e diel, 13 korrik 2008
Andrade demtohet perseri
Mbrojtesi portugez i Juventusit, Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade eshte demtuar perseri. Ai eshte demtuar ne stervitje ku Juventusi eshte grumbulluar ne Pinzolo. Lendimi duket se eshte teper serioz, ngaqe ai ka rishfaqur edhe nje tjeter lendim ne te njejtin vend ku pesoi para nje viti ne ndeshjen kunder Romes. Anrade pas ardhjes tek bianconeret assesi nuk mundi te fitoje fatin e tij. Gjithe sezoni i kaluar i shkoi duke qene i lenduar. Sezonin e kaluar luajti vetem 5 ndeshje zyrtare me Juventusin. 4 ndeshje luajti ne Serie A ndersa 1 ne Coppa Italia. Ky lendim i rishfaqur ne gjurin e kembes mund te jete pikepyetje per karrieren e mbrojtesit. Ai duhet qe edhe njehere t'i shtrohet operacionit. A do te jete kjo hera e trete per tu operuar lojtari ne 12 muajt e fundit, te shohim cka do te thote profesori Martins ne kliniken e tij ne Lisbon. Shpresojme qe kjo te jete hera e fundit e Andrades te vuaje ne lendim serioze.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment