dhe do te jete i kycur ne loje qe nga minuta e pare. E njejta gje po ndodh edhe me goleatorin franko - argjentinas, David Trezeguet. Trezeguet ne stervitjen e se martes kishte marre nje lendim ne kemben e tij, dhe zgjonte zhurme ne ambientin juventin se a do te jete i gatshem per ndeshjen e se dieles kunder Udines, nje ndeshje qe per bardhezinjte nga Torino do te jete mjafte e rendesishme. Mirepo Trezeguet eshte ne gjendje te filloje lojen qe nga minuta e pare e ndeshjes, dhe do te ndihmoje skuadren e tij drejt fitores.

e martë, 5 shkurt 2008

Nedved deshiron te sheh Hamsik te Juventus

Marek Hamsik nenshkroi per Napolin veren e kaluar nga radhet e Brescia dhe eshte zbulim i vertete i Serie A-se kete sezon. 20 vjecari Hamsik eshte zinxhiri kryesor i mesit te fushes te Napolit dhe ne 21 ndeshjet e deritanishme ka shenuar 6 gola. Juventus interesoheshte per te riun Hamsik mirepo drejtori sportiv i Juves Alessio Secco vendosi te angazhoje Sergio Bernardo Almiron dhe Tiago Cardoso Mendes. Ky u tregua nje potez i keq, pasiqe dy lojtaret nuk u gjenden ne radhet e Zonjes se Vjeter. Almiron tashme u huazua ne Monaco, por edhe Tiago ishte prane largimit te Zonjes mirepo largimi i tij u rrezua ne momentin e fudnit. "Hamsik shume mire e permiresoi kualitetin e tij per shume pak kohe" - theksoi Nedved. "Per nje periudhe te shkurte ai u be nje lojtar i mire. Marek me te vertete posedon kualitete te shumta".

Juventusi vazhdon te jete ekipi me i penalizuar ne Itali

Oservatorio e dyte tregon se gabimet e gjyqtareve ne Calcion italiane, po shkaterrojne ekipet italiane, si dhe futbollin italian ne pergjithesi. Njera nder skuadrat me te panalizuara eshte Juventus te cilit gabimet e gjyqtareve ia kane rrembyer 13 pike.E dyta eshte Regina me -12 pike, Milani dhe Roma me nga -7 pike,me -5 pike Lazio, me nga -2 pike jane te penalizuar Atalanta dhe Cagliari. Pa keto gabime ja si do te kishte qene renditja tabelare deri ne gjiron e 21 te Serie A-se italiane:

1 Juventus 54 +13
2 Roma 52 +7
3 Inter 47 -6
4 Milan * 40 +7
5 Fiorentina 34 -3
6 Atalanta 31 +2
7 Reggina 30 +12
8 Sampdoria 28 0
9 Napoli 28 +1
10 Lazio 28 +5
11 Udinese 27 -6
12 Genoa 26 -2
13 Palermo 26 -2
14 Catania 23 0
15 Siena 21 +1
16 Livorno * 20 -1
17 Parma 19 0
18 Empoli 16 0
19 Cagliari 16 +2
20 Torino 16 -5

Juventus deshiron "shkembim" te Tiagos per Decon

Juventusi jane gati t'a ofrojne lojtarin e tyre te mesfushes Tiago ne radhet e Barcelones, dhe si shkembim te marrin Decon. Drejtuesit e Juves tek Deco shohin lojtarin ideal i cili do t'a permiresonte kualitetin e klubit ne mesfushe me cka Juventusi do te jete konkurrent ne sezonin e ardhshem ne Itali si dhe ne Europe. Corriere dello Sport thote se shkembimi Tiago - Deco do te ishte e logjikshme duke u nisur nga ajo se Barcelona muajin e kaluar shfaqi interes per lojtarin portugez te Juves, Tiago. Por ende eshte heret se portugezet a do t'i kishin nderuar fanellat.

