e mërkurë, 23 korrik 2008

Agjenti: Giovinco eshte i pashitshem

Pasi qe kane arritur zerat se sa shume Arsene Wenger eshte i interesuar per te riun Giovinco, menjhere kane arritur edhe spekulimet per nje kalim te mundshem te lojtarit tek topcinjte e Londres, mirepo agjenti D'Amico ka demantuar cdo spekulim dhe ka theksuar se eshte i bindur se Giovinco do te qendroje ne Juventus. Ai eshte kthyer ketu per t'i treguar cilesite e tij qe ai posedon. Se shpejti do te arrijme nje kompromis per te rinovuar kontraten - ka thene D'Amico per Radio Kiss Kiss. Seba eshte i gatshem te kontribuoje per kete klub te madh. Ai cdohere e ka enderruar nje gje te tille. Ai ka nje ardhmeri te madhe ketu. Sa i perket kontrates, une jam i bindur se nuk do te kete asnje problem per tu rinovuar - ka perfunduar D'Amico (agjenti i Giovincos) rreth spekulimeve per nje largim te mundshem te Giovincos.

Nuk ka komente: