e martë, 13 maj 2008

Barcelona ofron Eto'o per David Trezeguet!

Klubi katalanas, Barcelona ka ofruar nje oferte ne adresen e klubit torinez Juventus, Gallileo Ferraris nje oferte per sulmuesin bombastik David Trezeguet, duke i ofruar sulmuesin kamerun, Samuel Eto'o. Kete lajm e ben te ditur gazeta italiane Corriere dello Sport, duke shkruar se trajneri i ardhshem i Barcelones, Josep Guardiola e kishte vene ne listen e transferimeve sulmuesin transalpin Trezeguet. Ne rast se nuk pajtohet me kete oferte Juventus, ateher Barcelona eshte ne gjendje te ofroje Eto'o plus edhe disa miliona ne arkat e Juves. Mirepo David Trezeguet theksoi se nuk deshiron qe te largohet nga klubi bardhezi, dhe se deshiron qe te mbyll karrieren pikerisht ne klubin ne klubin e tij aktual.

e hënë, 12 maj 2008

Amauri prane marreveshjes

Juventus dhe Palermo jane shume afer arritjes se nje marreveshjeje per transferimin e sulmuesit italo-brazilian, Amauri. Nuk dihen ende detajet e takimit mes drejtuesve te dy skuadrave, por sipas burimeve nga klubi bardhezi, pritet qe oret ne vazhdim gjithcka te zyrtarizohet per t'i dhene fund telenoveles. Pritet qe Amauri te nenshkruaje kontrate 4 vjecare me klubin torinez, me nje shifer rreth 12 milione euro, dhe si kembim do t'i dergoje dy lojtaret e rinj, Antonio Nocerino dhe sulmuesin Davide Lanzafame. Amauri do te perfitoje ne Juventus 3.2 milione euro ne vit.

Ndeshja Sampdoria - Juventus do te luhet me 17 maj ne ora 15:00!

Sot komiteti qendror sportiv i Federates Italiane te Futbollit ka sjell nje vendim qe ndeshja e gjiros se 38 te kampionatit te Italise ndermjet Sampdorias dhe Juventus te luhet te shtunen me 17 maj 2008, ne oren 15:00. Kete vendim e kishin deguar ne Federaten e Italise drejtuesit e klubit torinez Juventus, per shkak se pas perfundimit te kampionatit ne Itali i cili skadon ne 18 maj 2008, Juventusi do te udhetoje per ne Pacifik, per te marre pjese ne turneun Asia 2008. Ndeshjet tjera te gjiros se 38 te Serie A do te luhen te dielen ne fillim prej ora 15:00.

Ranieri: Do të ishte kulmi nëse humbnim

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri e ka përshëndetur për këtë vit stadiumin "Olimpico". Bardhezinjtë e mbyllën sezonin në shtëpi, me një barazim ndaj Catanias. Një rezultat, që pavarësisht nga rendimenti sezonal, nuk e bën të kënaqur Ranierin: "Ne u përpoqëm të shënonim që nga fillimi e deri në fund, duke krijuar të paktën katër raste për gol, por porta ishte "e mallkuar", - tha ai. - Megjithatë, në fund, arritëm të barazojmë me Del Pieron. Dhamë maksimumin, siç kemi bërë gjatë gjithë vitit. Djemtë meritojnë vlerësime, sepse zhvilluan një kampionat të shkëlqyer. Nëse do të humbisnim, do të ishte kulmi, atë ndeshje duhej ta fitonim ne. Titulli? Për fat të keq e humbëm 'trenin' në momentin e duhur". Trajneri bardhezi shikon para dhe flet për merkatën: "Amauri? Është një djalosh serioz, i zoti, që mund të luajë mirë me sulmuesit e tjerë të organikës që kemi. Vitin e ardhshëm duhet të luajmë në tri veprimtari, ndaj do të na ndihmonte. Sidoqoftë, janë gjëra që i takojnë klubit." Në fund, një mendim për Pavel Nedvedin. Çeku e nisi ndeshjen nga stoli, duke ia lënë vendin e titullarit Palladinos. Është një zgjedhje edhe në aspektin e së ardhmes? Absolutisht sipas Ranierit: "Ishte e drejtë të luante Palladino dhe, në fund, të aktivizoja Pavelin, kështu do të ishte më e lehtë për të. Sot (dje) duhej një mirënjohje edhe për Raffaelen, sepse është përkushtuar gjatë gjithë sezonit."

Del Piero dhe merkato - Alessandro Del Piero shënoi edhe dje kundër Catanias, duke arritur në kuotën e 19 golave, aq sa Borriello e Trezeguet. "Kur zbres në fushë, nuk e bëj vetëm që të shënoj, përpiqem të jem një futbollist i plotë, të bëj gjërat e duhura në çdo pjesë të fushës. Arrij të shënoj, madje shumë, më gëzon shumë, sepse rrit nivelin e paraqitjes sime, por roli im nuk është ai i sulmuesit të parë. Merkato? Projekti i klubit duhet të llogarisë historinë dhe emrin e Juventusit. Ne kemi shumë, ndaj pres që të bëhen të gjitha lëvizjet e duhura për ta përforcuar këtë skuadër. Nedved? Nuk ka zgjedhje tjetër veç konfirmimit. Është shumë i fortë dhe në formë."

e diel, 11 maj 2008

Ndeshja Juventus - Catania u nda ne paqe!

Sot ne gjiron e 37 te Serie A, Juventus u perball me ekipin sicilian Catania. Ndeshja ishte fare ne interesin tone, mirepo hyrem ne loje duke u nisur nga ajo qe te permbyllim kampionatin. Piket nuk na duheshin dhe vendosem qe mos t'i rrembejme te tre. Pjesa e pare filloi me disa aksione te mrekullushme me treshen Sissoko - Camoranesi dhe Del Piero dhe kishim disa raste per shenim. Dy raste i ka pasur kapiteni yne, ndersa per ekipin e Catanias, rastin me te mire ne pjesen e pare e kishte Martinez, nga nje goditje e lire, ku Buffon mbron rrezikun. Pjesen e dyte e filluam te pa disponuar per loje. Nga nje "Kallaballek" i madh ne porten e Juventusit, Martinez ne minuten e 47 sjell ne epersi ekipin mysafir ne 1-0. Mandej iniciativa eshte ne duart tona dhe ne disa raste te qindperqindta, Del Piero gabon shume. Ne minuten e 89 te ndeshjes, nga nje krosim i Chiellinit, Del Piero barazon shifrat dhe shenon golin e tij te 19 ne kete sezon, duke u bashkuar me partnerin e tij Trezeguet dhe Borriellon e Genoas. Ndeshja permbyllet me rezultatin perfundimtar 1-1. Dicka qe duhet te vecuar ne kete ndeshje eshte fakti se Christian Pasquato, talenti i ri i Juves, beri debutimin e tij ne ndeshjet profesionale per Juventusin duke e zevendesuar Alex Del Pieron ne minuten shtese te ndeshjes.
Te dhena rreth ndeshjes:
JUVENTUS-CATANIA 1-1 (0-0)
GOLASHENUES: 47’ Martinez, 89’ Del Piero.
JUVENTUS: Buffon; Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Grygera; Camoranesi, Sissoko, Tiago (66’ Nocerino), Palladino (72’ Nedved); Del Piero (92’ Pasquato), Trezeguet. A disposizione: Belardi, Stendardo, Salihamidzic, Marchionni. TRAJNER. Ranieri.
CATANIA: Bizzarri; Silvestri, Terlizzi, Stovini, Sabato; Baiocco, Biagianti, Tedesco (69’ Edusei); Mascara, Martinez (87’ Silvestre), Vargas (61’ Izco). A disposizione: Rossi, Sardo, Colucci, Pià. TRAJNER. Zenga.

GJYQTARI: Trefoloni nga Siena.

TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 26’ Tiago, 37’ Grygera, 56’ Camoranesi, 66’ Chiellini, 71’ Nocerino, 76’ Izco.

Ranieri do fitore: Të nderojmë publikun!

Juventusi nuk ka se çfarë të kërkojë më nga kampionati. Pasi ka siguruar vendin e tretë dhe hyrjen në Ligën e Kampioneve, tani ai do të luajë vetëm sa për ta respektuar turneun. Claudio Ranieri po bën të pamundurën për të gjetur stimujt, për të cilët skuadra e tij ka shumë nevojë në këtë pikë. Por, ndërkohë që Juventusi i ka arritur objektivat e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kundërshtarin e radhës së bardhezinjve: Catanian. Siçilianët po vazhdojnë të luftojnë për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Ndaj, trajneri i "Zonjës së Vjetër" kërkon nga lojtarët e tij, që të përpiqen të gjejnë motivimet e duhura për t'u paraqitur mirë: "Kjo do të jetë ndeshja e fundit në fushën tonë, në këtë kampionat. Djemtë kanë dëshirë ta përshëndesin publikun me dinjitet. Tifozët sivjet kanë qenë shumë të rëndësishëm për ne, sepse i kuptuan vështirësitë e Juves së re dhe e përkëdhelën atë. Dhe, më pas, do të luajmë për të respektuar kampionatin. Në kampionatet e tjera nuk ka rënie në javët e fundit. Kjo është disi në ADN-në e të qenit tonë latinë. Në Angli janë anglosaksonë, puna e trajnerit në anën e motivimeve nuk ka shumë rëndësi, sepse lojtarët e kanë brenda. Do të ishte diçka shumë e bukur sikur të arrinim të luanim gjithnjë në 100% të mundësive tona, pavarësisht nga gjithçka. Ne, më pas, kemi dy lojtarë të cilët luftojnë për titullin e golashënuesit. Nuk do ta lëmë pushim Bufonin, pikërisht sepse dua maksimumin nga të gjithë. Dua një paraqitje të mirë ndaj Catanias, më shumë se kaq nuk kam çfarë të kërkoj." Pra, stimujt në ndeshjen ndaj Catanias ekzistojnë. Dhe ata në sezonin e ardhshëm do të jenë shumë më të mëdhenj. "Sezonin e ardhshëm disa do të kërkojnë hënën, pra, titullin, dhe ne s'na mbetet tjetër veç ta ëndërrojmë, megjithatë duhet të luftojmë dhe të përmirësohemi. Sivjet përfituam nga fakti që nuk luajtëm në Europë. Kemi mundur të stërvitemi rregullisht çdo javë. Sezonin e ardhshëm do të kemi 3 angazhime, me objektivin për të ecur sa më para të jetë e mundur. Aty do ta vlerësojmë forcën e një organike lojtarësh." E cila do të përmirësohet, por Ranieri nuk e thotë se në cilën mënyrë: "Nuk e di si do të jetë kjo merkato. Pres të rejat të cilat i kemi diskutuar dhe për të cilat kemi rënë dakord. Këtë pres unë. Për përmirësimin e organikës aktuale".

Willy Sagnol objektivi i merkatos se Juves

Juventusi po behet gati qe t'i shkepuse nga duart Milanit mbrojtesin francez Willi Sagnol. Futbollisti 31-vjecar ka kaluar nje sezon shume te dobet te Bayerni Munchen dhe po pregatitet te largohet, pasi eshte shprehur publikisht kunder drejtuesve te klubit. Ai mendohej se do t'i bashkohej Milanit, pasi mediat raportuan ne ditet e kaluara se kuqezinjte dhe Bayerni kishte gjetur nje akord per transferimin e tij per shumen 5 milione euro. Por tani duket se ne avantazh eshte Juventusi, pasi drejtuesit e bardhezinjve jane takuar direkt me menaxherin e futbollistit, duke i kerkuar atij te binde Sagnol.

e shtunë, 10 maj 2008

Xabi Alonso shume prane Juves

Spanjoli i radheve te Liverpool, Xabi Alonso eshte futur ne listen e trajnerit Ranieri si njeri nder emrat me te preferuar gjate merkatos verore. Alonso tashme eshte ne dileme te madhe kur eshte ne pyetje ceshtja se ku do te vazhdoje karrieren, do te qendroje ne Anfield apo do te largohet. Sipas mediave britanike, trajneri i The Reds, Rafa Benitez, do te mundohet qe ta shese bashkekombasin e tij per t'i mbledhur te hollat per blerjen e lojtarit te Aston Villas, Gareth Barry. Mu per kete shkak Alonso tashme duhet qe patjeter te largohet nga Liverpool, ne qofte se deshiron qe te jete i garantuar njembedhjeteshen e pare. Benitez eshte nje adhurues i denje i Gareth Barry dhe deshiron qe sezonin e ardhshem mesfushen ta udheheqin Gerrard, Mascherano dhe Barry, ndersa ne kete eveniment nuk eshte gjetur fare emri i Xabi Alonsos. Juventus eshte duke biseduar me drejtuesit dhe agjentin e lojtarit, dhe ka pregatitur nje oferte rreth 16 milione euro. Liverpool deshirojne qe te perfitojne me shume nga shitja e Alonsos, mirepo shifra te cilen e kerkon Benitez eshte teper e larte dhe mund te ndodhe qe te mos e shese lojtarin. Nga kjo situate, Benitez mendohet qe te pranoje oferten e Juves, oferte e cila gjithashtu ka qene e pranuar nga vete lojtari, dhe ne qofte se dakordohen edhe drejtuesit e Liverpool, mund te themi qe qe tani Alonso eshte i veshur me fanelen Bardhe e Zi. Nga ana tjeter, Juventus deshiron qe te filloje bisedimet edhe me nje lojtare tjeter te Liverpoolit. Behet fjale per austalianin Kewell, kontrata e te cilit me klubin e The Reds skadon ne fund te sezonit.

Supriza: Ujfalusi ne Juventus!

Ceku Tomas Ujfalusi, njeherit edhe kapiteni i ekipit italian Fiorentina, duket se eshte pajtuar per nje kalim te mundshem ne radhet e Zonjes se Vjeter ne fundin e ketij sezoni. Kartoni i lojtarit klubit torinez do t'i kushtoje "Zero" ngaqe pas perfundimit te ketij sezoni, lojtarit i skadon kontrata me klubin violent, Fiorentina. Duket e qarte se tashme Juventus e ka fituar luften me Atletico Madrdid, i cili deri para disa muajve mendoheshte se ka te arritur nje kontrate me cekun. Lojtari ka thene te veten se nuk deshiron te largohet nga Gadishulli Apenin ngase pikerisht ketu kishte gjetur veten si fitimtar dhe nuk ka arsye perse te largohet. Juventus duket se edhe njehere ka vepruar shkelqyeshem kur eshte ne pyetje transferimi i lire, ngaqe ne muajin shkurt Juventusi ka nenshkruar parakontrate me suedezin Olof Mellberg per 3 vitet e ardhshme. E njejta gje duket se po ndodh edhe me cekun Ujfalusi, i cili ka gjasa te teperta qe t'iu bashkangjitet ne radhet e Juves bashkekombasve te tij, Pavel Nedved dhe Zdenek Grygera. Pritet qe Ujfalusi te nenshkruaje kontrate 4 vjecare, me nje page rreth 1.8 milione euro ne sezone.

Juve e ofron Iaquintan për Mancinin

Siç ka shkruar Corriere dello Sport, Juventus mund të mposhtë Interin në luftë për të nënshkruar me Amantino Mancini, duke ia ofruar Vincenzo Iaquintan si shkëmbin ekipit të Romës. Mancini ka qenë lojtar kyç i Romës gjatë viteve të kaluara, sidoqoftë kontrata e tij skadon në vitin 2009 dhe është po thuajse i sigurt se do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, pasi që ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të re. Edhe Juventus edhe Inter janë përfolur për një transferim të brazilianit, në kërkim të zëvendësimit për Pavel Nedved, respektivisht Luis Figos. Sipas Corriere, biankonerët janë më afër për ta fituar këtë garë, duke ofruar sulmuesin Iaquinta. 28-vjeçari erdhi në Juventus nga Udinese gjatë verës së kaluar, dhe pavarësisht sezonit të mirë, ka qenë vazhdimisht zëvendësues i David Trezeguet dhe Alessandro Del Pieros.

e enjte, 8 maj 2008

Liga e Kampioneve 2008-09: Rikthehen Kampionet

Duke perjashtuar Borussia Dortmund, te gjithe fituesit e 15 viteve te fundit do te jene. Rikthehen Juve, Bayern dhe mbase edhe Atletico Madrid.
Sezoni i ardhshem i Liges se Kampioneve do te jete nje kupe e vertete kampionesh. Te gjitha skuadrat e medha qe kane shkruar historine e kompeticionit me te rendesishem evropian, perjashto ndonje surprize, do te jene sezonin e ardhshem ne Ligen e Kampioneve. Megjithate, per te perfunduar kete veper arti duhen pritur edhe javet e fundit dhe ndeshjet paraeliminatore. Anglia, mbreteresha e ketij sezoni, tashme ka prenotuar kater vendet e saj per kater skuadrat me te mira. Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool jane te sigurt per te marre pjese sezonin e ardhshem ne Ligen e Kampioneve. "Topcinjte dhe "te Kuqte" do te duhet te kalojne nje tur paraeliminator. Italia pergjigjet me Inter, Roma, Juventus dhe (mbase) Milanin. Kjo ne Serie A nuk ndodhte qe nga sezoni 2004-2005. Udinese, Chievo dhe Lazio kane qene surprizat e fundit. Me rikthimin e Bardhezinjve, futbolli italian do te jete me kompetitiv ne edicionin e ardhshem te Liges se Kampioneve. Ne Spanje, Real Madrid (kampion i Spanjes) dhe Villareal tashme kane siguruar vendin ne radhe te pare, ndersa pritet qe t'u bashkohet edhe Barcelona, qe nuk ka ende sigurine matematike. Por me shume mundesi do te jete vetem ceshtje kohe. Hyrja e re mund te jete Atletico Madrid. Jashte mund te mbetet Sevilla dhe sigurisht Valencia, e cila po rrezikon renien nga kategoria. Rikthehet ne Ligen e Kampioneve edhe Bayern Munchen (kampion i Gjermanise), pas sezonit te hidhur ne kupen UEFA. Werder Bremen dhe Schalke 04 mund te jene dy skuadrat e tjera gjermane ne Ligen e Kampioneve. Ne France pervec Lyon dhe Bordaux, Nancy eshte gati t'i zere vendin Marseille te Lorik Canes. Por diferenca prej dy pikesh mes te dyja skuadrave le gjithcka te hapur. Surpriza vjen nga Portugalia, ku me shume mundesi jashte do te jete Benfica ( 2 trofe dhe prezence konstante Evrope vitet e fundit). Ne vend te saj mund te jete surpriza Vitoria Guimaraes, e cila duhet te munde te dielen e ardhshme Estrela Amadoran ne javen e fundit. Per nje super-Lige te Kampioneve do te ishte mire te kualifikohej skuadra e Rui Costas.