Juventusi ne telashe, demtohet Trezeguet


Juventus ndodhet ne krize. Pas barazimit "djeges" 1-1 ndaj Cagliarit, skuadra bardhezi mund te luaje pa sulmuesin kryesor David Trezeguet ne transferten e veshtire te Udines. Lojtari francez ka nderprere stervitjen per shkak te terheqjes muskulare. Neser mjeket do bejne nje ekografi ne kemben e djathte te shtatelartit per te zbardhur shkallen e demtimit te tij. Mes te demtuareve jane edhe Andrade, Marchionni,Zebina ndersa Buffon dhe Chiellini tashme jane ne dispozicion te trajnerit bardhezi Claudio Ranieri.

Juventusi lider momental ne Serie A?


Gabimet e refereve te Italise, ne vitet e fundit pothuajse po shkaterrojne futbollin italian. Duke u nisur nga ajo se qe nga mesi i vitit 2006 dhe deri ne kete moment Calciopoli po shkaterron Futbollin Italian. Ne vitin 2006 kriza Calciopoli shkaterroji dominimin e Juventusit ne Itali, me nje rrezim ne Serie B. Mirepo kjo nuk po ndalet me kaq? Kete sezon arbitret italian po anojn po thuajse shumica per Interin, duke iu dhuruar ne secilen loje nga nje penallti. Ne dy ndeshjet e fundit te Interit si nikoqir, Interi fitoi maksimumet e pikave (dmth 6 pike) fale penalltive kontroverze kunder Parmes ne minuten e 90 dhe kjo me e fundit ajo kunder Empolit. Kryetari i refereve italian Pierluigi Collina eshte duke menduar nje strategji ndryshe, dhe ka denuar Referet si dhe ekipet qe jane te ndihmuar nga gjyqtaret. Nese do te ishte gjithcka "Fair Play" tabela e klasifikimit e Serie A-se do te ishte keshtu:
Juventus 48 (41)
Inter 45 (53) Roma 45 (45) Milan 41 (33) Fiorentina 36 (37) Atalanta 33 (29) Palermo 28 (28) Sampdoria 28 (28) Udinese 28 (33) Napoli 27 (27) Genoa 26 (28) Reggina 25 (18) Lazio 24 (23) Livorno 23 (21) Catania 21 (23) Siena 21 (20) Parma 19 (19) Torino 18 (21) Cagliari 16 (14) Empoli 15 (16)

e hënë, 4 shkurt 2008

Buffon rikthehet te dielen ne ndeshjen kunder Udineses


Portieri me i mire i vitit 2007, dhe njeherit portieri i ekipit te Juventusit Gianluigi Buffon do te rikthehet ne terenet e gjelberta te dielen ku Juventusi do te ndeshet me Udinesen. Lajmin e ben te ditur stafi i Juventus.com, te cilet theksuan se Buffon do te jete gati te dielen. Edhe vete Buffon tregon se tashme gjitcka eshte ne rregull me lendimin qe kishte ne shpine, dhe tashme do te jete ne dispozicion te trajnerit Clauido Ranieri. Buffon me shume se dy jave po ankohet nga nje lendim ne shpine, mirepo fatmiresisht ajo kishte qene vetem nje mozaik. Lendimi i Buffonit ishte ceshtje kryesore ne keto javet e fundit ne kampin e Juventusit, te cilet kane mundur qe te humbin portierin e tyre deri ne fundin e ketij sezoni.

Del Piero: Tiago eshte nje lojtar i shkelqyeshem


Alessandro Del Piero flet per bashkelojtarin e tij Tiago, per te cilin thekson se eshte nje lojtar i shkelqyeshem. Ai i del ne mbrojtje portugezin, duke treguar se ai eshte nje lojtar qe karakterizohet me disa vecori pozitive, mirepo koha nuk po e premton ate ku ai nuk mund t'i tregoje te ardhurat e tij qe posedon. Del Piero ishte shtylla e vetme qe portugezi Tiago te mbetet tek Juventus, per te cilin fliteshte per nje kalim te radhet e Tottenham Hottspur. Ne ndeshjen me Cagliarin pashe nje Tiago krejtsisht ndryshe nga ajo qe kisha pare me heret. Ai luajti ndeshjen e tij me te mire per Juventusin, pre qe erdhi veren e kaluar - thekson kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero.

Claudio Ranieri i del ne mbrojtje kapitenit te Juves

Claudio Ranieri, trajneri i Juventusit mbeti ne mbrojtje te lojtarit te tij, Alex Del Piero pas pjesemarrjes se dobetne ndehsjen e djeshme kunder Cagliarit. Binconeret ishin te pikelluaritne ndeshjen kunder ekipit i cili eshte ne renditjen e fundit te Serie A-se Cagliari, ne te cilen mezi nxjerren barazimin e rezultatit 1-1. Njeri nder lojtaret me te dobet ne ate ndeshje ishte Del Piero. Pinturicchio beri gjithcka qe mundeshte. Duheshte t'i jepnim me shume topa te perdorur, qe te mund te beje dicka me teper - thekson Raniri ne mbtojtje te Del Pieros.

Del Piero: Donadoni e di numrin e celularit tim

Ndonëse nuk është përfshirë në emëroren e kombëtares për miqësore ndaj Portugalisë më 6 shkurt, Alesandro Del Piero është i bindur se do të paraqitet në Euro-2008. Madje, ai ka përzgjedhur edhe fanellën me të cilën dëshiron të luajë gjatë kësaj vere në Zvicër dhe Austri. "Do të dëshiroja të paraqitem me numrin 7. Në Juventus e barti fanellën me numrin 10, por në kombëtare do të dëshiroja të bart fanellën më numrin 7. Me këtë numër kam fituar titullin e kampionit botëror në Gjermani", ka theksuar Del Piero, duke shtuar: "Telefoni im celular është i kyçur, kurse Donadoni e din numrin tim".

Merkatoja e Juventusit gjate afatit kalimtar veror


Juventus ka menduar gjate kohe se cilet do te jene lojtaret kyq qe do t'iu bashkangjiten bardhezinjeve prej sezonit te ardhshem. Deri tani Juventus per sezonin e ardhshem ka siguruar dy blerje, ato te suedezeve Albin Ekdal dhe Olof Erik Mellberg. Mirepo Juveja nuk ndalet vetem me kaq. Drejtuesit e Zonjes kane caktuar nje shifer prej 83 milion eurosh, qe do te shpenzohen gjate afatit kalimtar te veres. Emrat me te kerkuar jane : Diego Ribas da Cunha - (momentalish lojtar i Werder Bremenit) - 30 milion euro Carvalho Amauri - (momentalish lojtar i Palermos) - 20 milion Deco - (momentalisht lojtar i Barcelones) - 15 milion euro Vargas - (momentalish lojtar i Catanias) - 10 milion euro Frank Lampard - (momentalisht lojtar i Chelsea) - 8 milion euro.

Deco ne shenjester te Juventusit

Juventusi po planifikon qe te dergoje nje oferte per lojtarin mesfushor te Barcelones, Deco. Reprezentuesi portugez ne kete sezon shume shpesh i fillon ndeshjet nga pankina rezerve. Per kete gjendje te Decos, shume me te shpeshta jane lajmet te cilet e lidhin me nje largim nga klubi katalanas. Diario Sport informon se Ranieri tek Deco e sheh elementin ne mefushen e Juventusit e cila mungon ne kete sezon. Portugezi do te ishte nje zevendesim per bashkekombasin e tij Tiago i cili mesiguri do te largohet nga Juventus ne fundin e ketij sezoni. Pervec Decos, Juve po interesohet edhe per mbrojtesin e Fiorentines, Dario Dainelli i cili do te duhet t'a zmadhoje konkurrencen e vijes mbrojtese. Juventusi pervec ketyre dy lojtareve, eshte i interesuar edhe per sulmuesin e Palermos, Carvalho Amauri, Johan Elmander nga Touluse, Diego nga Werder Bremen si dhe per sulmuesin e Sampdorias Antonio Cassano.

e diel, 3 shkurt 2008

Ndeshja Juventus - Caglari pa fitues

Ndeshja e gjiros se 21 e Serie A-se, ajo ndermjet Juventusit dhe Cagliarit perfundon me rezultatin 1-1. Se pari ne avantazh erdhen mysafiret ne minuten e 54, me golin e shenuar nga Bianco, ndersa ne aksionin e ardhshem shifrat i barazon ceku Pavel Nedved ne 1-1. Ne kete ndeshje duhet theksuar se ne radhet e Juventusit debutoi lojtari me i ri i kesaj ekipe "Mohamed Lamine Sissoko", i cili luajti shkelqyeshem ne debutimin e tij ne dressin bardh e zi. Nje loje te bukur tregoi edhe Tiago Cardoso Mendes, i cili ne minuten e 67 u zevendesua nga Sissoko. Nga ana tjeter, portieri i Cagliarit Storari ka qene shtylla kryesore, dhe fajtori i vetem qe kjo ndeshje te mbaroje me rezultatin 1-1, duke mos i lejuar juventinet qe te dalin si fitues nga kjo ndeshje.

Cassano apo Elmander?







Juventusi po menodn qe prej sezonit te ardhshem te permbush shtyllen e sulmit me nje sulmues klasi. Emrat me te permendur jane ata te suedizit Johan Elmander dhe italianit Antonio Cassano.
Elmander i cili momentalisht mbron ngjyrat e ekipit francez Touluse eshte nje lojtar tejet i spikatur, disa prej intelektualeve te futbollit e krahasojne edhe me sulmuesin shtatlarte te Interit, Zlatan Ibrahimovic. Mirepo Juventusi me teper anon per t'a blere lojtarin italian Antonio Cassanon, te cilin e krahasojne me legjenden e Juves Alex Del Piero, dhe jane te mendimit se Cassano do te ishte zgjidhje e shkelqyeshme ne repartin e sulmit, duke u nisur nga ajo se Pinturicchio tash me eshte 33 vjec.

e shtunë, 2 shkurt 2008

Ndeshja Juventus - Cagliari, te thirrurit nga Ranieri


Ne ndeshjen e gjiros se 21 te Serie A, Juventusi do te ndeshet me Cagliarin. Ne kete ndeshje do te jete i thirrur edhe perforcimi me i ri i Zonjes se Vjeter, Mohamed Lamine Sissoko. Ranieri ne kete ndeshje nuk do te mund te kete ne dispozicion disa lojtar sic jane : Buffon, Andrade, Chiellini, Marchionni, Zanetti, Stendardo, Zebina dhe Iaquinta.
Lista e lojtareve te thirrur nga Ranieri ne ndeshjen kunder Cagliarit:
2 - Alessandro Birindelli
7 - Hasan Salihamidzic
8 - Mauro Camoranesi
10 - Alessandro Del Piero
11 - Pavel Nedved
12 - Emanuele Belardi
17 - David Trezeguet
20 - Raffaele Palladino
21- Zdeneck Grygera
22 – Mohamed Sissoko
23 - Antonio Nocerino
28 - Cristian Molinaro
30 - Tiago Cardoso Mendes
31 - Cristiano Novembre
33 - Nicola Legrottaglie
35 - Simone Esposito
36 - Luca Castiglia
43 - Lorenzo Ariaudo

Juventus interesohet per Cassanon

Juventus eshte njeri prej kater klubeve italiane i cili eshte i interesuar per Antonio Cassanon. Lajmin e ben te ditur La Gazzetta dello Sport. Juventus po fillon negociatat per te ardhmen e Cassanos, dhe jane te mendimit se lojtari eshte nje zevendesues i mirefillte i Legjendes se Juves Alex Del Piero, i cili eshte ne kulmin e pensionimit. Lojtari momentalisht mbron ngjyrat e ekipit nga qyteti i Genoas, Sampdoria, mirepo i huazuar nga klubi Mbreteror i Realit te Madridit. Sampdoria eshte ne gjendje te bleje lojtarin me 5.5 milion euro, aq sa kerkon Reali, mirepo problemi kryesor qendron tek paga e larte e Cassanos me 3 milion sterlina eshte ne sezon. Juventusi nuk e ka problem pagen qe e kerkon lojtari dhe eshte ne gjendje qe ta marre lojtarin ne fundin e ketij sezoni. Ekipet e tjera te cilet duke i ndjekur hapat e Antonio Cassanos jane edhe klubet qe vijne nga Milano, Interi dhe Milani si dhe ekipi i Napolit.

Lippi rikthehet ne Juventus?

Marchello Lippi njeri nder trajneret me te mire ne bote, dhe njeherit trajneri kampion bote duket se eshte shume afer rikthimit te tij tek skuadra e tij e zemres Juventus. Lippi i cili po thuajse gjithe karrieren e bujshme qe e ka si trajner e kaloi ne pankinen e Juventusit. Mirepo pasi po flitet per nje rikthim te tij tek Zonja, ai nuk do te marre postin e trajnerit, mirepo do te marre postin e ish drejtorit sportiv te Zonjes Luciano Moggi, qe tashme eshte ne duart e Alessio Seccos. Shkaku qe drejtuesit juventin duan qe postin e drejtorit sportiv t'ia dorezojne Lippit, eshte pervoja e pakte e Seccos i cili kishte bere disa transferime qe zonjes nuk i sollen asgje. Ai ne veren e 2007 bleu Tiagon dhe Almironin per 22 milion euro, dhe donte ta shiste Chiellinin ne radhen e Manchster Cityt. Lippi mendohet si zevendesim i denje i Big Lucianos.

e premte, 1 shkurt 2008

Sissoko i gatshem per te luajtur

Reprezentuesi i Malit, Momo Sissoko eshte tejet i kenaqur per kalimin e tij ne Juventus dhe eshte e mundur ne qysh fundjave kunder Cagliarit ta kete debutimin e tij. Sissoko para disa diteve kompletoi kalimin e tij prej Liverpoolit i vlefshem 8.2 milion sterlina, mberriti me heret ne Torino qysh kur reprezentacioni i tij ishte i eliminuar ne Kupen e nacionaliteteve te Afrikes. "Zgjodha Juventusin sepse ky eshte tim ambicioz dhe me shum kampione." - thote Sissoko per La Gazzetta dello Sport". Me pelqen mentaliteti i lojes. Kjo ekipe perseri u kthye ne jete dhe ka deshire te madhe per te fituar". Qe i vogel jam adhurues i madh i lojes se Del Pieros, dhe me kenaqesi i kam percjellur ndeshjet e tij. Nuk me besoher sepse jam bashkelojtar i tij. Ambiciet per kete vit jane te kualifikohemi per zonen Champions. I gatshem jam per te luajtur qe tash, dua te luaj kunder Cagliarit. Krahasimi me Vieiran? Ai tashme tregoi se eshte kampion i madh, une duhet patjeter te tregoj se jam kampion.

Del Piero i del ne ndihme Tiagos

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero dergoi fjale te mira per bashkelojtarin e tij Tiago, duke i dhene perkrahje edhe perkunder formes te tij mjaft te dobet. Tiago arriti ne Torino prej vetem gjashte muaj por per shkak te formes se tij mjaft te dobet Zonja e Vjeter donte te lirohet nga lojtari qysh ne janar. Qe kur transferimi i Tiagos ne Tottenham u nderpre ne momentin e fundit, lojtari portugez do te qendroje ne Juventus deri ne fund te sezonit. "Ai eshte nje lojtar i shkelqyer mirepo deri tash nuk mundi te tregohet." - thekson Del Piero per Tuttosport."Keto jane pune te cilet ndodhin shume shpesh. Shumica e lojtareve kane probleme kur vijne ne mjedise te reja. Tiago eshte ne gjendje per te arritur shume, dhe per ate duhet te qendroje i qete dhe te ushtroje mjaft. I bindur jam qe ai do te sjelle shume per ne". Del Piero foli edhe per perforcimin e ri ne mbrojtje, Stendardo, i cili e kishte paraqitjen e tij te pare me klubin e Juventusit ne ndeshjen e Coppa Italia kundet Interit. "Mendoj qe luajri ndeshje te mire, varesisht kur miret parasysh se me te vertete nuk eshte lehte te ambientohesh ne mjedis te ri gjegjesisht ne vijen e mbrojtjes."