e premte, 18 prill 2008

Juve eshte i interesuar per Mancinin

Corriere dello Sport theksoi se Juventus ka ofruar Vincenzo Iaquinten dhe plus nje shume te hollash ne nderrim per lojtarin brazilian te Romes, Amantino Mancini. Iaquinta, i cili mberriti ne Torino veren e kaluar, edhe perkunder lojerave te mira ne kete sezone, nuk eshte i kenaqur nga inkuadrimi i tij ne loje si lojtare rezerve i Del Pieros dhe Trezeguet. Italiani behet shume i padurueshem per shkak te qendrimit ne stol. Mancini gjithashtu luan nje sezone te shkelqyer ne fanellen e Romes, por kontrata e tij skadon ne vitin 2009 dhe eshte shume e besueshme largimi nga klubi kete vere, pikerisht se ai edhe njehere refuzoi vazhdimin e kontrates kete fundjave. Per ate synim, bardhezinjte jate te gatshem ta japin Vincenzo Iaquintan, plus para te mjaftueshme, me qellim qe te realizohet transferimi i Mancinit. Trajneri i Romes, Luciano Spalleti, gjithashtu do te ishte i kenaqur nga ky nderrim i lojtareve, sepse ai eshte adhurues i madh ne lojen e Iaquintes, a poashtu shume mire e njeh italianin ne kohen kur ishte trajner i Udineses. Ne qofte se ky transfer realizohet, Roma do t'i shfrytezoje te hollat te cilat do t'i fitoje nga Mancini per ta angazhuar mbrojtesin e Touluse, Geremi Matheu.

Agjenti i lojtarit: Juve merreni Piatti

Agjenti i Pablo Piattit Gustavo Goñi ka treguar se Juventusi eshte teper i interesuar per klientin e tij Pablo Daniel Piatti. Piatti ka vetem 19 vjec dhe eshte njeri nder shpresat e futbollit argjentinas. Talentin e tij e kane shprehur shume here drejtuesit e Juves dhe eshte ne pritje te konkretizohen gjerat. Edhe sulmuesi transalpin i Juves, David Trezeguet, eshte nje adhurues i denje i talentin argjentinas dhe ne disa raste ka shprehur keshilla dhe urdhera qe sa me shpejte te marrin gjasa qe Piatti te jete i veshur me fanellen bardhezi. Piatti momentalisht luan ne klubin argjentinas Estudiantes dhe eshte njeri nder lojtaret me te mire te ketij klubi. Eshte me te vertete lojtar i mrekullueshem- ka thene David. Agjenti i lojtarit ka thene se deri me tani vetem Juventusi eshte ekipi i cili ka treguar interes per Piattin dhe eshte ne gjendje te ofroje edhe nje shume maramengese per te sjelle ne radhet e tij. Piatti edhe pse luan ne pozicionin e ndihmesit te sulmuesit, ai karakterizohet me shpejtesine qe posedon dhe tekniken qe ka te cilet e bejne shume te rrezikshem per kundershtaret.

Cekia, Lojtaret kerkojne rikthimin e Nedved

Rritet presioni mbi Pavel Nedved per t'u kthyer ne kombetaren e Cekise. Lojtaret e kesaj kombetareje po perpiqen te bindin mesfushorin e Juventusit per te qene pjese e grupin ne Euro 2008. Tani fjalen e ka Nedved, i cili duhet te jape nje pergjigje perfundimtare para fundit te ketij sezoni.

e enjte, 17 prill 2008

Arsenal dëshiron ta rrëmbejë Amaurin

Arsenali dëshiron t’ia rrëmbejë Amaurin nga dora Juventusit, njofton Gazzetta dello Sport. Sulmuesi i Palermos konsiderohet njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A, dhe besohet se Juventus ka arritur një parakontratë për ta transferuar atë në Torino.Mirëpo ekziston një ngecje në këmbimin e lojtarëve Bianconerë në vend të pagesës prej 25 milionë euro. Raffaele Palladino dhe Antonio Nocerino kanë refuzuar të transferohen në Sicili, ndërsa Claudio Ranierit nuk i pëlqen që t’i lëshojë Sebastian Giovincon, Paolo De Ceglien dhe Claudio Marchision. Në këtë mospajtim, dëshiron të ndërhyjë Arsenali, i cili jo vetëm që do të paguajë çmimin e brazilianit, por do t’i ofrojë atij pagë më të lartë se Juventusi, duke e paguar 4 milionë euro në sezon. Menaxheri i Topçinjëve, Arsene Wenger, ka qenë i kritikuar pasi që nuk ka sjellë në skuadër asnjë lojtar me përvojë verën e kaluar, kështu që ai shpreson se 27-vjeçari i Palermos do t’ia zgjidhte këtë problem në sezonin e ardhshëm.

Amauri: Juventusi, realizimi i një ëndrre!

Fjalët e lojtarit kanë qenë ato të përhershme, fjalë të rastit e të dëgjuara me qindra herë. Dhe po qindra herë të përgënjeshtruara nga faktet. E megjithatë, tani është pranuar se ka disa bisedime mes Juves dhe Palermos për transferimin e Amaurit në Torino. Kësaj here duket si të ishte gjithçka zyrtare: "Dy klubet janë duke biseduar për mua, mund të jetë realizimi i një ëndrre". Nuk ka çfarë të shtohet më, sepse çdo fjalë tjetër zor se mund të besohej, si për shembull: "Për momentin, mendoj vetëm të luaj. Jam i përqendruar vetëm te Palermo". Pra, e ardhmja e Amaurit është përcaktuar dhe fanella e tij e ardhshme do të jetë ajo bardhezi. Fjalët e konferencës së fundit për shtyp kanë qenë shumë të qarta: "Di se Juventusi është në bisedime me Palermon. Unë hëpërhë mendoj vetëm për këtë fanellë dhe të paraqitem sa më mirë këtu ku jam. Fakti që emri im përmendet pranë një skuadre të madhe është me të vëretetë një fitore e jashtëzakonshme për mua. Është ajo çfarë kam ëndërruar kur isha fëmi, diçka që më shpërblehet pas sakrificash të shumta, sidomos pas dëmtimit. Juventusi është me të vërtetë një skuadër e madhe me kampionë të shkëlqyer. Bardhezinjtë kanë një histori që është për t'u pasur zili, dhe unë ndihem i nderuar që emri im lidhet me atë të tyre". Por diplomacia është e detyrueshme dhe Amauri s'kishte si ta anashkalonte këtë rregull: "Por e përsëris se në këtë moment mendoj vetëm për Palermon. Këtu jam ndjerë gjithnjë si në shtëpi dhe tifozët po tregojnë vërtet shumë dashamirësi ndaj meje". Në fund mbërritën edhe urimet nga ato të tipit "sa shumë jemi dashur": "Shpresoj që Palermo vitin e ardhshëm të ketë më shumë fat, edhe sepse Zamparini ka garantuar se do të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë".

JO VETËM AMAURI - JO VETËM AMAURI - Pasi e ka futur në binarët e duhur çështjen për qendërsulmuesin, Juventusi, gjatë mbledhjes të së martës ka shtruar mbi tryezën e Zamparinit edhe çështjen "Barzaglii", kapiteni i Palermos, që tani është edhe një pikë fikse e kombëtares italiane. Por marrja e qendërmbojtësit toskan kërkon një shumë të konsiderueshme parashë, të cilët Juvja mund t'i ketë vetëm nëse shkon në Ligën e Kampioneve. Por të bëjmë një përmbledhje. Golashënuesi brazilian mund të konsiderohet që tani si një lojtar i Juventusit 2008‑2009. Takimi mes presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, dhe drejtuesve juventinë Cobolli Gigli dhe Alessio Secco ka sjellë rezultatin që shpresonin dy palët. "Kemi lënë takim pas rreth një muaji," tha Zamparini në fund. Arsyeja e shtyrjes u shpjegua shpejt: më 18 maj përfundon kampionati dhe është e qartë se përpara asaj date do të jetë e pamundur të bëhen zyrtarizime. Arsyeja tjetër lidhet me lojtarët e propozuar në këmbim. Palermo, nga kjo çështje do të marrë dy lojtarë, mbase njërin në mënyrë të plotë dhe tjetrin në bashkëpronësi, por përpara se të zgjedhë duhet të hartojë strategjinë për të ardhmen, si dhe të shohë se cilat do të jenë nevojat që do të krijohen. Sakaq, është arritur marrëveshja për shifrën e çështjes, që do të sillet rreth 23 milionë eurove.

Blanc: Trezeguet duhet të shkojë në Euro 2008

Ish-ylli i Francës, Laurent Blanc, ka folur thjeshtë dhe me bindje se David Trezeguet duhet të shkojë në Kampionatin Evropian të futbollit. Trezeguet është në dyshim për të qenë pjesë e skuadrës e cila do ta përfaqësojë Francën në Austri dhe Zvicër, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin, Raymond Domenech. “Mendoj pa asnjë mëdyshje se David duhet të shkojë në Evropian. Roger Lemerre njëherë ka thënë: David është njëri nga ato lojtarë i cili nuk e prek topin për 90 minuta, mirëpo nëse njëherë e prek atëherë shënon. Italianët e dinë më së miri për çka e kam fjalën, nëse ju kujtohet Evropiani i vitit 2000 ”, ka thënë Blanc për Goal.com.

e mërkurë, 16 prill 2008

Juve mposht me lehtesi Parmen

Raffaele Palladino ka shënuar një gol mjaft të bukur, derisa Juventus shënoi fitore 3-0 ndaj Parmës, për të forcuar kështu pozitën e tretë në tabelën e Serie A. Ndeshja ishte paraparë të luhej dy javë më parë, saktësisht më 30 mars, por që u anulua për shkak të vrasjes aksidentale të një tifozi të Parmës. David Trezeguet i dha Juventusit epërsinë pas 16 minutash lojë. Pas një harkimi të Del Pieros nga korneri, portieri i Parmës, Luca Bucci, nuk arriti të kapë topin, i cili përmes kokës së Camoranesit arriti tek Trezeguet, që nuk fali në mesin e turmës para golit. Palladino shënoi golin e dytë pas gjysmë ore lojë (30’), me goditje nga largësia, ndërsa goli i tretë ishte një autogol i Stefano Morrone, pas një devijimi të goditjes së Tiagos (77’). Një minutë më pas, mbrojtësi i Parmës, Fernando Couto, u dërgua jashtë loje. Juventus grumbullon 64 pikë, tetë më shumë se Fiorentina që gjendet në vendin e katërt (56’). Dy pozitat e para në tabelën e Serie A, okupohen nga Inter(75pikë) dhe Roma (71 pikë).

Pa tolerime edhe ndaj Parmes

"As që duhet të na shkojë në mendje që të çlodhemi! Parma do të ketë një shpirt të madh mbijetese, nuk e meriton vendin që ka në renditje dhe takimi i fazës së parë na mëson që duhet të luajmë si Juvja e vërtetë, për t'i mundur." Claudio Ranieri i ka paralajmëruar djemtë e tij: fitorja ndaj Milanit thuajse ia ka garantuar Juventusit kualifikimin në Ligën e ardhsme të Kampioneve, por ndalohet çdo shpërqendrim i mundshëm, sepse Parma, që do të mbërrijë sot në Olimpico për ndeshjen e prapambetur, që nuk u luajt për shkak të vdekjes së tifozit të verdhebluve, Mateo Bagnaresi, do të shkojë në Torino me thikën ndër dhëmbë, në kërkim të pikëve të shpëtimit. "Nuk do t'ua falja lojtarëve të mi, po t'i shihja të çlodheshin, - shtoi trajneri bardhezi, gjatë konferencës për shtyp. - Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani: të qëndrojmë të përqendruar, me dëshirë dhe të bashkuar. Duhet ta rrahim hekurin sa është i nxehtë!" Kampionati është i domosdoshëm, por edhe merkatoja ka nisur të zërë një vend të rëndësishëm në strategjitë e klubit bardhezi: "Tre sulmuesit tanë po paraqiten mirë, për të tjerët nuk flas. Por, nëse kërkojmë Amaurin, këtë e bëjmë mbase sepse vitin e ardhshëm do të kemi një veprimtari më shumë". Sot Juventusi dhe Palermo do të takohen për të biseduar për brazilianin, por Claudio Ranieri nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në këto punë. "Unë flas vetëm për lojtarët që kam, - tha trajneri i Juves. - Për të tjerët do të flas vitin e ardhshëm, pasi t'i kem në skuadër. Megjithatë, për këto gjëra duhet të flisni me klubin, pasi mua më duket e qartë arsyeja se përse kërkojmë një sulmues tjetër."
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka grumbulluar 19 lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Parmës. Mungojnë Sissoko (si pasojë e goditjes së fortë që mori në kavilje ndaj Milanit), të dëmtuarit Zanetti dhe Zebina; s'do të jetë as Iaquinta, i cili është ndalur nga një problem muskulor. Ndërkohë, është kthyer Nedvedi, për të cilin është grumbullimi i parë, pas traumës kafkore që pësoi në Palermo. Në listë kanë qenë edhe dy lojtarë të të rinjve: mesfushori Castiglia dhe sulmuesi Essabr.

Ranieri: S’ka vend për Palladinon

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ai e dëshiron në klub Amaurin, ndërkohë që ka lënë të kuptohet për largimin e mundshëm të Raffaele Palladinos."David Trezeguet, Alessandro del Piero dhe Vincenzo Iaquinta po luajnë shumë mirë. Arsyeja që ne e dëshirojmë Amaurin është se vitin tjetër do të marrim pjesë në më shumë gara”, ka thënë Ranieri, i cili nuk e ka përmendur emrin e Palladinos. “Në çdo rast un do të flas vetëm për lojtarët të cilët i kam në skuadër, ndërsa për ata që mund t’i kemi sezonin e ardhshëm do të flas vetëm atëherë”, ka folur prerë bosi i Bardhezinjëve. Sonte Juventus ndeshet me ish-skuadrën e Ranierit, Parmën, për ndeshjen e mbetur të javës së 31 në Serie A. Zonja e Vjetër luan në shtëpi dhe pritet ta përforcojë vendin e tretë, dhe të jetë më konkurruese për vendin e dytë i cili çon drejtpërdrejtë në Champions League.

e martë, 15 prill 2008

Del Piero: Shpresoj të kthehem në kombëtare

Alex Del Piero nuk e humbet shpresën për të veshur fanellën e kombëtares. Këtë gjë e ka treguar çdo herë që del në fushë dhe flet seriozisht. "Championsin nuk e kemi ende në xhep, por kemi bërë një goxha hap përpara." Fantazisti i bardhezinjve është pjesë e figurinave Panini të europianit të ardhshëm me fanellën "axurre". "Shpresojmë që, sikurse ndodh shpesh, ta kenë bërë mirë parashikimin edhe kësaj here."Del Piero ka thënë se dita më e bukur e karrierës së tij "ka qenë fitimi i Kupës së Botës", dhe se synim të ardhshëm shpreson të ketë të luajë për Juventusin "me pasionin dhe dëshirën e përhershme që më kanë mundësuar të arrij shumë suksese. Fakti që kam hyrë në historinë e Juves është një arsye për t'u ndjerë shumë krenar; karriera ime nisi përpara shumë vitesh këtu dhe krahasimi me kampionë të mëdhenj të së kaluarës, si Boniperti dhe Shirea, është diçka e jashtëzakonshme". Pyetjes, nëse do t'i kishte pëlqyer avokatit Anjeli, Juventusi i sotëm, Del Piero iu përgjigj i bindur: "Sigurisht, kemi cilësi që atij i kanë pëlqyer gjithnjë, të bashkuara me klasin e lojtarëve të veçantë". Pas fitores ndaj Milanit, edhe Hasan Salihamixhiçi dha mendimin e tij. "Juventusi është thuajse në Champions. Na mungon vetëm siguria matematike dhe duhet të kemi kujdes nga rreziqet e shumta, të cilat do të na mbërrijnë kryesisht nga skuadrat e vogla." Ndërsa Roma, sipas boshnjakut, është e pakapshme. "Kemi një shkëputje të madhe, - tha lojtari, - ndaj është më mirë të mendojmë të mbajmë vendin e tretë." DONADONI KA VENDOSUR - E si mund të hiqet dorë nga një Del Piero i tillë?! Përse Donadoni nuk e grumbullon, madje as nëpër miqësore? Pyetjet janë të shumta, për sa i takon një situate të cilën trajneri i kombëtares italiane duhet ta zgjidhë medoemos. Dhe që, në të vërtetë, e ka zgjidhur tashmë në mënyrën më logjike dhe të volitshme: Aleks Del Piero do të jetë pjesë e grupit të Italisë në Kampionatin Europian që do të luhet në Zvicër dhe Austri. Bëhet fjalë për një vendim që është marrë, madje mund të japim sekretet dhe detajet, që janë të shumta. Sekrete dhe detaje që qëndrojnë të gjitha te një telefonatë e kohëve të fundit, mes trajnerit dhe juventinit. Donadoni e ka telefonuar Del Pieron jo i shtyrë nga të tjerët, por për ta lavdëruar për cilësitë që po ia vlerësojnë të gjithë: golat e Aleksit, forma e shkëlqyer, prirja e tij si golashënues dhe si udhëheqës skuadre, aq sa dikush ka nisur ta krahasojë me nivelin që kishte përpara dhjetë vitesh. Trajneri i ka thënë: "Nuk të kam grumbulluar kohët e fundit, por as edhe nëpër miqësore. Por nuk ka rëndësi! Nuk më nevojitet të kuptoj detajet e momentit tënd, dhe as se si do të dish të integrohesh në grupin "axurr". Janë gjëra që i di, ndaj rri i qetë: do të bësh pjesë në grupin e Europianit, nuk ka dyshime lidhur me këtë. Faleminderit për gjithçka, dhe shihemi shpejt!" Alexi e ka dhënë përgjigjen e tij, por është e kotë të paraqesim replikën e një kampioni, i cili ka bërë gjithçka për të rigjetur tërësisht vetveten. Ai thjesht ka falënderuar për besimin që i është shprehur.

e hënë, 14 prill 2008

Cobolli Gigli dhe Zamparini do te bisedojne per Amaurin

Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli, ka treguar se neser do te kete takim me njeriun e pare te Palermos, Maurizio Zamparini, ne te cilen do te bisedohet per kalimin e lajmeruar te Amaurit ne radhet e Zonjes se Vjeter. Cobolli Gigli nuk fsheh se sulmuesi brazilian eshte synimi i pare i transferimeve te Juventusit, por qe te mos vjen deri te zhvillim te papritur, ata qe para perfundimit te sezonit i fillojne bisedimet. "Neser do te takohem me Zamparinin dhe do te bisedojme per ate qe edhe neve edhe atyre u eshte e nevojshme per sezonin e ri. Me mua do te jene edhe Jean Claud Blanc dhe Alessio Secco. E dini se radhe te pare do te bisedojme per Amaurin", theksoi Gigli. Sulmuesi brazilian eshte ne kombinim per kalim ne Torino per shifren prej 19 milione euro te cilen Juventusi eshte i gatshem ta paguaje per ate. Zamparini ende nuk e ka treguar shifren perfundimtare te Amaurit.

Juventus bejne gati oferten per Mathieu Flamini

Juventus jane te gatshem te dergojne oferte per lojtarin e Arsenal ne radhet e mesfushen Mathieu Flamini. Mathieu Flamini kete sezone promovoheshte ne njerin nder lojtaret me te mire si mesfushore defanziv. E ardhmja e francezit eshte e dyshimte ne Emirate, per shkak se kontrate e tij me Arsenal i skadon pas perfundimit te ketij sezoni dhe ai mundet ta leshoje klubin si lojtare i lire. Lojtari i dikurshem i Marseille e ka refuzuar kontraten e re qe ia ka ofruar Arsenali, i cili e ka zmadhuar pagen e tij prej 1 milione euro ne 2 milione euro ne sezone. Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco theksoi se ekipi mendon te dergoje oferte per Flaminin. "Ne ende nuk kemi derguar oferte per te, por mendojme ate ta bejme"- tha Secco.

Salihamidzic: Del Piero eshte njeri nder lojtaret me te mire ne bote

Hasan Salihamidzic thote se Alex Del Piero eshte njeri nder lojtaret me te mire ne bote, qe kur kapiteni i Juves edhe njehere luajti nje ndeshje tjeter shkelqyeshem gjate fundjaves. Del Piero eshte njehere i tregoi kualitetet e tij, e shenoi golin e pare ne ndeshjen kunder Milanit te cilen Zonja e Vjeter e fitoi me rezultatin 3-2. "Alessandro Del Piero? Ai eshte njeri nder lojtaret me te mire ne bote dhe ai din se si te shenoje gola. Ai eshte shume i vyshem per neve" - theksoi Salihamidzic per Juventus Channel. Reprezentuesi boshnjak ishte njeri nder me te merituarit per fitoren e Juventusit ndaj Milanit qe kur shenoi dy here perfshire edhe golin e fitores. Une kam qene golashenues i dyfishte dy apo tre here gjate karrieres sime, por per here te fundit ndodhi pas shtate viteve - tha Hasan. Une kam shenuar kater gola per nje periudhe te shkurter dhe tash do te shohim kur do te vij te goli i peste. Salihamidzic me ardhjen e tij prej Bayernit ne radhet e Juventusit e nderroi edhe pozicionin e tij te cilen e luan, por ai tha se ajo assesi nuk i pengon. Une nuk kam problem me nderrimim e pozicioneve - tha ai. Te shtunen luajta njeherit ne anen e majte, pastaj ne mbrojtje dhe me pas ne anen e djathte te mesfushes. Kjo eshte pyetje me karakter. Ne Hamburg luaja si sulmues i dyte, ne Bayern Munchen luaja sipas nevojes. Ajo qe i nderroj pozicionet eshte kualitet i rendesishem per mua dhe per ekipin" - perfundoi Salihamidzic.

e diel, 13 prill 2008

Harry Kewell shume prane Juventusit

Pas Sissokos, Juventusi serish hedh syte nga Anglia. Serish ne Anfield, aty ku deri para disa muajve luante Momo, ne Liverpool. Por tashme te nenkampionet e botes, Harry Kewell duket se eshte i pakenaqur me gjendjen e tij ne radhet e Liverpoolit dhe deshiron qe karieren e tij ta vazhdoje ne ndonje klub tjeter. Pikerisht Juventusi tregoni nje interesim per australianin Kewell dhe Ranieri deshiron qe per sezonin e ardhshem ta kete ne dispozicion edhe kete lojtar. Lojtarit kontrata me "te Kuqte" i skadon kete vere, ndersa Juventusi eshte i gatshem qe ta angazhoje kete lojtare me kosto zero. Edhe lojtari nuk e hedh poshte deshiren e tij per te luajtur tek Juventus, sidomos bashkpunimin me trajnerin bardhezi, Claudio Ranieri dhe legjenden dhe ikonen e ketij klubi Alessandro Del Piero. Ne javen e ardhshme drejtori sportiv i Zonjes, Alessio Secco do te takohet me udheheqesit e Liverpoolit dhe agjentin e lojtarit rreth transferimit te Harry Kewell ne radhet e Juventusit.

e shtunë, 12 prill 2008

Sfida "Derbi" : Juventus 3-2 Milan


Juventusi ka fituar supersfiden e javes se 33-te te Serie A me Milanin, me rezultatin 3-2. Alessandro Del Piero ka konfirmuar edhe ne kete ndeshje formen e tij te mire duke shenuar golin e pare per bardhezinjte. Festa e vendasve ka zgjatur pak minuta pasi Inzaghi ka barazuar pas nje pasimi perfekt te Kaka'se. Ka qene serish ai i cili pak minuta me pas ka shenuar edhe golin e avantazhin per Milanin. Ne mbyllje te pjeses se pare nga nje goditje e Trezeguet perfiton Salihamidzic dhe barazon shifrat ne 2-2. Ne pjesen e dyte Milani mbetet me 10 lojtare ne fushe pas daljes me karton te kuq te Boneras ne minuten e 66, i cili shume ashper godet ne kembe franko-malianin Sissokon. Fale superioritetit numerik serish Salihamidzic shenon golin e fitores. Pas minutes se fundit shtese Del Piero shenon nje gol te katert qe nga porta e tij, por gjyqtari kishte vershelluar me pare. Gjithsesi, Juventusi merr tre pike te vlefshme ne kete ndeshje dhe ngjitet ne kuoten e 61 pikeve ne vendin e trete.
Detaje reth ndeshjes:
JUVENTUS-MILAN 3-2 (2-2)
GOLASHENUESIT: 12’ Del Piero, 14’ dhe 31’ Inzaghi, 46’ dhe 79 ’ Salihamidzic.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie (6’ Stendardo), Chiellini, Molinaro; Camoranesi (46’ Nocerino), Sissoko, Tiago, Salihamidzic Del Piero, Trezeguet (32’ Iaquinta). Ne dispozicion: Belardi, Birindelli, Marchionni, Palladino. TRAJNER: Claudio Ranieri.
MILAN: Kalac; Bonera, Simic, Maldini, Favalli; Gattuso (39’ Giardino), Pirlo (45’ Brocchi), Ambrosini; Kakà, Seedorf; Inzaghi (24’ Cafù). Ne dispozicion: Dida, Digao, Gourcuff, Paloschi. TRAJNER: Carlo Ancelotti.
ARBITRI: Rocchi nga Firenze.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE KUQ: 66’ Bonera.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 18’ Ambrosiani, 24’ Sissoko, 70’ Camoranesi, 92 Stendardo.


Juve ndjek Keitan

Synim i interesimeve te "bardhezinjve" kete vere do te jete perforcimi ne radhet e mesfushes me lojtare klasit te boteror. Mediat ne Evrope ditet e fundit theksojne se kete vend do te mund ta permbushe Seydou Keita nga Sevilla. Lojtari 28-vjecar arriti ne Andaluzi prej Lens veren e kaluar dhe luajti sezon te shkqlyer. Ai ka lirim minimal prej 14 milione euro sipas kontrates dhe Juventus mendon te ofroje oferte. Mohammed Lamine Sissoko, i cili luan me Keitan per kombetaren e Malit, tha shume fjale levderuese per bashkekombasin e tij. Keita mund te luaje edhe ne mes edhe ne anen e majte te mesfushes qe mund te ishte i vlefshem per Juven sepse kerkojne zevendesim te tashme te moshuarit Pavel Nedved. Zonja e Vjeter do te mundohet qe ta zvogelojne cmimin per Keitan duke e ofruar edhe portugezin Tiago si nderrim per lojtarin. Juve nuk jane ekipi i vetem i interesuar per Keitan. Revista franceze L'Equipe mbreme shpalli lajmin se Reali i Madridit dhe Liverpool planifikojne gjithashtu oferta per reprezentuesin malian.

Thuram: Juventus më i mirë se Milani

Mbrojtësi i Barcelonës, Lillian Thuram, parashikon se Juventus do ta mposhtë Milanin në ndeshjen e sotme kur dy gjigantët italian do të takohen në Torino.“Isha në Juventus për pesë vite dhe ishin të mrekullueshëm. Kam qenë me fat që kam luajtur në disa prej ekipeve më të mëdha gjatë karrierës time”, ka thënë Thuram.“Milan nuk po luan mirë, por Juventus është në formë të mirë. E pashë ndeshjen kundër Interit dhe bardhezinjte ishin të jashtëzakonshëm. Del Piero ishte spektakolar dhe Trezeguet kurrë nuk ndryshon, ai gjithmonë shënon”, ka shtuar francezi. Juventus mund ta forcojnë pozitën e tretë nëse shënon fitore ndaj Milanit, duke forcuar kështu edhe ambiciet për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, por një synim të tillë ka edhe Milan, andaj edhe pa dyshim, ndeshja e sotme do të jetë ndër sfidat më interesante të sezonit në Serie A.

Ranieri: Do ta mundim Milanin

Ne spirintin final te sezonit, Juventusi ka perpara edhe pak pengesa per t'u rikthyer ne futbollin e rendesishem, ne Ligen e Kampioneve. Pas dy vitesh ku bardhezinjte kane ndjekur aktivitetin me te rendesishem per klube ne Evrope vetem nepermjet televizorit, duket se ka ardhur momenti qe ata te jene serish protagoniste. Ne kete kontekst, sfida qe do te luhet ne "Olimpico" te Torinos kunder Milanit merr nje rendesi te dyfishte. Ne rast fitoreje, Juventusi mund te "blindoje" vendin e trete ne kampionatin dhe te ndihet me nje kembe ne Champions. "Nuk e di nese fitorja jone do te eliminonte Milanin nga gara per nje vend ne Ligen e Kampioneve, deklaroi Ranieri. Varet nga rezultatet qe do te marrin edhe skuadrat e tjera. Megjithate, eshte e sigurt qe 3 piket do te ishin nje avantazh edhe me i madh per te hyre ne Evrope. Duhet te dime te mbrojme pozicionin tone. Milani ka marre shume pike jashte fushes se tij, jane kampionet e Evropes dhe te botes dhe m'u duken ne forme te mire kunder Cagliarit. Edhe ne jemi mjaft mire ne aspektin fizik. Do te jete nje ndeshje shume e rendesishme". Gjithsesi, rezultati final nuk do te jete deciziv per ambiciet e Juventusit, qe do te njihet me mire me fatin e saj ne ditet ne vazhdim: "Perpara kemi tri ndeshje (me Milanin, Parmen dhe Atalante), e me pas vjen sprinti final. Skuadra ka treguar forcen e saj, tashme duhet te shohim se do te paraqitemi ne keto jave te fundit". Kunder kuqezinjve, skuadra e Ranierit ka avantazhin se luan ne dy rezultate nga tre qe jane ne loje: "Mendojme per veten tone, nuk shohim se cfare bejne te tjeret. Synimi i ketij Juventusi eshte qe ta mbylle kampionatin sa me lart, e nuk duam qe skuadra te kete renie psikologjike apo te luaje pa motivimin e duhur. Deri ne mbylljen e Serie A duhet te paraqitemi me maksimumin tone... kush luan te Juventusi e ka te qarte se duhet te jape gjithmone 100% . Kjo vlen si per lojtaret e medhenj, ashtu edhe per te tjeret". Ne fund, tekniku ka pohuar se "mendoja se nuk do te benim dicka me shume. Kur fillon nje projekt synon gjithmone te marresh maksimumin. Besoja se mund t'i shqetesonim edhe me shume te medhate".

Alessio Secco ne "Calciopoli 2"

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, eshte nje nga te hetuarit ne procesin "Calciopoli 2". Bashke me ish-zv. presidentin e bardhezinjve, Roberto Bettega, akuzohet nga prokurori Stefano Palazi, se ky ka thyer rregullat, duke filluar bisedimet per blerjen e Domenico Criscitos me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, i cili ishte i denuar ne ate periudhe. Njekohesisht, mes te akuzuarve jane edhe presidenti i Livornos, Spinelli, dhe drejtori sportiv i Palermos, Foschi te cilet kane mbajtur kontakte me Luciano Moggin.

e enjte, 10 prill 2008

Juve arrin marrëveshje për Amaurin

Sipas gazetës italiane "Corriere dello Sport", Juventusi ka arritur marrëveshje me Palermon për transferimin e Amaurit. Sulmuesi brazilian ka kryesuar listën e transferimeve të Juventusit për disa javë rresht. Sipas “Corriere” drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, është pajtuar me homologun e tij nga Palermo, Rino Foschi, për të nënshkruar me Amaurin për një vlerë prej 10.5 milionë eurosh, plus Antonio Nocerinon dhe Marco Marchionnin. Bosi i Juventusit, Claudio Ranieri, është shumë i kënaqur me këtë marrëveshje, sesa atë të mëparshmen sipas së cilës, Secco ishte pajtuar të nënshkruante me Amaurin për 15 milionë euro plus lojtarët e rinj, Sebastian Giovinco, Paolo De Ceglie dhe Claudio Marchisio, të cilët pritet të kthehen te Zonja e Vjetër. Sa i përket Amaurit, ai do të jetë në konkurrim me Alessandro Del Pieron, David Trezeguet dhe Vincenzo Iaquintan, për ta fituar një vend në skuadrën bazë të Bardhezinjve.

e mërkurë, 9 prill 2008

Kapital rus hyn ne Juventus

Neper mediat italiane jane paraqitur informacione te cilet flasin se Kompania Ruse e cila merret me prodhimin e celikut deshiron te investoje ne Juventus. Severstal - kompania e dyte sipas madhesise prej industrise se metaleve ne Rusi tashme kane rene ne kontakt me drejtuesit e Juventusit dhe iu kane lajmeruar se planifikojne te investojne shume te madhe ne kapital. Investimi i Severstal do t'i mundesoje pjese te vogel te aksioneve te klubit nga Torino por per ate perseri drejtuesit e klubit do te fitojne shume te madhe e cila do t'i mundesoje angazhim te disa lojtareve te cilet nje kohe te gjate jane ne plan te Zonjes se Vjeter. Ne qofte se vjen deri te realizimi i ketyre lajmerimeve, te hollat nuk do te paraqesin problem per angazhimin e Amaurit, Flamini dhe Lampard. Severstal tashme sponzorohet me ekipin e hockeyit Tcherepovets por shqyrtojne dhe investime tjera te mundshme.

Sissoko: Vieira me bindi te kaloje te Juventus

Ndoshta perforcimi me i mire per kete vit i Juventusit, Mohammed Lamine Sissoko zbuloi se Patrick Vieira ishte njeriu i cili e ka bindur per kalim ne Torino. Pas ardhjes ne radhet e Juventusit, Sissoko luan ne forme te shkelqyer dhe eshte shume i lumtur qe beri transfer ne Itali, por theksoi se merita te medha per gjithe punen duhet t'i shkruhet Vieiras. "Nuk mund te lavderohem me pervojen e tij - tha Sissoko. Patrick kishte ndikim te madh ndaj vendimit tim per kalim ne Torino dhe me dha disa keshilla". Edhe perkunder humbjes te cilen e perjetuan ne Meazza ndaj nesh, ai kur u pershendet me mua kishte vetem fjale lavderuese. Sissoko ishte i pyetur edhe per kualitetin e golashenuesit te dyfishte Amauri, i cili eshte synim i transferimeve te Juventusit. "Amauri ishte i mrekullueshem ne ndeshjen e se dieles. Pa dyshim eshte sulmues i klasit boteror dhe ne qofte se vjen ne Juventus do te jete perforcim i shkelqyeshem. Por puna ime eshte te luaj dhe jo t'i planifikoj perforcimet e reja".

Del Piero: Do te shperthejme kunder Milanit

Legjenda e Juventus, Alessandro Del Piero eshte i bindur se bardhezinjte do te jene ne gjendje ta lene anash zhgenjimin e tyre pas humbjes nga Palermo gjate fundjaves, duke shenuar fitore ne shtepi kunder Milanit. Juventusi humbi me Palermon ne nje ndeshje te pasur me gola ku Del Piero shenot te dy golat per Juventusin. "Duhej ta kishim nxjerre se paku nje barazim nga ndeshja e fundit dhe mund te imagjinoni gjendjen tone pas humbjes. Shkuam ne shtepi duarzbrazet. Do te shperthejme ne ndeshjen e te shtunes kunder Milanit", ka thene kapiteni i Juventusit. Ndeshja do te jete mjaft domethenese edhe per percaktimin e ekipeve qe do te luajne ne Ligen e Kampioneve (vendin e trete dhe te katert). Bardhezinjte aktualisht gjenden ne vendin e trete me vetem dy pike para Fiorentines, ndersa kuqezinjte gjenden kater pike prapa kesaj te fundit.

Nedved: Ndaj Milanit, me cdo kusht ne fushe

Nedved kerkon te jete me cdo kusht ne ndeshjen qe bardhezinjte do luajne kunder Milanit. Mesfushori cek po vuan nje demtim dhe nuk eshte rekuperuar ende por ai ka kerkuar qe te jete ne fushe te shtunen ne mbremje. "Do ta provoj te jem pasi ndihem me mire. Nese dua te zbres ne fushe, nje gje te tille duhet ta bej nese jam ne 100% te formes, ne te kunderte, ne vendim tim do te luaje dikush tjeter", tha Nedved.

Amauri: Dua te luaj me Del Pieron

Pas dygoleshit qe realizoi ne porten e Buffonit, Amauri duket shume prane transferimit te Juventusi. Klubi bardhezi duket se ka mundur konkurrencen dhe ka gjetur marreveshjen me sulmuesin me origjine braziliane (zoteron edhe pasaporten italiane). Palermos do t'i ofrohen 10 milione euro dhe nje lojtare ndermjet Criscitos, Marchisios, Marchionnit dhe Palladinos. Te henen, Amauri luajti nje ndeshje miqesore perkrah Del Pieros dhe tha: "Cfare enderre te luash perkrah tij. Do ta kisha te pamundur te refuzoja Juven".

e martë, 8 prill 2008

Palladino pregatitet te largohet nga Juventusi

Te dhenat nga Italia flasin se Raffaele Palladino eshte gati ta leshoje Juventusin dhe tash me dy ekipe treguan interes per sherbimet e tij. Palladino kete sezone fiton sa me pak gjasa dhe veq se me haptazi zbuloi revoltin nga politika e tille e Ranierit. La Gazzetta dello Sport zbulon se Juventus i kane ofruar mundesi per shprengulje ne Palermo qe ne fillim te ketij sezoni por Palladino refuzoi. Revista shton se pas mbarimit te ketij sezoni Palladinos per se dyti here do te jete e ofruar opcion i tille por kesaj radhe ne loje jane Fiorentina dhe ekipi i vendlindjes se tij, Napoli. Arsenal gjithashtu eshte njera nga opcionet por parashikohet se Palladino deshiron njeherit te tregohet ne kampionatin italian dhe me pas edhe jashte vendlindjes se tij.

Amauri: Te luaje perkrah nje Del Piero do te jete nje nder i madh per mua

Braziliani i radheve te Palermos Carvalho Amauri pranon se per te enderr e realizuar do te jete ta veshe fanellen e Juventusit. Pikerisht Amauri ishte me i merituari per fitoren e Palermos kunder Juves para dy diteve, dhe pas spekulimeve se eshte e sigurte perforcim i ri per kete ekip, Amauri theksoi se per ate do te ishte nder i madh te luaje perkrah nje Del Piero.

Pasqualin: "Giovinco do te kthehet ne Juventus"

Prokurori Claudio Pasqualin ka afirmuar zerat per Radio Kiss Kiss se Sebastian Giovinco (21) ne fund te ketij sezonit do te rikthehet ne Juventus, pas pjesemarrjes se tij nje vjecare ne radhet e Empolit si lojtar i huazuar. Kete sezone Giovinco ka luajtur 29 ndeshje per Empolin ku pas emrit te tij jane te renditur edhe pese golat e shenuar.

e hënë, 7 prill 2008

Juventus do te marre pjese ne "Emirates Cup"

Juventus do te marre pjese ne edicionin e ardhshem te "Emirates Cup", turne qe do te zhvillohet ne 2-3 gusht. Ne kete kompeticion do te marrin pjese edhe Arsenal, Real Madrid dhe Hamburg. Turneu sherben si faze parapergatitore per klubet qe presin startin e sezonit te gjate dhe te lodhshem.

Del Piero: Nuk ishim te kenaqur as me barazimin

"Edhe nese takimi do te perfundonte ne barazim nuk do te ishim te kenaqur, pasi mund te imagjinoni se si ndihemi me humbjen e pesuar". Keshtu e ka komentuar humbjen ne ndeshjen kunder Palermos sulmuesi Alessandro Del Piero. "Luajtem mire ne pjesen e pare, ne te cilen u zume ne befasi dy here nga Palermo. Ne pjesen e dyte u permiresuam ndjeshem, krijuam me shume raste per gol, por per fat te keq ne fillim shtylla, pritjet e portierit kundershtar dhe pasaktesite tona nuk na bene te mundur qe te pembysnim rezultatin", ka perfunduar keshtu numri 10 i skuadres bardhezi.






Nedved del nga Spitali

Pavel Nedved ka lene sot paradite spitalin e Palermos duke u rikthyer ne Torino pas ndeshjes kunder "dallendysheve" ku au pesoi nje demtim. Mesfushori cek ndrydhi gjurin pas perplasjes me lojtarin e Palermos, Roberto Guana. Nuk dihet ende periudhe e rekuperimit, pasi Nedved do t'i nenshtrohet analizave me te detajuara nga mjeket e Juventusit.

e diel, 6 prill 2008

Cka i nevojitet Juventusit per t'u bere kampion?

Njeherit kisha dashur t'iu faleminderohem gjithe stafit te klubit te Juventusit, duke u nisur nga Presidenti i Klubit Giovani Cobolli Gigli, Administratori Gjeneral Jean-Claud Blanc, Drejtori Sportiv Alessio Secco, Menaxherit te Ekipit Gianluca Pessotto e deri te gjithe ata te cilet ndjejne fryme juventine. Cfare i mungon Juves ne krahasim prej te tjereve? Juves i mungojn disa cikerrima per ta permbushur ate zbrazetire te madhe. Cfare do te beja un po te isha Presidenti i Klubit? Se pari do te kisha pastruar ekipin e mandej do te kisha menduar edhe ardhjet e reja. Cilet do te ishin lojtaret qe do te mund ta haperojne Juven drejt fitoreve te medha, fitoreve te Kampionatit italian, europian etj. Na mungojne se paku 5-6 lojtare qe do te kishin qene standart ne njembedhjeteshen e pare. Lojtaret me te merituar per te vazhduar ende me frymen bardhezi jane vetem 5. Ata jane: Buffon, Chiellini, Camoranesi, Sissoko dhe Del Piero. Nuk i kisha perjashtuar edhe te tjeret si: David Trezeguet, Cristiano Zanetti, Zdenek Grygera, Cristian Molinaro, Antonio Nocerino, Vincenzo Iaquinta, Jonathan Zebina, Hasan Salihamidzic, Raffaele Palladino etj. Pse nuk i ceki keto per te vazhduar frymen bardhezi. Sepse nuk jane stabil, te qendrueshem. Nuk luajne njejte sikur ne cdo ndeshje. Ndonje neshje jane prej me te mireve, ndersa te disa tjera nuk jane as per ekipin e fundit te renditjes tabelare. Buffon, portieri me i mire ne bote, pa te cilin nuk do te kishim pasur kete evident tabelar, eshte lojtari kyc se bashku me Chiellinin ne zonen e mbrojtjes. Chiellini poashtu thuajse eshte me i merituari ne radhet e Juventusit. Luan me shpirte, zemer, me mish e me gjithcka. Luan per rezultat te mire. Camoranesi? Sa shume na ka munguar ky lotare kyc. Me kthimin e tij fituam Interin edhe fituam renditjen tabelare. Sissoko? Nje Vieira i pasuar dhe me i shpejte dhe me agresiv. Gjithcka tek ky ia vlen te aplaudohet. Del Piero? Nje gjeni i vertete. Nje histori me vete e Juventusit. Nje mbret i gjithe mbreterave. Nuk ekziston fjale ofenduese per te kritikuar kapitenin tone. Eshte me i mire se cdohere. Pervec ketyre na nevojiten shume lojtare tjere. Mellbergun e kemi. Por jo tash! Nga sezoni i ardhshem. Na duhet edhe nje mbrojtes krahu ne anen e majte. Alternativat jane Vargas, kartoni i te cilit koshton rreth 10 milione euro dhe rikthimi i Paolo De Ceglies nga radhet e Siena. Ne mesfushe na mungojne me se paku dy lojtare te shpejte dhe kreative. Alternativa e cekut Pavel Nedvedit eshte talenti italian dhe njeherit shpresa e Juventusit, Sebastian Giovinco. Na mungon dhe nje partner i Sissokos?! Mire do te ishte qe te jete njeri prej Lampard dhe Diego. Por nuk eshte i keq edhe Flamini. Ne sulm na duhet vetem nje. Ai le te jete Amauri, nga i cili u binda ne ndeshjen e mbreme kunder Palermos. Me keto perforcime Juventusi do te jete pretendente e denje per te fituar cdo trofe te munshem.
Formacioni qe do te kisha dashur ta kete Juve gjate sezonit te ardhshem?
Buffon Mellberg Andrade Chiellini Vargas(De Ceglie) Camoranesi Sissoko Diego(Lampard) Giovinco Trezeguet(Amauri) Del Piero.

Ndeshja: Palermo - Juventus 3-2

Luajtem me shpirt dhe me zemer per te mos humbur dhe per te fituar. Filluam shume keq. Ne aksionin e pare Amauri gjuajti topin kundrejt Buffonit, por topi shkoi 2-3 metra larg shtylles. Goli i pare vjen nga nje duel mes Amaurit dhe Legrottaglies, ku sulmuesi brazilian mposht Buffonin me nje gjuajtje tejet plasuese dhe rezultati vjen ne te mire te vendasve. Tash me Palermo avanson me rezultatin 1-0 me golin e shenuar nga Amauri ne minuten e 11. Goli i dyte vjen ne minuten e 5te shtese te pjeses se pare. Autor i golit serish Amauri, i cili me koke e mposht per te dyten here portierin me te mire ne bote. Ne pjesen e dyte Ranieri ben dy zevendesime. Ne vend te Grygeres ne loje inkuadrohet Salihamidzic ndersa ne vend te Nocerinos ne loje hyn portugezi Tiago. Ky ishte nje potez shume i mire i Ranierit. Ne minuten e 52 Del Piero ngusheton rezultatin ne 2-1, nga nje aksion solo i franko-malianit Momo Sissoko. Ne minuten e 71 Sissoko kroson drejt Trezeguet, i cili me koke gjuan afer shtylles se djathte te portierit Fontana, i cili me veshtiresi e mbroj topin, ndersa topi i kthyer nga Fontana e shtyn Del Pieron te barazoje shifrat ne 2 - 2. Mandej kishim marre iniciativen. Prisnim golin e fitores, golin qe do te na jepte tre pike te embela. Ne minuten e 79 Del Piero nga nje gjuajtje e lire godet shtyllen, topi ktheht te Trezeguet i cili nga reth 5 metra nuk mund ta mposht portierin vendas Fontana. Kishim edhe shume raste tjera per te shenuar mirepo nuk na deshti fati. Ne minuten e 89 vjen momenti i papritur per Juventusin. Cassani me nje gjuajtje bombastike mposht Buffonin dhe rezultati kalon ne avantazh te Palermos 3-2. Ky rezultat mbetet deri ne fund te ndeshjes. Kisha dashur te permendi se ne minuten e 17 te pjeslojes se pare Pavel Nedved lendohet, dhe ne vend te tij hyn ne loje Vincenzo Iaquinta.

Detaje rreth ndeshjes:
PALERMO-JUVENTUS 3-2 (2-0)
Golashenues: 11’ dhe’ 50 Amauri, 52’ dhe 71’ Del Piero, 89’ Cassani.
PALERMO: Fontana; Cassani, Rinaudo, Barzagli, Balzaretti; Guana (22’ pt Tedesco), Migliaccio; Jankovic (36’ st Zaccardo), Simplicio (17’ st Bresciano), Caserta; Amaruri. A disposizione: Agliardi, Biava, Cani, Miccoli. All. Colantuono.
JUVENTUS: Buffon; Grygera (1’ st Salihamidzic), Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Sissoko, Nocerino (1’ st Tiago), Nedved (22’ pt Iaquinta); Del Piero, Trezeguet. A disposizione: Belardi, Birindelli, Stendardo, Marchionni. All. Ranieri.
Arbitri kryesor: Morganti nga Ascoli Piceno.
Te ndeshkuar me kartona te verdhe: 8’ Barzagli, 16’ Camoranesi, 89’ Cassani, 90’ Salihamidzic, 91’ Balzaretti.

Kewell dhe Lehmann te Juventus?

Mediat italiane lajmerojne se ne kete vere ne Juventus do te jete e mundur te transferohen Harry Kewell dhe Jens Lehmann, te cilet pas kesaj sezone do te jene lojtare te lire, ngase iu skadon kontrata me klubet e tyre aktuale. Per Kewell Ranieri ka qene i pyetur qe ne kohen kur drejtonte Parmen, per te cilin shume shpesh kishte mendime pozitive, dhe ishte lojtari kyc qe donte ta kishte ne radhet e Parmes. Nga ana tjeter, Juve deshiron qe te forcohet per Ligen e Kampioneve dhe po mendon nje zevendesim te denje per Gigi Buffon, duke u nisur nga ajo se Belardi nuk ishte i sigurte ne kohen kur kishte fituar gjasa qe te mbroje porten e Juventusit kete sezon. Ne kete liste portieresh gjenden edhe portieret Mickael Landreau, Alex Manninger dhe Ferdnando Coppola.

e premte, 4 prill 2008

Chiellini kapiteni i ardhshem i Juves?

Pas mbarimit te karrieres se Del Pieros, na radhet e Juventusit qe tani jane duke menduar se kush do te jete pasuesi i tij per te patur ne krahe lenten e kapitenit te ekipit. Sic pritet Buffon do te jete ai fatlume qe ta udheheqe klubin pas Del Pieros, mirepo ne njeren nder faqet kryesore te tifozeve bardhezi www.j1897.com, per pasues te Del Pieros kane votuar mbrojtesin me te mire te klubit, Giorgio Chiellinin, i cili eshte ne nje avantazhe te madhe ndaj kolegut te tij, Gianluigi Buffon. Por ekziston mundesia qe kjo gje te kaloje edhe ne radhet e super talentit Sebastian Giovincos, i cili ne renditjen per "Lenten e Kapitenit te Ekipit" eshte i pozicionuar ne vendin e trete. Mesazhi i tifozeve bardhezi eshte qe ai i cili do ta kete kete fat per ta udhehequr ekipin, te jete simbol i gjithe lojtareve tjere, dhe nje dirigjent i mirefillte drejt rruges se drejte, per te fituar cdo gje.

Del Piero president i Juventusit?

Web faqeja oficiale e tifozeve te Juventusit, www.vecchiasignora.com fiolloi kampanje per zgjedhje te Alessandro Del Pieros per president te Zonjes se Vjeter. Djali i Arte i Zonjes se Vjeter paraqet simbok per gjithcka qe dmth Juventus dhe eshte adhurues i milione tifozeve te klubit ne gjithe rruzullin tokesor. Tifozet e klubin filluan kampanje ne faqen e tyre oficiale www.vecchiasignora.com, me te cilen e therrasin Del Pieron te jete presidenti i ardhshem i klubit. 33-vjecari Del Piero deri tani ka te fituar perkrahjen e 83% prej vizitoreve te kesaj web faqem qe don te thote se ne krye te ketyre tifozeve te Juventusit, Del Piero eshte tashme ne pozicionin e presidentit te klubit. Del Piero u be pjese e Juventusit ne vitin 1993 kur erdhi prej Padovas, ende si adoleshente prej atehere e deri tani te mbetet njeri nder lojtaret me te mire te ketij klubi dhe Legjende e Vertete dhe e Gjalle e Zonjes se Vjeter. Ai eshte mbajtes i nje numri te madh te dekorimeve me Juventusin, perfshire dhe shtate Scudettot (ku dy prej tyre i jane marre) e fituar me klubin e Juves, tittulin e Liges se Kampioneve, Kupen e Italise, si dhe kupat e fituar ne Kampionatin Evropian dhe boteror per klube. Perkunder moshes se tij, shumica besojne se Del Piero eshte nje formen e tij me te mire ne kete dekade, pikerisht kur Juventusit i eshte dashur ndihme per shkak krizes Calciopoli dhe humbjen e disa prej shokeve me te mire te tij pikerisht per kete skandal. Alessandro Del Piero deri tani ka te shenuar 11 gola impresive kete sezone me cka me te vertete ka ndihmuar per Juventusin te shpresoje te plasohet ne Ligen e Kampioneve vitin e ardhshem.

Interviste ekskluzive me Claudio Ranierin

Claudio Ranieri e ka mbajtur fjalën. Në verë, përpara grumbullimit me skuadrën e tij të re, ai vendosi si objektiv që t'u prishte punë skuadrave të kreut. Në fakt, Juventusi i sivjetëm ka prishur goxha punë dhe për ta kuptuar këtë mjafton të shohësh se në fazën e dytë ka mundur dy skuadrat që qëndrojnë përpara saj në renditje, Interin dhe Romën, ndërkohë që në fazën e parë kishte barazuar me të dyja. Tani "Zonja" është e treta dhe ka ambicie më të mëdha. "Duam të arrijmë maksimumin," thotë Ranieri, pasi nëntë muaj më pas objektivi i tij nuk ka ndryshuar: "Duhet t'i prishim punë deri në fund. Më e bukura nis paikërisht tani: na presin tetë finale dhe ku duhet mbase të arrijmë edhe ta vendosim qershinë mbi tortë".

- E keni fjalën për vendin e dytë?

- Rezultatet arrihen kur synon gjëra të mëdha. Ky është parimi im! Për sa kohë matematika na e lejon, unë nuk e humbas besimin. Sigurisht, që kjo të ndodhë i bie ta humbasin skuadra të tjera, por ka ndodhur edhe më parë. Nuk më pëlqen t'u krijoj iluzione njerëzve, por dua t'i bëj të ëndërrojnë dhe më pas të punojmë që ëndrrat të bëhen realitet, edhe duke e ditur se është e vështirë.

- Si do ta përballojnë Interi dhe Roma sprintin e fundit për titull?

- Nuk dua të flas për ta. Por njëra kishte shumë pikë avantazh, ndërsa tani ka disi më pak dhe, nëse tjetra s'do ta kishte humbur derbin, do t'i qëndronte fare pranë. Katër pikë mund të jenë ende shumë, por duhet të dinë t'i administrojnë. Ne kemi shumë pikë më pak, por edhe tetë ndeshje për të luajtur, kundrejt 7 ndeshjeve të të tjerëve.

- Sa i qani 7 pikët e lëna ndaj tri skuadrave të fundit të renditjes?

- Shumë, sepse në këtë pikë mund të ishim edhe ne si Interi dhe Roma.

- Pak a shumë, 6 pikë i kanë lënë në Napoli dhe në Reggina, për shkak të gabimeve të arbitrave, apo jo?

- Të cilat, së bashku me dy pikët në Parmë, bëhen 8... Por jo, unë qaj vetëm gabimet tona, të tjerat hyjnë në rrjedhën logjike të lojës së futbollit. Madje, unë e prisja dhe ua thashë djemve që në fillim. Ishte fiziologjike që të ndodhnin disa gjëra të caktuara: kur kanë dyshime, nuk ngurrojnë të japin ndonjë karton apo ndonjë penallti kundra nesh, më lehtë se ç'ndodh me të tjerët.

- Në fillim të sezonit thoshit se kishit shumë kuriozitete. Pas nëntë muajsh, sa kurioz jeni ende?

- Shumë! Ambiciet ekzistonin, por më pas i justifikuam në fushë. Disniveli në krahasim me skuadrat më të forta më pas u ul ndjeshëm, falë një nisjeje të mirë dhe një pune efikase. Diferenca qëndron në faktin se Interi dhe Roma kanë fituar ndeshje edhe pa dhënë maksimumin, ndërsa ne jo. Juventusi duhet të japë gjithnjë maksimumin e mundshëm, sepse, përndryshe, barazon ose humbet. Kemi sulmin e dytë më të mirë të kampionatit.

- Kjo, falë edhe një sezoni të shkëlqyer të Del Pieros. A është më e vështirë ta administrosh, atë në krahasim me kampionë të tjerë?

- Kampionët janë gjithnjë të vështirë për t'u administruar. Trysnitë e shumta janë pjesë e lojës, më pas në një skuadër të madhe është normale. Por, përderisa nuk më shqetësojnë kjo ndodh sepse jam intelektualisht i ndershëm dhe, nëse e shoh diçka e bëj. Nuk kam paragjykime: luan kush është më mirë, kush ma plotëson mozaikun.

- Përse Iaquinta është më efikas kyr hyn nga stoli sesa kur është titullar?

- Nuk është e vërtetë! Nëse numërojmë minutat që ka luajtur, Vincenzo ka mesataren e golave më të lartë të sulmuesve tanë. Nuk e përfytyroja Del Pieron në rolin e Altafinit dhe nuk e shoh as atë në këto pozita. Ai nuk është sulmuesi i tretë i Juventusit dhe unë ndihem shumë i kënaqur për kampionatin që po zhvillon.

- Tiagon e kërkuat ju. Ju vjen të qortoni më shumë veten apo atë?

- Asnjërin nga të dy. E para e punës, blerjet janë kryer në marrëveshje me drejtuesit dhe më pas, kur kryhet një merkato e detyrueshme si e jona, është normale që dy apo tre elementë të mos japin atë që pritet prej tyre. Unë vazhdoj të mendoj se Tiago është lojtar i madh, dhe për këtë janë të bindur edhe shumë prej shokëve të tij, por askush nuk arrin ta shpjegojë se si ka mundësi që ndodhi kështu. Nga ana tjetër, as Shevenko, që ishte "Topi i Artë", mes shumë kampionësh nuk arriti ta bëjë te Chelsea atë që ka bërë te Milani, dhe askush nuk di ta shpjegojë se përse ndodhi kjo.

- E keni menduar ndonjëherë se ku mund të ishte Juvja tani, po të mos kishte shpërdoruar rreth 40 milionë euro midis Tiagos, Almironit, Criscitos dhe Andrades?

- Jo, sepse mbase s'do ta kishim marrë Iaquintan, Nocerinon, Molinaron, Salihamidzicin, Grygeran... Me lojtarë të tjerë, mbase nuk do të kishim arritur ta forconim grupin, sikurse kemi bërë me këta lojtarë.

- Si e prisni sezonin e ardhshëm, më të vështirë?

- Të mbarojmë një herë këtë sezon e më pas do të ketë kuriozitete të tjera, sidomos për sa u përket tri fronteve që na presin. Baza ekziston dhe mbi të duhet të punojmë për të shënuar më shumë gola dhe për të pësuar më pak. Pas një viti njohjeje reciproke nuk pritet të jetë shumë i vështirë.

- A besoni se Nedvedi do të qëndrojë edhe një sezon për të luajtur në Champions?

- Me të nuk i dihet kurrë, por i kam thënë se, nëse dëshiron të qëndrojë duhet të paguajë vetë. Përndryshe, duhet të gjejë ndonjë shumësportësh që ta bëjë të vrapojë si te Juventusi.

Juve prane arritjes se marreveshjes me Amaurin

Sipas mediave italiane ekipi i Juventusit ne 48 oret e ardhshme duhet ta kompletoje transferimin e Amaurit. Keto informata i bene te ditur revista torineze Tuttosport. Presidenti i Palermos, Maurizzio Zamparini se bashku me drejtorin sportiv Rino Foschi neser do te kene mbremje me Alessio Seccon, Jean-Claud Blanc dhe Giovani Cobolli Gigli. Parashikohet qe ne mbledhjen do te jene te hekurosur te gjithe dallimet dhe ne ditet e ardhshme Amauri te nenshkruaje me Zonjen e Vjeter. Palermo per kushtet e Amaurit kerkon 17 milione sterlina ndersa Juve eshte gati te ofroje vetem 15 prej tyre. Por ekziston opcion njeri prej lojtareve te rinj te Juventusit te kaloje ne Sicili me qellim qe te arrihet deri te nenshkrimi i marreveshjes me lojtarin. Tuttosport shton dhe se Flamini eshte shume prane kalimit ne radhet e Zonjes se Vjeter dhe se pritet gjithcka te jete e ditur deri ne fundjave. Francezi ende nuk ka te nenshkruar marreveshje me Arsenal dhe ne fund te sezonit lirisht mund te kaloje ne nje ekip tjeter.

e enjte, 3 prill 2008

Ranieri nuk dorëzohet

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka pohuar për "Gazzetta dello Sport" se titulli i kampionit në Serie A ende është i arritshëm. Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe 8 javë deri në përfundim të kampionatit, kurse Juventusi ngec madje 11 pikë ndaj Interit, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Ranieri mendon se ende nuk ka përfunduar asgjë. "Rezultatet e mira mund t'i arrini vetëm nëse keni synime të mëdha. Derisa edhe matematikisht nuk do të rrëzohemi nga lufta për titull, unë do të besoj ende se mund ta fitojmë titullin. Natyrisht se për të arritur këtë gjë do të jetë tepër e vështirë, ngase duhet të ndodhin shumë gjëra që ne të bëhemi kampionë, por ka pasur raste të tilla. Është mirë ta kesh një ëndërr dhe të mundohesh ta realizosh atë", është shprehur Ranieri, duke shtuar: "Më së shumti më vjen keq që kemi humbur pikë ndaj skuadrave të fundit të renditjes, ngase tash nuk do të ishim nën Interin dhe Romën".

Alessio Secco ne Bremen ne bisedime per transferimin e Diegos

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka udhetuar ne Bremen te bisedoje me drejtorin sportiv te Werder Bremenit, Klaus Alofs, rreth mundesise Zonja e Vjeter ta bleje Brazilianin Diego. Kete per revisten gjermane "Bild" e tha babai i lojtarit brazilian, Djair da Cunha. 53-vjecari baba i Diegos, nuk donte te tregoje se Diego do ta leshoje Werderin sezonin e ardhshem, por tha se tre klube te medha seriozisht jane te interesuar per te fituar "kartonin e gjelbert" nga Werder per shitjen e djalit te tij. Une jam i lumtur nga ajo qe Diego e ka ne Bremen. Por per te momentalisht jane te interesuar Juventus, Real Madrid dhe Arsenal. Do te mendojme cka eshte me mire per Diegon, shtoi babai i tij. Sipas lojtarit te Bremenit, babai i tij e ka rolin si mentor i tij, dhe per ate ai eshte shume i ndergjegjshem ndaj tij, ashtu qe se bashku do te mendojne dhe do te veprojne rreth karrieres se tij. Mediat para nje periudhe te kaluar theksuan transferim te sigurte ne Real Madrid, por sidoqofte tash me Diego dhe prindi i tij po mundohen te fitojne oferte me te kenaqshme dhe kushte me te mira per vazhdimin e karrieres se lojtarit te Werderit.

Buffon: Juventus duhet te niset per Ronaldinhon

Gigi Buffon thote se Ronaldinho do te ishte perforcim i shkelqyeshem per Juventus. Buffon therret klubin e tij te niset per yllin brazilian i cili veres ka gjasa te medha te largohet nga Barcelona. "Ronaldinho eshte njeriu i vertete per ne, ne qofte se shuma nuk eshte e madhe ne duhet te mundohemi qe ta sjellim- vazhdoi portieri i Juventusit. Na duhen perforcime te medha, klubi e din ate shume mire" - perfundoi Buffon.

e mërkurë, 2 prill 2008

Tiago prane Atletico Madrid per 13.5 milione euro

Drejtues te Atletico Madrid u takuan me perfaqesues te Juventusit per te diskutuar rreth transferimit te mesfushorit portugez, Tiago. Sipas te dhenave, portugezi do udhetoje ne Spanje per 13.5 milione euro. Nderkohe, Juventus do kerkoje qe ne kete marreveshje te perfshije edhe sulmuesin e talentuar te Atleticos Aguero.

Ranieri deshiron Giovinco, Marchisio dhe De Ceglie te kthehen ne Juventus

Sipas mediave italiane Claudio Ranieri deshiron ta kete treshen e talentuar ne ekipin e tij per sezonin e ardhshem. Kjo posacerisht vlen per Giovincon i cili eshte njeri nder talentet me te medhenje te futbollit italian dhe disponon me teknike te shkelqyeshme dhe kualitet te larte. Giovinco momentalisht eshte i huazuar ne Empoli, dhe megjithese klubi ka nje sezone te deshperuar, Giovinco tregon lojera te shkelqyeshme, dhe ka te shenuar 5 gola ne 28 ndeshje. Ne Empoli gjithashtu eshte edhe lojtari i mesfushes Marchisio. Se bashku me Giovincon te dyte luajne standard ne kombetaren e Italise deri 21 vjec. Tek ai Ranieri sheh zevendesim potencial per Tiago Mendes i cili pas perfundimit te ketij sezoni sigurisht do te largohet nga klubi. Lojtari i fundit ne listen e Ranierit eshte mbrojtesi i majte, Paolo De Ceglie. Angazhimi i tij me siguri do te jete me i rende sepse ai eshte ne pronesi te Sienes. De Ceglie eshte njeri nder mbrojtesve te majte me te talentuar dhe eshte zevendesim potencial per Molinaron i cili nuk tregoi lojera ne nivel te larte kete sezon.

e martë, 1 prill 2008

Flamini nenshkruan para-kontrate?

Nese mediat franceze jane te verteta, lojtari i Arsenalit Mathieu Flamini qe nga vera e ketij viti do te veshe fanellen bardhezi. Ky lojtare i ri francez ka 23 vjec dhe tash me ka luajtur me shume se 100 ndeshje per Arsenal. Kontrata e Flaminit me Arsenal skadon ne fund te ketij sezoni, dhe per te saten here lojtari rrefuzon ofertat e klubit te tij per nje zgjatje te kontrates. Arsenal i ka dhuruar 2 milione euro per sezone Flaminit, qe eshte per 1 milione me shume se sa paga aktuale. I ditur eshte fakti se klubet qe vijne nga Milano, Inter dhe Milan ishin te interesuar per lojtarin francez, mirpo ai rrefuzon te gjitha ofertat qe vijne nga klubet tjera pervec Juventusit, te cilin e sheh si klub te ardhshem te tij. Kete lajm e ben te ditur edhe revista franceze L'Equipe, cila thekson se Flamini ka bere marreveshje parakohe me klubin torinez. Nese ky lajm eshte e vertete, do te jete nje potez i shkelqyer nga ana e Juves, sidomos nga drejtori sportiv i Zonjes, Alessio Secco, per te cilin kishte spekulime se do te largohet nga detyra e tij ne klubin bardhezi, shkaku mospervoja e tij ne tregun e merkatos.

Juventus, Amauri afrohet me klubin bardhezi

Barcelona dhe Chelsea. Ne Torino deri tani jane studiuar dy rruge per te mbyllur cdo llogari per Amaurin, te cilin Palermo e vlereson per nje shifer prej 25 milione eurosh. Se pari ka pranuar te ofroje 15 milione euro se bashku me Palladinon, De Ceglie, Marchisio ose Criscito, por nuk perjashtohet mundesia qe ne kete operacion te futen edhe Marchionni e Nocerino. Zgjidhja e dyte eshte nje oferte prej 11 milione euro se bashku me Almiron qe per momentin eshte dhene ne forme huazimi tek Monaco.

Autobusi shtyp tifozin, shtyhet Juventus - Parma

Java e dymbëdhjetë e fazës së parë: vdes Simone Sandri, një tifoz i ri i Lazios, i cili u vra në një autogrill, pas të shtënës me pistoletë nga një polic. Atë të diel nuk u zhvilluan ndeshjet Inter‑Lazio, Roma‑Cagliari dhe Atalanta‑Milan. Dje ishte java e dhymbëdhjetë e fazës së dytë dhe vdiq një tifoz 28-vjeçar i Parmës, i quajtur Mateo Banjarezi, i cili u shtyp në një autogrill nga një autobus i tifozëve juventinë, ndaj ndeshja Juve-Parma u shty. FAKTET ‑ Vendimi u mor pas vdekjes së një tifozi të Parmës, i cili u përplas për vdekje nga një autobus i vogël në pikën e shërbimit Kroçeta Nord, e cila ndodhet në autostradën A1, mes Alessandrias dhe Astit, në drejtim të Torinos, rreth orës 12.30. Sipas dëshmive të para, në stacionin e shërbimit ishin kryqëzuar një autobus me tifozët e Parmës dhe një autobus i vogël 9-vendësh me tifozët e Juves. Nuk është e qartë dinamika e ndodhisë: sipas disave, furgoni me tifozët bardhezinj u sulmua, ndërsa, sipas disa të tjerëve, ishin juventinët ata që i provokuan pamensët teksa po drekonin. Sidoqoftë, qëndron fakti se në një klimë tensioni që vinte duke u shtuar shoferi i autobusit të bardhezinjve u rinis papritur duke e shtypur tifozin 28-vjeçar të Parmës. Mësohet se shoferi i autobusit, i cili u mor për t'u pyetur nga policia, u ndal pak kilometra larg vendngjarjes dhe deklaroi se nuk e kishte vënë re që kishte përplasur një njeri. Në vendin e aksidentit tragjik shkuan menjëherë mjeku ligjor, drejtori i Policisë së Astit dhe prindërit e tifozit të gjorë. BULETINI ‑ Ky ka qenë buletini i nxjerrë, fill pas rastit të rëndë në faqen zyrtare të Parmës në Internet. "Juventusi dhe Parma, - shkruhej, - me miratimin e autoriteteve kompetente, kanë rënë dakord ta shtyjnë ndeshjen në shenjë zie për incidentin që i ndodhi tifozit të Parmës, i cili po shkonte për në stadiumin e Torinos, ku do të luhej takimi mes dy ekipeve. Edhe pse bëhej fjalë për një incident tragjik, dy skuadrat konsiderojnë se nuk ekzistojnë kushtet e duhura për t'u përballur me njëra-tjetrën." SHTYRJA ‑ Data e parë e propozuar për zhvillimin e ndeshjes Juventus‑Parma është e mërkura e 16 prillit. Tani do t'i takojë "Lega Calcio"-s të marrë vendimin përfundimtar, duke parë se atë të mërkurë do të luhen edhe gjysmëfinalet e Kupës së Italisë Inter‑LaZio dhe Roma‑Catania. Ghirardi: Ishte një aksident tragjik Juventusi dhe Parma janë bashkur në zinë që ka përfshirë verdheblutë. Presidenti i emilianëve, Tomasso Ghirardi, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur: "E mësuam lajmin rreth orës 13.00 Është e kotë të merremi me fjalë për mënyrën se si ndodhi. Duket se ka qenë rrjedhojë e një aksidenti fatal. Por ajo që dihet me siguri është se nuk ka qenë rezultat i ndonjë përleshjeje mes tifozërive". Më pas ai rrëfeu një prapaskenë: "Edhe unë vetë ndalova tek ai autogrill 20 minuta përpara incidentit dhe aty nuk pashë asgjë të çuditshme, nuk kishte asnjë zënkë". Tonet e qeta të përdorura nga presidenti i Parmës janë përqafuar edhe nga Giovani Cobolli Gigli: "Ne si Juventus e përjetojmë këtë zi në mënyrën më të thellë. Ndjenja e Juves dhe e Parmës është e njëjta. Na u duk logjike të mos e luanim këtë ndeshje, pasi është ngjarje shumë e rëndë ajo që ndodhi".