Bufon: Vitin që vjen, titull dhe Champions

"Vitin e ardhshëm, më në fund do të mund të luhet në Champions. Për këtë do të duhet një grup edhe më konkurrues për nga numri dhe cilësia, sepse nuk është në logjikën tonë t'ia vëmë përparësinë njërit prej dy objektivave." Gigi Buffoni mendon që tani për sezonin e ardhshëm, kur Juventusi do të mund të thotë fjalën e tij, si në Itali ashtu edhe në Europë. "Më ka marrë malli për Ligën e Kampioneve, ‑ ka bërë të ditur portieri. ‑ Ne që qëndruam përpara dy vitesh u sakrifikuam, por tani ka ardhur momenti të nxjerrim armët dhe të luftojmë." Dhe që kjo të ndodhë, "në çdo repart duhen një ose dy lojtarë me nivel," vijoi më tej Buffoni, i cili, nëse do të ishte në vendin e drejtuesve bardhezinj do të blinte "Ronaldinhon, i cili do të bënte të ëndërronte çdo shok skuadre apo tifoz, nëse do të kishte dëshirë t'i shpaloste sërish vlerat e tij, edhe po t'i ulte disi pretendimet". Ndërkohë, duket se për Amaurin është kryer gjithçka: "Ai është shembulli më i mirë i sulmuesve të rinj në Itali, - nënvizoi 'gardiani'. - Në Palermo më ka shënuar dy gola, por vitin e ardhshëm, në një skuadër të madhe, duhet të tregojë edhe se është lojtar i nivelit ndërkombëtar. Mellbergu? Është një nga ata që dinë ta udhëheqin mbrojtjen, pasi ka fuqi fizike dhe personalitet. Kemi nevojë pikërisht për lojtarë si ai!". Numri 1 i bardhezinjve, i cili duket se nuk ka më dhimbje në shpinë ("kam 4 muaj që luaj pa probleme, falë një plani të mençur riaftësimi"), ishte mes më skeptikëve në fillim të sezonit. "Por kemi kryer një punë të shkëlqyer grupi," shtoi ai. "Claudio Ranieri tregoi se është trajner i madh dhe se stafi ka qenë në lartësinë e duhur, - vijoi Buffoni, - por edhe ne kemi ditur të bashkohemi dhe të gjejmë stimujt e duhur në vitin e rikthimit në Serinë A. Rezultati i gjithë këtyre faktorëve ka qenë ecuria jonë fantastike." Mbrojtësi ekstrem i Juves pohoi edhe se "Del Piero ka luajtur kampionatin më të mirë, qëkur ndodhem unë këtu", dhe se është befasuar nga Chiellini ("teknikisht, ka bërë një përmirësim të madh"), Camoranesi ("kur është ai në fushë ndriçon gjithçka") dhe Sissoko. U shpreh gjithashtu optimist, lidhur me qëndrimin e Nedvedit ("finaleja që nuk mundi të luajë në Mançester i ka mbetur në mendje. Karremi për ta mbajtur është Championsi"). Ndërsa, për sa i takon Europianit, ai shpreson që Del Piero të grumbullohet ("sezoni i tij flet vetë. Një trajner zgjedh në interes të skuadrës, por në mënyrë direkt edhe në interesin e tij: Donadoni e di se çfarë duhet të bëjë"), si dhe ka pranuar se kundërshtari më i rrezikshëm për "axurrët" mund të jetë Rumania, "e cila nuk është skuadra më e dobët, por një minë me sahat: ka 4-5 lojtarë shumë të talentuar, që janë në gjendje ta fshehin topin". Por, si kampionët e Botës në fuqi, "azzurrët" do të jenë favoritët. "Në letër po, - nënvizoi sërish Buffoni. - Europa është më e vogël, ndaj duhet t'i mundim të gjithë. Por kanë kaluar dy vite, jemi rinovuar, kemi një trajner tjetër dhe disa lojtarë të tjerë. Më pas, të përsëritesh është gjithnjë e vështirë."

Buffon ëndërron transferimin e Ronaldinhos

Gianluigi Buffon ka pranuar se do të ishte një ëndërr nëse Juventusi do ta transferonte Ronaldinhon. Juventus është i gatshëm t’u kthehet kohërave të lavdishme pasi ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ndërsa numri një i Zonjës së Vjetër, thotë se skuadra duhet të jetë shumë më e fortë nëse ata dëshirojnë të jenë sfidues të vërtetë të ekipeve të mëdha. “Na duhet një skuadër shumë më konkurruese edhe në numër edhe në kualitet. Në secilin repart kemi nevojë për një ose dy lojtarë të nivelit të lartë. Ronaldinho do të ishte ëndrra e secilit lojtar ose tifoz.” “Është një ndjenjë shumë e mirë të kthehemi në Evropë dhe të luajmë kundër skuadrave më të forta në botë. Kjo është diçka që më ka munguar”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Lojtarët më të mirë të Juventusit këtë sezon

Kampionati italian i afrohet fundit, me Interin që marshon drejt edhe një titulli dhe Romën që ende ka shpresa. Pozita e tretë, e palëkundur i takon Juventusit, që është një sukses, duke marrë parasysh goditjen që ky klub pësoi pas skandalit Cialciopoli, dy sezone më parë. Për këtë sukses, pa dyshim kanë kontribuar shumë lojtarë, por në këtë artikull do të veçojmë pesë nga ta, duke shtruar edhe pyetjen se cili sipas mendimit tuaj, ishte më i miri?


1. Gianluigi Buffon

Supozohet se portierët më të mirë janë ata që realizojnë mbrojtjet më të mira. Gabim. Portierë më mirë janë ata që dinë të pozicionohen, komunikojnë, organizojnë mbrojtjen dhe kuptojnë lojën e kundërshtarit, dhe nuk janë të detyruar të bëjnë shumë mbrojtje. Kjo gjë edhe i dallon Buffonin dhe portierin e Realit, Iker Casillas. Portieri italian edhe këtë sezon dëshmoi se është ndër më të mirët në botë.


2. Giorgio Chiellini

Tashmë është e pamendueshme se pse drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco, tentoi ta shesë Chiellinin tek Manchester City në fillim të sezonit. 23-vjeçari ka qenë shtyllë e mbrojtjes, duke u kombinuar mirë me Nicola Legrottaglie, i cili po ashtu meriton të jetë në mesin e lojtarëve më të mirë të Juventusit. Ai fitoi zemrat dhe mendjet e tifozëve kur theu disa tentime të ashpra të Zlatan Ibrahimovic dhe e zotëroi suedezin në të dyja ndeshjen e ligës kundër Interit.


3. Mauro Camoranesi

Anësori i lindur në Argjentinë, por me nënshtetësi italiane, edhe pse ka luajtur vetëm 20 ndeshje në Serie A, për shkak të lëndimit, është treguar mjaft i rëndësishëm në secilën prej këtyre paraqitjeve. Në pesë ndeshjet të fundit, 31-vjeçari ka bërë nëntë asistime, përfshirë edhe tre gjatë fitores 3-2 ndaj Milanit. Camoranesi ofron një kreativitet mjaft të nevojshëm në mesfushë dhe po të kishte qenë në formë gjatë gjithë sezonit, mbase Juve mund të kishte qenë në konkurrencë edhe për titull. Ai ka shënuar po ashtu edhe pesë gola, rrjedhimisht një në katër ndeshje dhe shumica prej tyre kanë qenë vendimtar, përfshirë edhe golat kundër Interit si në shtëpi po ashtu edhe në udhëtim, si dhe golin e barazimit gjatë fitores rikthyese në Udinese.



4. Alessandro Del Piero

Del Piero pa dyshim është në formën më të mirë e tij fizike të viteve të fundit dhe, si rezultat i kësaj, ai ka treguar sezonin më të mirë që nga ai 1997/98. Sulmuesi 33-vjeçar edhe pse pati ca lëkundje në fillim të sezonit, që nga nëntori ka qenë vazhdimisht në formë të shkëlqyeshme. Ai është ndër golashënuesit më të mirë në Serie A, me 18 gola (një më pak se dy kryesuesit Marco Borriello dhe David Trezeguet), dhe gjatë disa muajve të fundit ka pasur paraqitjet më të mira se cilido sulmues tjetër në ligën e italiane. Edhe vendimi i Roberto Donadonit, për të marrë Del Pieron në Euro 2008 duket i merituar.



5. David Trezeguet

Derisa Del Piero do të jetë në Austri dhe Zvicër, golashënuesi më i mirë i Serie A (së bashku me Marco Borriellon), David Trezeguet, duket se do të kalojë pushimet me familjen e tij. Ende është e pabesueshme se si Raymond Domenech mund të jetë aq fëmijërorë dhe të injorojë një sulmues të klasit të tij. 30-vjeçari ka prekur 19 herë portën në 36 ndeshje në Serie A. Është e qartë se Henry dhe Trezeguet nuk mund të luajnë në të njëjtin ekip së bashku, por nuk mund të mendohet as edhe të mbeten anash. Nëse kemi parasysh që Italia është në grup me Francën, Trezeguet do të duhej të ishte i zgjedhuri.



e mërkurë, 7 maj 2008

Evra ne shenjestren e Juventusit

Juventus interesohet per mbrojtesin anesor te Mancheste United, Patrice Evra. Juventus i cili pritet te kete vere te gjate ku jane ne pyejte transferimet, sepse duhet seriozisht t'i forcoje radhet per te qene konkurues ne te gjitha veprimtarite, interesohet per mbrojtesin e Manchester United, Patrice Evra. Tuttosport shkruan se reprezentuesi francez gjendet ne krye te listes se perforcimeve te mundshme ne repartin mbrojtes. Bisedimet ndermjet drejtuesve te Evra dhe Manchester Utd per vazhdimin e kontrates jane stopuar, dhe shume lehte mund te ndodhe qe ai ta leshoje Old Trafford dhe te kaloje ne Torino.

Buffon: Na duhet nje buxhet i madh i transferimeve

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon thote se klubi duhet te shpenzoje nje shume te madhe te te hollave te transferimeve gjate afatit kalimtar veror. Juventus i cili pas rikthimit ne Serie A, arriti synimin e tij dhe mundesoi te kualifikohet ne Ligen e Kampioneve me ane te garave eliminatore, duhet te shpenzoje shume per te formuar nje ekip konkurent ne secilen pjese te fushes per sezonin e ardhshem. "Une nuk dua te fokusohem vetem ne largimet ne pergjithesi, sikur qe eshte ndodhi kete sezone" - theksoi Buffon. "Sezonin e ardhshem do te luftojme edhe ne Ligen e Kampioneve dhe per Scudetton, per ate na duhet nje ekip me kualitet te larte. I pyetur per transferimet e mundshme ne ekip, Buffon u pergjigj: "Amauri eshte njeri prej sulmuesve me te mire te cilet mund te blehen ne momentin. Une desha ta shohe edhe Flamini, por shume vone u nisem per te. Do te ishte bukur nese Ronaldinho te vije ketu, por transferimi varet edhe ne qoftese deshiron ai te vije tek ne" - perfundoi Buffon.

Ranieri: Lojerat Olimpike problem per Juventusin!

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri thote se Lojerat Olimpike paraqesin problem per klubin. Lojerat Olimpike luhen ne nje kohe kur luhen edhe eliminatoret e Liges se Kampioneve ku do te merr pjese edhe ekipi i Juves, duke ditur se disa lojtare te Zonjes se Vjeter duhet te marrin pjese ne kombetaren olimpike te Italise, ajo do te paraqet nje problem serioz per Ranierin. "Nuk di se sa lojtare tane do te zgjedhe Casiraghi, por ata do te na sjellin probleme" - mbaroi tekniku i Juventusit.

Juventus interesohet per Schweinstaiger

Juventus pregatit nje oferte per lotjarin bavarez Bastian Schweinsteiger lajmeron gazeta Kicker. Per Juventus, synim kryesor per afatin kalimtar te veres eshte te sjellin ndonje emer te madh sikur qe eshte edhe vete Bastian. Edhe shume emra tjere ishin te spekuluar per kalim ne Torino, duke perfshire Diego, Van der Vaart, Frank Lampard dhe Marek Hamsik. Mirepo sic po shkojne punet, shume rende do te jete qe ndonjeri prej tyre te kaloje ne Torino. Juventus kishte edhe nje synim tjeter. Mathieu Flamini, mirepo lufta e ashper me Milan, rezultoi me humbje dhe francezi i Arsenal nenshkroi me Milan. Sipas Kicker, Juve ka kthyer mendjen tek 23-vjecari Schweinsteiger i cili si lojtare u krijua nga klubi gjerman Bayern, kur kishte filluar te ushtroje qe nga femijeria e tij. Ai deri tani ka te luajtur 49 ndeshje per kombetaren gjermane dhe ka te shenuar 13 gola. Ka luajtur edhe ne Kampionatin Europian te vitit 2002 dhe ne Mundialin e 2006, ku arriten vendin e trete.

Ranieri: Vetëm Amauri nuk mjafton!

Mjafton që të mos i kërkohet hëna Juventusit të tij dhe Claudio Ranieri do të jetë njeri i lumtur edhe për vitin që vjen. E bën një gjë të tillë, duke iu përgjigjur pyetjeve me përpikmëri gjatë dhënies së disa çmimeve në Chieti. U vlerësuan edhe drejtori i përgjithshëm i Napolit, Marino dhe De Rosi i Romës (mungoi për arsye personale). Trofeun për 100-vjetorin e Interit e mori Bedi Morati. Ranierit i kujtojnë kur drejtonte dikur Vigor Lamecian dhe Kampania Puteolanën, ndërsa tani projekton rikthimin në Champions të klubit bardhezi. "Do të rikthehemi, por mos mendoni se do të jemi në të njëjtën mënyrë si u largua ky klub nga kjo veprimtari, - tha trajneri juventin. - Ky Juventus nuk ka asgjë të përbashkët me atë të vjetrin. Do të ketë shumë debutues, do të jetë një tjetër vit përmirësimi..."Ranierin e shqetëson jo pak diskutimi, në prag të kampionatit, me lojtarët e kombëtareve dhe të përzgjedhurit e Casiraghit, të futur në telashe nga kalendarët e ngjeshur ("Do të flas me klubin, lojtarët më turin paraeliminator të Championsit më duhen"). Megjithatë, është një Juventus që fuqizohet. "Klubi ka programuar investime të sakta, jo sigurisht të ndikuara nga hyrja në turin e parë të Championsit." Merkatoja dhe strategjia s'do të jenë të lehta që të drejtohen. Amauri dukej gjë e kryer që javën e shkuar. "A do të jemi më një ekip për vend të parë? Jo, do të kemi një kampion më shumë, por nuk do të jemi akoma për titull." Ndryshimin me të tjerat e ka peshuar mirë. Largësia nga Interi e Roma, epërsia ndaj Milanit e Fiorentinës, kanë karaktere të ndryshme. "Mos harroni që Juvja po rilind, ndërkohë që të tjerat janë skuadra të mëdha, - vazhdon Ranieri. - Atyre do t'u mjaftojë të jenë në maksimum, ndërsa ne, për t'i qëndruar pranë, duhet të ecim gjithnjë me një mijë në orë. Ndaj Milanit e Fiorentinës kemi pasur epërsi, ngaqë s'kemi pasur përkushtime në Europë." Por Ranieri nuk është në versionin minimalist. Lavdet e meritat i kujton: "Kam një grup të shkëlqyer, ka bërë një punë të mrekullueshme. Del Piero? Lojtar dhe njeri i madh, po i jep shumë Juves. Është një "goditje" e bukur arritja e vendit të tretë, si skuadër e sapongjitur në A." Shumë e vërtetë, sidomos me një Juventus që me "tjetrin" nuk ka të bëjë fare... "Zonja" e së ardhmes do të jetë e bukur dhe shpresohet sa më shpejt. Presidenti i Juves, Cobolli Gigli, po vëzhgon për zgjedhjet për të shkuar te një titull që mungon prej pak kohësh në shtëpi. "Pa cituar emra, - komentoi presidenti, - na duhet një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës. Për Amaurinë kam thënë gjithnjë që deri sa nuk është firma, nuk mund të kesh siguri për asgjë. Por le të themi se është një mundësi e mirë. Hamsik është një lojtar i mirë, por më duket e vështirë si çështje. Ronaldinho? Nuk jemi të interesuar!"

E ardhmja e Nedvedit, e pasigurt!

Tani të mbyllim kampionatin, pastaj të marrim një vendim përfundimtar. Golfi? Ndoshta do të jetë në të ardhmen time më shumë sesa Juventusi." Një batutë e thënë buzagaz, por Pavel Nedvedi, duke i lënë shakatë mënjanë, ka lënë vërtet të kuptojë që e ardhmja e menjëhershme është e pasigurt. "Më bëhet qejfi që klubi kërkon të më mbajë, që njerëzit më duan akoma me fanellën bardhezi, - tha mesfushori çek, - por unë po shkoj drejt të 36-ve dhe duhet të mendoj mirë për atë që është e drejtë të bëj." Fjalë që lënë të kuptosh se rinovimi i kontratës në skadencë më 30 qershor është shumë pak i sigurt dhe që sirena e Championsit mund të jetë e pamjaftueshme ta bindë Pavel Nedvedin të qëndrojë edhe 12 muaj të tjerë. Dy javë më parë, menaxheri i lojtarit Mino Raiola ka pasur një takim me drejtorin Secco dhe drejtuesit bardhezinj: u fol me ide të qarta, por për momentin vështirë të ndërhyhet te vendimi personal i Nedvedit. "Tani le ta mbyllim kampionatin, pastaj në tri javët e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar. Nuk mendoj se do të ketë probleme mbi kontratën. Falënderoj klubin, pasi ka qenë një periudhë e bukur në këto vite, edhe me tifozët, por duhet të vendos se çfarë duhet të bëj, sepse jam lodhur shumë," përfundoi Nedvedi. Cobolli - Për çështjen "Nedved" ka folur edhe presidenti Cobolli Gigli: "Tërheqja e Nedvedit? Për mënyrën sesi ka luajtur këtë vit, mendoj se do të ketë mundësi të bëjë gjëra të mira edhe në vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai do ta vendosë vetë, duke marrë edhe arsyetimet tona." Presidenti i bardhezinjve nuk e fsheh kënaqësinë për kampionatin e zhvilluar nga "Zonja": "Një sezon i madh! Vendi i dytë na shpëtoi për pak, por jo për fajin tonë, është Roma ajo që e meriton me një kampionat të shkëlqyer".

Secco tifozeve: Do te rikthehem shpejte

Alessio Secco, drejtuesi sportiv i Juventusit, momentalisht gjindet ne spital, ku po rikuperohet nga nje semundja qe e kishte kapluar. Secco i cili ne radhet e Juves, si drejtues sportiv punon qe nga qershori i vitit 2006, ankohet nga nje semundje dhe tashme gindet ne spital, ku do te qendroje ne 10 ditet e ardhshme. Rolin e tij si drejtues sportiv ne klubin bardhezi do ta merre Ciro Ferrara, ish lojtari mbrojtes i Zonjes deri ne vitin 2005. Secco deri me tani ka bere nje pune te madhe, por me disa gabime katastrofale gjate transferimeve te Boumsong, Almiron dhe Tiago. Shpresojme qe Secco te sherohet sa me shpejte dhe te filloje punen e tij per t'i ndihmuar klubit tim te zemres JUVENTUS. ****LOVE YOU ALESSIO****.

Flamini nenshkruan me Milan

Lojtari francez i Arsenalit, Mathieu Flamini, ka arritur nje marreveshje me ekipin italian AC Milan, dhe do te kaloje ne kete klub pas perfundimit te ketij sezoni. Lojtari ishte ne shenjester te disa klubeve te medha ne Europe, mirepo zgjodhi Milanin, i cili i kishte ofruar nje oferte me te volitshme, dhe mu per kete shkak vendosi qe te kaloje ne radhet e tyre. Ai kishte shprehur edhe deshiren e tij te madhe qe te luaje perkrah ngjyrave bardhe e zi, mirepo drejtuesit e Juventusit nuk i kishin ofruar oferte mega qe ai kishte kerkuar. Flamini ne Milan do te qendroje per 4 vitet e ardhshme, ndersa do te perfitoje rreth 4.4 milione euro ne vit.

Juve arrine marreveshje me Schwarzer

Mark Schwarzer, portieri i ekipit te Premier League Middlesbrough tashme eshte nje lojtare i ri i ekipit torinez Juventus. Lajmin e bejne te ditur revistat qe vijne nga Britania e Madhe, duke theksuar se Mark Schwarzer ka bere marreveshje me Juventusin. Portieri australian, do te jete zevendesimi i pare i Gigi Buffon, ne rast se ky i dyti do te ankohet nga ndonje lendim apo ne lidhje me ndonje pushim. Ky lajm eshte mirepritur nga te dyja palet, ndersa portieri 37 vjecar do te transferohet ne Torino me kosto zero, pas perfundimit te ketij edicioni. Portieri kishte shprehur deshiren e madhe qe do te jete nje zevendesim i Buffonit, per te cilin mendon se eshte portieri me i mire ne kete rruzull tokesor.

Camoranesi: Dua te qendroj ketu per jete!

Lojtari mesfushor i Juventusit, italo-argjentinasi Mauro German Camoranesi edhe njehere del publikisht duke theksuar se nuk e enderron veten e tij ne nje mjedis tjeter vec asaj Bardhe e Zi. Kjo ngjyre simbolizon "Jete" per mua. E kisha te enderruar qe nga koha kur isha transferuar ne Itali, vecanerisht ne Verona. Kjo eshte fanela me e bukur nga te gjitha te tjerat. E dua dhe me don. Atehere si te mendoj te largohem nga kjo Zonje qe po ripertrihet. Dashuria dyanesore eshte ne nivel, qendrimin e shoh ketu. Qe kur mberrita ne Torino, kisha fituar sfiden jetesore. Kisha fituar gjithcka. Dhe jam duke biseduar me agjentin tim dhe me drejtuesit e klubit rreth qeshtjes per vazhdimin e kontrates. Edhe drejtuesit Juventine jane te kenaqur me paraqitjen time dhe deshirojne qe une te qendroj nje kohe te gjate ketu, qe ne fund te permbyll karrieren time pikerisht ne Juventus.

e martë, 29 prill 2008

Ranieri per Champions: Dua 28 lojtare te vyshem dhe cilesore

Claudio Ranieri tash me arriti synimin qe e kishte percaktuar qe nga dita e pare e arritjes se tij ne Torino. Championsin e kemi ne duar dhe nuk duhet leshuar. Gjithcka nisi si e me mire, por me disa pengesa qe i perballuam te pregatitur. Champions? Ishte i yni qe prej fillimit te ketij kampionati. E donim me mish dhe me zemer. Luftuam dhe sakrifikuam gjithcka qe ne fund te shperblehemi me me te "miren". Tani po mendoj per sezonin e ardhshem. Deshiroj disa ndryshime ne skuader dhe shpresoj se do te jene te dirigjuar ne menyre te shkelqyer nga drejtuesit tane. "Dua 28 lojtare te vyshem dhe cilesor" - ishin fjalet e vetme magjepese te teknikut bardhezi. Tani me kam edhe listen e lojtareve te cilet dua t'i kem ne dispozicion ne te ardhmen.
Portiere: Buffon, Cudicini, Novembre.
Mbrojtes: Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro, Andrade, Mellberg, Grygera, Zapata, De Ceglie, Lahm.
Mesfushore: Camoranesi, Sissoko, Zanetti, Nedved, Lampard, Mancini, Giovinco, Marchisio, Keita, Aquilani, Muntari.
Sulmues: Del Piero, Trezeguet, Amauri, Palladino.
Keto jane lojtaret qe jane te vyshem per skuadren. Na duhen pa mase, sepse tani me do te luftojme per tre tituj (Scudetton, Championsin dhe Kupen e Italise). Nese do te mund t'i kemi ne dispozicion keta lojtare te cekur ne liste, atehere ju garantoj se mund t'i fitojme te tre synimet vitin e ardhshem.

Del Piero, nga dhimbjet te goli prej kampioni

Nëse shkoni në Ekspozitën e Golave ndaluni për pak te banketa e Giorgio Chiellinit. Ai, mbrojtësi i diplomuar për Ekonomi, tregton gola me peshë. Kishte shënuar dy të tjera edhe përpara një viti në ndeshjen Arezzo‑Juventus, atë ditë përfundoi 1‑5. Ishte 19 maj, bardhezinjtë festuan rikthimin në Serinë A. Pa kaluar ende një vit, tani ata e shohin veten në Champions. Chiellini shënoi një tjetër dygolësh, "jam specializuar në gola të rëndësishëm", - buzëqeshi mbrojtësi. Historia e atyre që kanë kontribuar për arritjen këtu qëndron. Në tabelën e shënuesve shfaqen gjithnjë të njëtat emra, kësaj here u shtua edhe ai i Camoranesit (luajti shkëlqyer), por të dielën, si në atë 19 maj të Serisë B, shënuan Chiellini, Del Piero dhe Trezeguet. Në kampionatin e kaluar kapiteni shënoi një dygolësh, duke prekur kuotën 20 dhe fitoi renditjen e golashënuesve. Këtë gjë ka arritur ta bëjë vetëm në Serinë B hëpërhë. Sepse mungojnë ende edhe tre ndehsje deri në përfundim të sezonit, sepse "spina nuk duhet stakuar as tani", - kujtoi Claudio Ranieri, trajneri i parë që ka çuar një "matrikull" në Champions. Të uriturit kështu janë, nuk kanë të ngopur.
"V‑DAY" - Si Del Piero për shembull, i cili të dielën nuk la gjë pa bërë. E të mendosh që një ditë më parë nuk arriti të stërvitej, pasi u ndal për shkak të një dhimbjeje të bezdisshme në shpinë. Dhe prania e tij ishte në dyshim deri në çastet e fundit. Kurat bënë efekt, bëri një test prej disa minutash pak përpara fillimit dhe më pas luajti dhe mirë që ishte me dhimbje të vjen të thuash me pakës sarkazëm... Goli i tij, ai i 3‑0-s e mbylli përfundimisht takimin, ndaj një Lazioje pa kurrëfarë dëshire. Kështu që Del Piero shënoi golin numër 18 në kampionat, duke iu afruar edhe më shumë rekordit të tij personal, atë të 21 golave, të cilat i shënoi përpara dhjetë vitesh. Sivjet 16 gola i ka shënuar me aksione dhe vetëm dy me penallti. Ndrësa në sezonin e 21 golave, shënoi 4 nga pika e bardhë. Me pak fjalë, do t'i mjaftojë edhe një gol për të barazuar rekordin e golave të shënuar me aksione. Mbase edhe për këtë arsye si dhe për t'u rikthyer në kombëtare, kapiteni nuk dorëzohet kurrë. Edhe kur ndeshja ishte 4‑0, pasi ai vahzdonte të luftonte bërryl më bërryl me Siviglian. Arbitri Gervasoni dha faull kundër juventinit, kapiteni nuk ishte dakord dhe këkroi sqarime: "Për çfarë arsye e dhe faull?". Dhe Gervasoni nga Mantova i nxorri kartonin e verdhë. Del Piero u largua dhe pasi e ktheu shpinën i dolie dhe një goxha "vaffa". Mbase ka qenë efekti e V‑Day, ose edhe sepse Françesko Totit iu lejua, ndaj nuk ndodhi asgjë, arbitri nuk mori shkas dhe vparimi i kapitenit vazhdoi.
GOLASHËNUES - Është një marshim si ai i çiklistëve legjendarë italianë Kopi dhe Bartali, nga ato kur nuk ka rëndësi se kush është ai që ia jep paguren me ujë tjetrit. Del Piero shënoi në minutën e 31-të, ndrësa Trezegeuet u përgjigj duke shënuar gjithashtu një minutë më pas. Për franko-argjentinasin ka qenë goli numër 19, duke arritur kështu Borriellon e Genoas dhe tani dy sulmuesit bardhezinj i ndan vetëm një gol. Ka qenë ekspozita e golave dhe ndodh gjithnjë në pranverë.

e hënë, 28 prill 2008

Napoli do të nënshkruajë me Iaquintan

Drejtori sportiv i Napolit, Pierpaolo Marino, ka konfirmuar se ai dëshiron të nënshkruajë me Vincenzo Iaquintan dhe është i bindur se do ta marrë nxehësin e stolit të Juves. Iaquinta ka nënshkruar këtë verë për Juventusin pas transferimit nga Udinese, mirëpo ai nuk ka gjetur vend në sulmin e Zonjës së Vjetër, pas formës së shkëlqyer të Alessandro Del Pieros dhe bomberit të pazëvendësueshëm, David Trezeguet. Ardhja e Amaurit dhe kthimi i Sebastian Giovincos, ia kufizon edhe më shumë kohën e lojës sulmuesit italian. Javën e kaluar shtypi italian kishte shkruar se drejtori i Napolit, Pierpaolo Marino, dëshiron të nënshkruajë me Vincenzo Iaquintan, ndërsa Marino tanimë e ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij. “Ai do të formojë një dyshe të shkëlqyer me Ezequiel Lavezzin. Tanimë nuk dëshirojmë të transferojmë Alberto Gilardinon dhe Christian Vierin. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm, Iaquinta do të luajë për ne”, ka thënë Marino.

Juvja, pas 2 vjetësh, kthehet në Champions

Misioni u arrit në shtëpinë e Juventusit. Pas dy vjetësh mungesë, "Zonja e vjetër" kthehet, të luajë në futbollin prestigjioz të Ligës së Kampioneve. Duhet të kalojë përmes turit paraeleminator, një herë, por është e vështirë të imagjinohet për një "vetvrasje" të bardhezinjve, pas ecurisë së shkëlqyer të këtij sezoni. Claudio Ranieri, në fund të fitores bindëse, 5-2, kundër Lazios, i ka falënderuar të gjithë lojtarët e skuadrës: "Një falenderim i madh, sepse nuk ishte e lehtë, - tha trajneri bardhezi. - Djemtë e kërkuan me çdo kush Champions-in dhe e arritën, urime të gjithëve. Nuk ishte e lehtë të ishim të tretët, që në javën e tretë të kampionati, e deri tani. Grupi zhvilloi një kampionat fantastik, kanë qenë të aftë që i kanë ndjekur këshillat e mia menjëherë. Nuk ishte e lehtë as për mua të vija te Juvja, të ndërtoja dhe të isha menjëherë fitues. Mund të bënim më shumë? Edhe kaq mjafton. Shoh një skuadër që ka një personalitet të madh, e di atë që do dhe arrin ta marrë menjëherë."

e diel, 27 prill 2008

Goleade shtate goleshe ne Olimpico

Ne ndeshjen e gjiros se 35 te kampionatit italian, Juventusi u perball me ekipin kryqytetas, Lazion. Ndeshja ishte nje imazh tejet i rendesishem per te dyja skuadrat, mirepo Juves me teper i konvenote fitorja duke marre parasysh se i duheshte minimun nje fitore deri ne fund te kampionatit te siguroje vendin e trete, ose ose te luftoje me Romen deri ne cakun e fundit per nje vend te sigurte pa paraeliminatore per ne Champions. Lojen e filluam tejet me me vendosshmeri dhe morem iniciativen qe ne minutat e para te ndeshjes. Rastin e pare te ndeshjes per te shenuar e kishim ne me ane te Mauro Camoranesit i cili merr nje top nga ana e djathte, largohet nga mbrojtesi anesor i Lazios, Radu dhe godet, mirepo topi del jashte portes te veteranit Ballotta. Rastin tjeter e kishte Del Piero nga nje goditje perfekte, por topi godet nje mbrojtes te Lazios dhe kalon ne nje rivenie nga kendi. Golin e pare te ndeshjes e shenon mbrojtesi Giorgio Chiellini me koke ne minuten e 15, nga nje krosim nga Camoranesi nga nje gjuajtje te lire. Golin e dyte e shenon Camoranesi ne minuten e 21, nga nje aksion perfekt mes Nedved - Zanetti dhe golashenuesit Camoranesi. Pokeri vazhdon edhe me tej. Ne minuten e 32 Zanetti gjen Del Pieron, i cili ne menyre te shkelqyeshme lirohet nga mbrojtesi lazial Cribari, dhe me pak veshtiresi shenon golin e tij te pare ne kete ndeshje, ndersa golin e trete te Juventusit perballe Lazios. Ne minuten e ardhshme, Camoranesi rigjen Trezeguet i cili del sy me sy me portierin Ballotta dhe rrit epersine ne 4-0. Me kete rezultat permbyllet pjesa e pare. Pjesen e dyte e filluam shume te padisponuar, duke u nisur nga fakti se puna ishte kryer qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Ne minuten e 55 te ndeshjes, Rolando Bianchi ngusheton epersine ne 4-1, me nje gol tejet te fatshem. Gjashte minuta me vone mbrojtesi Siviglia shenon golin e dyte per ekipin e tij, nga nje krosim te Vignarolit. Mandej loja filloi te ashpersohet. Del Piero merr nje karton te verdhe, ndersa mbrojtesi Siviglia ndeshkohet me dy karton te verdhe, qe sjell edhe automatikisht kartonin e kuq. Ne minuten e 88 Chiellini shenon golin e tij te dyte ne kete ndeshje, dhe rezultati kalon ne 5-2 ne favor te juventineve. Ky eshte edhe rezultati final i kesaj ndeshje. Nje gje duhet cekur se trajneri i Juves, Claudio Ranieri ne kete ndeshje nuk beri asnje zevendesim per sa i perket nderrimit te lojtareve.

Te dhena rreth ndeshjes Juventus - Lazio 5-2 (4-0)
GOLASHENUES: 15’ dhe 88’ Chiellini, 21’ Camoranesi, 32’ Del Piero, 33’ Trezeguet, 55’ Bianchi, 61’ Siviglia.

JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Sissoko, Zanetti, Nedved; Del Piero, Trezeguet. Ne dispozicion: Belardi, Stendardo, Salihamidzic, Nocerino, Tiago, Marchionni, Palladino. Trajner Claudio Ranieri.
LAZIO: Ballotta; De Silvestri, Siviglia, Cribari, Radu; Mudingayi, Baronio (46’ Vignaroli), Mutarelli; Mauri (78' Kolarov); Pandev, Bianchi (85’ Tare). Ne dispozicion: Muslera, Rozenhal, Manfredini, Del Nero. Trajner Delio Rossi.
ARBITER: Gervasoni nga Mantova
TE NDESHKUAR ME KARTON TE KUQ: 75’ Siviglia.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 48’ Del Piero.

Ranieri: Nuk ka festime për Championsin

Nëse nesër (sot) do të arrijmë kualifikimin matematik në Ligën e vështirë të Kampioneve (paraeliminatore), nuk do të festojmë." Claudio Ranieri i befasoi të gjithë, por, më pas, shpjegoi: "Nuk do të festojmë, sepse ajo që kemi bërë është vetëm një pjesë e vogël e ADN-së tonë, që po rigjejmë." Nga ana tjetër, vendi i dytë nuk është ende i pamundur, ndaj trajneri ka theksuar konceptin e tij: Vendosmëri, gjithnjë dhe pavarësisht nga gjithçka. "Unë nuk shoh kalendarin, por e shumta matematikën. Për sa kohë ajo nuk do të më thotë: 'Nuk mund ta bësh', unë do të vazhdoj të përpiqem. Unë dua që lojtarët e mi të vazhdojnë të luftojnë për tri pikët edhe kur matematika të na thotë jo. Dhe për sa kohë nuk do të jetë kështu, nuk do të jem i kënaqur. Skuadra ka filluar të ndërgjegjësohet për atë që po bën." Ranieri garantoi se nuk mendon për Romën: "Nëse do të na bëjë ndonjë dhuratë, do të na bëhet qejfi, por ne mendojmë vetëm të japim maksimumin dhe, më pas, do të bëjmë llogaritë." Juvja paraqitet e plotë, me mungesën e vetme të Iaquintas ndaj një Lazioje, "e cila sivjet, - nënvizoi trajneri i bardhezinjve, - luajti në Champions dhe i pagoi shtrenjtë dëmtimet. Tani ata kanë objektiv Kupën e Italisë, është e vërtetë, por kur luan ndaj Juves... Në fazën e parë gjuajtën në portën tonë plot 17 herë."

Sezonin e ardhshëm do të ketë dy veprimtari, ndaj do të duhen përforcime: "Pak a shumë, do të na duhen dy lojtarë në çdo rol." Camoranezi mund ta pranojë, përfundimisht, rolin e "xholit" në mesfushë. "Kur nuk ishte Camoranezi, e ndienim shumë mungesën e një lojtari me karakteristikat e tij. Ai e di se çfarë mund të japë në atë rol dhe ka ende vend për shumë përmirësime. Por nuk mund të jetë si Diego, sepse braziliani ka tipare më sulmuese. Kamoranezi ngopet duke i dhënë asiste shokëve." Ndërkohë, Del Piero dhe Trezeguet, janë në konkurrencë me Borriellon, për titullin e golashënuesit. Kush do të fitojë? "Shpresoj ta fitojë njëri prej dy lojtarëve tanë, duhet ta arrijnë këtë edhe për Juventusin."

YLLI I TRETË - Askush nuk e ndalon: as Federata dhe as Lega. Ylli i tretë i josh të gjithë tifozët juventinë dhe është diçka që mund të realizohet sa më shpejt. "Një skuadër mund të vendosë sa yje të dojë në fanellën e saj, nuk ka ndonjë rregullore që e përcakton çështjen dhe nuk është Lega, ajo që ka kompetenca për këtë, - kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Lega Calcio, Fabio Santoro. - Është një çështje etike. Nëse Juventusi do të donte të vendoste yllin e tretë, në rastin kur të fitojë edhe një tjetër kampionat, kjo është një çështje e saj dhe nuk përbën aspak një shkelje të rregullave. Por e vetmja gjë që duhet kujtuar është se, për sa i takon librit të artë zyrtar të Lega Calcio, titujt e bardhezinjve janë 27, jo 29." Me pak fjalë, është gjithçka në duart e klubit bardhezi, i cili, gjithsesi, vetëm sa e ka shqyrtuar këtë hipotezë. Mbase në shenjë kundër tersit ose për çështje etike, nuk është vendosur ende asgjë. Mbeten vetëm deklaratat e drejtuesve, si: Cobolli Gigli dhe Jean-Claude Blanc, të cilët mbeten të bindur se skuadra ka fituar në fushë 29 tituj.

e shtunë, 26 prill 2008

Cristiano Zanetti ende beson ne vendin e dyte

Lojtari i Juves, Cristiano Zanetti thote se ekipi i tij ka kapacitet per realizimin e vendit te dyte ne Serie A, duke e marre parasysh formen ne te cilen gjendet ekipi nga Torino. Zanetti i therret koleget e tij nga Juventus te vazhdojne te besojne ne realizimin e pozicionit te dyte ne kampionatin italian, i cili matematikisht eshte i arritshem, edhe pse mbesin pese pike mbas Romes. "Besoj se mund te arrijme ne vendin e dyte. Momentalisht gjendemi ne forme te mire dhe deri kur matematikisht eshte e mundur, ne menyre sportive eshte te luftojme dhe ta japin maksimumin per te arritur aty ku duam te jemi. Sidoqofte, nuk duhet te mendojme ne kalendarin se me cilet kundershtare do te luajme deri ne fund. Thjeshte duhet te mendojme ne ndeshjen qe vjen, dhe me pas te koncentrohemi ne ate cka eshte e ardhshme - shtoi Zanetti. Mospjesemarrja ne skenen Evropiane dhe kupat jane plus i madh per ne, te cilet na japin kohe te pregatitemi per ndeshjen e ardhshme por edhe te jemi te pushuar. Mirepo vitin e ardhshem do te luajme ne Evrope dhe do te duhet te kemi nje ekip te kompletueshem dhe kualitativ me lojtare qe do t'i kemi ne dispozicion". - perfundoi Zanetti.

Amauri: Juventino 91%

"Sa mundësi kam të shkoj te Juventusi? Presidenti im ka thënë 90%, unë shtoj dhe 1 dhe them 91%." Golashënuesi i Palermos bëri paksa shaka për mikrofonët e "Dejaay Football Club", por edhe realiteti s'është shumë ndryshe. Atë e duan disa skuadra të mëdha europiane, por Juvja duket se qëndron në vendin e parë, edhe pse në Angli, (Arsenali është gati t'i ofrojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon), braziliani u pëlqen shumë disa ekipeve. "Pas gjithë asaj që kam kaluar, është një fitore e madhe vetëm fakti që shoh se, këto klube të mëdha janë të interesuara për mua. Eshtë një arsye për t'u ndier më krenar, - shpjegoi Amauri. ‑ Tani, në moshën 28-vjeçare, dua të provoj ç'do të thotë të dalësh në fushë për të fituar një kampionat apo një Champions dhe, besoj se, ky është momenti i duhur." Ai u shpreh i matur lidhur me të ardhmen e mundshme te bardhezinjtë, por, nëse do të shkojë me të vërtetë në Torino, do t'i duhet të luftojë, për një vend si titullar, me Trezeguet dhe Del Pieron. "Trezeguet është një sulmues i madh, ka shënuar mbi 20 gola deri tani. Nëse do të shkoj te Juvja, do të më duhet të jap maksimumin, për të merituar një fanellë si titullar. Ëndrra ime? Do të më pëlqente të fitoja kampionatin ose Championsin." Në Itali, ai ka filluar të shkëlqejë dy sezonet e fundit, falë kampionateve të mrekullueshme që ka zhvilluar me Palermon. "Më është dashur goxha kohë për të çarë, - pranoi Amauri, ‑ nuk kam luajtur me ndonjë ekip të njohur deri 19-vjeç, më pas erdha në Itali, për të luajtur në turneun e Viarexhios dhe më mori Napoli. Por në Palermo, ama, jam ndier si Zot. Ky qytet më dha atë që kisha nevojë për t'u bërë i rëndësishëm. Shkoj shumë mirë me tifozët, të cilët më kanë qëndruar mjaft pranë. Zamparini? Do të takohemi në fund të kampionatit, por në fillim të sezonit vetë presidenti më tha se, nëse do të kisha përsërituar sezonin e kaluar, zor se do të mund të më mbante." Nuk është vetëm Juvja, sepse edhe Milani e ndjek Amaurin, edhe pse bardhezinjtë duken në avantazh. "Milani është një skuadër e madhe, çdokujt do t'i pëlqente të luante atje." U mbyll duke folur për kombëtaren, Dunga vazhdon ta injorojë, ai do të marrë shpejt shtetësinë italiane dhe mund të bëhet një kamoranez i dytë, por sulmuesi frenon: "Është një dilemë, një histori e gjatë, por, nëse do të më thërrasë Dunga, do të shkoj me vrap."

Cobolli Gigli: Në Champions, falë Ranierit

Optimist për përfundimin e kampionatit, "nëse Torino na jep një ndihmesë ndaj Romës". Realist lidhur me merkaton, për sa i takon Amaurit dhe Flaminisë, "ne nuk marrim pjesë nëpër ankande", presidenti i Juves, Giovani Cobolli Gigli, i cili ndodhej në Alba për të marrë një çmim për "Zonjën" e tij, e humbi buzëqeshjen kur biseda në Teatrin Social kaloi te tema e "Calciopoli bis"-it: "Ne e kemi shlyer dënimin tonë". Tifozët bardhezinj nga salla kërkonin lajme për Juven e së ardhmes, atë të Championsit. "Do të ketë shumë italianë, sepse Juvja duhet t'i ruajë rrënjët e saj. Kemi skuadrën më të dashur nga italianët dhe është e drejtë që edhe jashtë Italisë të jetë imazhi i vendit tonë," theksoi presidenti, i cili më pas rrëfeu dashurinë e tij për natyrën: "Kam një shtëpi në Rocaverano, do të eci me motor nëpër rrugët e verës, mes vreshtave të rrushit". Në pritje të sprintit të fundit. "Shpresojmë të shkojmë në Champions pa sikletin e paraeliminatoreve, synojmë vendin e dytë dhe kushedi mbase na ndihmon disi edhe Torino ndaj Romës." Gjysmëfinalet e Championsit ai i ka parë në televizor. "Dhe kam kuptuar se Juvja është gati që tani. Falë Ranierit, kemi një skuadër me stil anglez dhe këtë e kemi treguar ndaj Interit, Milanit, Parmës dhe Atalantës." Milani duket se është fare pranë Flaminisë, ndërsa Juvja ndodhet më afër Amaurit. "Na interesojnë të dy lojtarët, por nuk marrim pjesë në ankande të mundshme dhe nuk i flakim tutje paratë. Flaminisë i mbaron kontrata, por kemi edhe emra të tjerë për mesfushën. Amauri na intereson dhe kemi hedhur themele të forta me Zamparinin për blerjen e tij." Duke iu kthyer "Calciopoli-t 2", Cobolli korrigjoi folësin: "Kemi fituar 29 tituj dhe në fushë. Ka 13 milionë tifozë të shqetësuar dhe jam gjithashtu paksa i shqetësuar edhe unë, sepse dikush po merret sërish me Juven jashtë mjediseve të futbollit. Gjykatës i kemi thënë se nuk kemi ndër mend të vazhdojmë t'i mbajmë ne përgjegjësitë e atyre që e kanë drejtuar klubin në të kaluarën: Juvja e ka paguar atë që kishte për të paguar".

Ne Angli, kerkohet Evra dhe Gilberto Silva

Juventus edhe pse e ka pothuajse te humbur garen per Flamini, vazhdon te qendroje ne merkaton angleze. Drejtuesit e bardhezinjve tashme jane ne kerkim te te disa futbolliteve te tjere qe aktualisht po aktivizohen ne Premiership. Per kete arsye mendohet qe Drejtori Sportiv i Juventusit Alessio Secco te beje nje udhetim ne Angli ne ditet e para te muajit maj per te hyre ne bisedime me Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Chelsea. Tek Djajte e Kuq, Juventinet e kane perqenderuar vemendjen e dy futbollisteve, Patrice Evra dhe Gerrard Pique ndersa tek Arsenal pervec Flamini, kerkohet edhe mesfushori brazilian Gilberto Silva. Por misioni i Seccos nuk ndalet ketu. Pas Arsenalit, drejtuesit torinez kane planifikuar edhe bisedime me ata te Chelseat per portierin Cudicini. Italiani konsiderohet si nje element shume i vlefshem per Juventus ne rolin e portierit te dyte te skuadres keshtu qe nuk hudhet poshte mundesia paraqitjes se nje oferte ne drejtim te tij. Nuk harrohet ne kete aspekt as Frank Lampard. Juventusi do te beje tentativat e tij per Frank Lampard, por mesfushori anglez duket se do te mbetet nje enderr e parealizueshme per vete faktin se Lampard merr nje page vjetore prej 7 milione euro ne sezon, buxhet ky shume i larte per financat e Zonjes se Vjeter.

Bufon: Kjo Juve është e pabesueshme!

Gigi Buffoni, kur mungojnë edhe katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit, e sheh si të pamundur që Juventusi t'ia kalojë Romës dhe të dalë në vendin e dytë. Por portieri ka qenë gjithnjë më i maturi nga të gjithë në Torino, dhe në fund ka arritur deri aty sa të habitet mga kampionati i shkëlqyer i skuadrës së tij. Ndaj, dyshimi që në fjalët e tij të ketë edhe njëfarë oguri të mirë është legjitim. "Në Champions do të hyjmë në mënyrë indirekte, sepse Roma ndodhet shumë larg, - tha numri 1 i kombëtares italiane për Gianluca Vialin dhe Paolo Rossin, gjatë emisionit "Attenti a quei due" te Sky. - Ne e kemi arritur pozicionin më të përshtatshëm."

FITORJA NDAJ INTERIT - E megjithatë, Buffoni rrëfeu se nuk e priste "një Juve kaq të fortë. Mendoja se do të kishim pasur më shumë vështirësi, dhe se do të kishte qenë një arritje e madhe, edhe sikur të dilnim të katërtit". Por ja që Juvja arriti të fitojë edhe në fushën e Interit, "një kujtim i paharrueshëm për tifozët tanë, që duhet vendosur me kornizë mbi komodinë. Jam i bindur se ajo që kemi bërë ka qenë një ecuri e pabesueshme, por kjo nuk duhet të na krijojë iluzione".

JO RONALDINHOS - Tani që thuajse është kualifikuar në Champions, Gigi shpjegoi se Juvja ka nevojë për përforcime, që të konkurrojë në të dyja frontet. "Konkurrues jemi që tani, por, për sa kohë ke vetëm një objektiv për të arritur, edhe nëse nuk je në lartësinë e më të fortëve, mund të gjesh gjithnjë ndonjë forcë, të cilën mbase nuk e dije as vetë se e kishe. Ndërsa në momentin kur objektivat janë më shumë se një, duhet bërë një analizë e kujdesshme e skuadrës, si dhe duhet gjetur ndonjë përforcim. Unë nuk u jap këshilla drejtuesve, edhe pse ata janë shumë të zotë për të gabuar vetë, - qeshi Buffoni. - Me aftësitë e tyre ata kanë treguar se dinë të zgjedhin, dhe besoj se, në bashkëpunim me Ranierin, do të gjenden përforcimet më të mira." Të cilët, sipas Buffonit, nuk duhet të jenë domosdoshmërish kampionë të afirmuar: "Një lojtar si Ronaldinho do ta donte kushdo. Por lojtarë të tillë e shkruajnë historinë e një skuadre, nëse janë të stimuluar dhe nëse kanë dëshirë, sepse, në rast të kundërt, kthehen në problem".

PO DEL PIEROS - Ronaldinho nuk duhet, edhe sepse Juvja me siguri nuk vuan për talente: "Që nga nëntori e deri më sot Del Piero ka luajtur si një yll i vërtetë. Përveç golave, nga ana fizike është një nga ata që e marrin për dore skuadrën. Ky është viti më i mirë për të. A do ta merrja në Europian? Një Del Piero të tillë...! Edhe Casano është talent mbi normalen, por ai është mbi normalen për çdo gjë. E ka disi atë problem, edhe pse është djalë që nuk ke si të mos e duash".

Flamini refuzon Juventusin per Milanin

Prej kohesh mediat britanike kane folur rreth divorcit ndermjet Mathieu Flamini dhe Arsenalit ne fund te sezonit. 24-vjecari, i cili cilesohet si nje prej mesfushoreve difensive me te mire ne qarkullim, nuk ka pranuar rinovimin e kotrates ne "Emirates Stadium" dhe trajneri Wenger duket se nuk ka shpresa qe ai te qendroje. Juventusi dhe Milani jane dy klubet me te medha qe kerkojne me ngulm sherbimet e francezit. Sipas "Gazzetta dello Sport", kuqezinjte e drejtuar nga Carlo Ancelotti kane me shume avantazh, dhe kjo pas deshires se Flamini: lojtari ka zgjedhur klubin qe i ofronte rrogen me te larte. Nderkohe qe drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco i ka ofruar 3 milione euro ne sezon, administratori i Milanit, Galliani ofronte 4 milione euro. Flamini do te nenshkruaje per pese vjen ne "San Siro" dhe mund te jete "tulla" e pare ne rindertimin e Milanit. Nderkohe, presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, ka formuar se klubi i tij humbi garen per te afruar Flaminine. Pyetjes nese mesfushori do te mberrinte ne Torino, ai iu pergjigj "jo".

e premte, 25 prill 2008

Xhemaili në Juventus?

Lojtari "i harruar" i Boltonit, Blerim Xhemaili, është në një pikë vështrimi të dy skuadrave rivale të qytetit të Torinos, Juventus dhe Torino. Torino ka dashur të bëjë një transferimin e 21-vjeçarit me prejardhje nga Maqedonia, sezonin e kaluar sa luante për FC Zurich, mirëpo Bolton Wanderers arritën t’ua vjedhin mesfushorin e natyralizuar zviceran. Javën e kaluar Torino ka rishfaqur interesimin për transferimin e Xhemailit, mirëpo ndërkohë Zonja e Vjetër e ka shtyrë në listën e transferimeve për sezonin e ardhshëm, nëse dështon transferimi i Flaminit nga Arsenali. Karriera e Xhemailit ka pësuar rënie pas kalimit të tij në Reebok Stadium si pasojë e një lëndimi në gju, i cili do ta mbajë jashtë nga Kampionati Evropian Euro 2008.

e enjte, 24 prill 2008

Lahm refuzoi kontratën e re me Bayernin

Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Philipp Lahm, ka refuzuar ofertën e Bayern Munchenit, që kontratën aktuale ta zgjasë edhe për dy vjet tjera, prandaj sipas të gjitha gjasave ai në fund të këtij edicioni do ta braktis klubin bavarez. Duke pasur parasysh se mbrojtësit 24-vjeçar i skadon kontrata me Bayernin në qershor të vitit të ardhshëm, parashikohet që drejtuesit e klubit në fund të këtij edicioni ta vendosin në listën e transfereve, në mënyrë që të marrin ndonjë dëmshpërblim për të. Interesim të madh për shërbimet e Lahmit kanë shfaqur klube të shumta, në mesin e të cilave më i interesuari duket se është Juventusi.

Mellberg: Te Juventus do te luaje ne pozicionin e mbrojtesit qendror

Ollof Mellberg beson se Juventus do ta angazhoje per te luajtur ne pozicionin e mbrojtesit qendror dhe jo sikur mbrojtes anesor. Reprezentuesi suedez ka nje parakontrate me Juventusin dhe pritet qe ne merkaton verore te kaloje ne radhet e Zonjes se Vjeter si lojtar i lire. Jane paraqitur thashetheme se Mellberg ne Juve do te luaje me pozicionin e mbrojtesit anesor, por suedezi beson se do te jete i vlefshem si mbrojtes qendror. "Une mendoj se ata do te me sjellin te luaje si mbrojtes qendror, por gjithashtu dine se mund te luaje edhe si mbrojtes anesor ne qofte se eshte e detyrueshme" - theksoi lojtari 30-vjecar per Football Italia. "Une e fillova karrieren time me shume ndeshje si mbrojtes anesor, por mendoj se Juventus dine se me shume argetohem kur luaj ne pozicionin qendror'' - perfundoi Mellberg.

Nedved do te nenshkruaje kontrate te re me Juventusin

Mediat italiane deklarojne se ceku Pavel Nedved eshte ne rruge te nenshkruaje kontrate te re me Zonjen e Vjeter. Mino Raiola, agjenti i Nedved eshte takuar me drejtuesit e klubit per te biseduar per kushte te reja ne te cilet Nedved do te qendroje te luaje ne Juventus edhe nje vit. Sipas kontrates se re, legjendari i kombtares ceke do te jete i kushtezuar ta veshe fanelen e Juventusit edhe per nje vit tjeter, deri ne qershor te vitit 2009 oer cka do te fitoje page prej 2.8 milione sterlina. Lojtari i dikurshem i Lazios dhe lojtari me i mire per vitin 2003 eshte pjese e ekipit te La Vecchia Signora (Zonjes se Vjeter) prej vitit 2001 dhe kendej. Ai deri tani ka te luajtur 208 ndeshje me fanelen bardhezi, duke fituar gati cdo gje qe mund te fitohet ne futboll, 2 Scudetto dhe krunen e Serie B vitin e shkuar. Juventus deshirojne qe ti mbajne veteranet e tyre perfshire pervec Nedvedit edhe Buffon dhe Alessandro Del Piero.

Diego nuk do te transferohet te Juventus

Lojtari me i mire i Werder Bremenit, Diego eshte decide se deshiron te qendroje ne klubin gjerman edhe perkunder intreresimi te madh te Juventusit qe deshirojne ta kene lojtarin per sezonin e ardhshem. Braziliani Diego sebashku me Raffael Van der Vaart nje kohe shume te gjate lidhen me gjigantin nga Torino, por Diego nuk deshiron te largohet nga Werder. " Une po i luaj vitet me te mira qe kur iu bashkangjita Werderit, u ktheva edhe ne kombetare. Ketu me te vertete ndihem bukur dhe nuk shoh arsye perse te largohem" - deklario Diego. "Kam edhe tre vite kontrate me klubin. Shpresoj se do ta perpunoje deri ne fund kontraten" - theksoi 23-vjecari. Juventus i cili po pregatitet per afat kalimtar shperthyes per te ndertuar nje skuader konkurese per sezonin e ardhshem shihet se do te terhiqet nga shpresat per angazhimin e Diegos. Por, Corriere dello Sport sot deklaroi se Juventus eshte shume afer angazhimit te lojtarit te Arsenalit, Mathieu Flamini dhe lojtarit te Palermos, Amauri. Mediat shkruajne dhe se Juventus eshte ne kerkim te lojtareve te repartit mbrojtes, ndersa ne ate liste perforecime potenciale per repartin mbrojtes gjenden Philipp Lahm nga Bayern Munchen dhe Kaboul nga Tottenham. Corriere deklaron se eshte e mundur nderrim ndermjet Juventus dhe Tottenham te cilet do t'i perfshijne Kaboul dhe Tiagon, ndersa gjiganti italian do te duhet de paguaje edhe 4 milione sterlina.

Hill-Ud konfirmon: Flamini mund te largohet ne vere

Drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Peter Hill-Ud, ka pranuar se Mathieu Flamini mund te largohet shume shpejte nga "topcinjte". Kontrata e mesfushorit francez do te perfundoje gjate veres dhe nuk ka pranuar ende ta rinovoje ate, paravesisht ofertes prej 50 mije sterlinash ne jave qe i eshte bere nga drejtuesit e skuadres. Kjo eshte arsyeja kryesore pse "topcinjte" jane te frikesuar se futbollisti ka arritur nje parakontrate me Juventusin dhe mund te largohet qetesisht gjate merkatos verore. "Ne kemi bere nje oferte te cilen e shohim si shume te vlefshme per futbollistin, ndersa presim te mesojme nga ai nese i pelqen apo jo. Por tani nuk dihet me se si mund te shkojne gjerat. Kur mendon se nje lojtar po ia kalon mire te nje skuader, dikush i bind se do ia kalonin me mire ne nje ekip tjeter. Ndaj nuk e di pergjigjen perfundimtare per futbollistinm por mendoj se rrezikojme largimin e tij", u shpreh Peter Hill-Ud. Mendohet se futbollisti do te largohet drejt Juventusit, nje skuader qe e kerkon prej kohesh francezin dhe qe i ka bere nje oferte prej 60 mije sterlinash ne jave. Administratori gjeneral i bardhezinjve, Jean-Claud Blanc, beri te ditur se lojtari eshte shume prane firmosjes se akordit, duke shuar zerat se Milani ishte ne avantazh pas kontakteve me lojtarin. "Ne jemi ne avantazh ndaj te gjithe kundershtareve, pasi Flamini ka qene tifoz i Juventusit qe femije. Per me teper, ne kemi nje projekt te sakte sportiv dhe do te marrim pjese ne Ligen e Kampioneve, ndersa Milani nuk e garanton nje gje te tille", deklaroi Blanc per mediat britanike.