e hënë, 28 korrik 2008

Iaquinta falënderon bashkëlojtarët


Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i ka falënderuar shokët e skuadrës për formën e tij të shkëlqyer në këtë para-sezon. Pasi shënoi golin e rëndësishëm për klubin në fitoren e Juves kundër Brondbyt në Danimarkë javën që shkoi, ish-sulmuesi i Udineses dje ka shënuar dy gola të tjerë kundër Borussia Dortmundit, duke i siguruar Zonjës së vjetër fitore me rezultat 3-1, derisa golin tjetër e shënoi sulmuesi i ri, Amauri. “Duhet ta falënderoj Nedvedin dhe Poulsenin për asistet dhe po ashtu Del Pieron për pasimin të cilin nuk arrita ta shndërroj në gol. Për një sulmues është shumë më lehtë të shënojë kur ka bashkëlojtarë të tillë”, ka thënë italiani për faqen zyrtare të Juventusit.

Nuk ka komente: