e diel, 13 korrik 2008
Chiellini: Mund te arrijme finalen e Champions
Mbrojtesi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur rreth ambicies per te ngritur nje trofe gjate sezonit te ardhshem. Ai ka prekur edhe temen e kombetares italiane, ku nuk shfaq asnje emocion per ndryshimin e trajnerit, por deklaron se do te jete i perqendruar ne punen e tij. Ashtu si pjesa me e mardhe e skuadrave te medha, te enjten edhe Juventusi eshte rikthyer ne fushat e stervitjes pas pushimeve te veres. Per Chiellinin, ky eshte sezoni i duhur qe skuadra te fitoje nje titull. "Kete vit deshiroj qe te fitojme trofe", - tha lojtari. Dje, mbrojtesi 23-vjecar eshte vleresuar me cmimin si "Lojtari me i Mire i Italise" ne Euro 2008 nga politikani Pier Ferdinando Casini."Per te qene i siqenrte nuk e prisja te paraqitesha kaq mire", tha Chiellini rreth ketij vleresimi per sigurine qe ka treguar ne repartin difensiv te "azzurreve". Duke folur per kombetaren dhe per rikthimin e Marcelo Lippit, ai tha: "Per mua nuk ndryshon asgje, duhet vetem te jem i perqendruar ne punen time dhe te jem gati ne momentin kur do te thirrem ne apel. Edhe me Donadonin beme nje pune te mire". Rreth sezonit te ri dhe Juventusit, Chiellini eshte dukur i paduruar qe te filloje punen. Kete sezon bardhezinjte luajne ne Ligen e Kampioneve dhe mbrojtesi nuk i fshehu ambiciet ne kete aktivitet: "Me Capellon luajta gjashte ndeshje ne Champions, ndersa tashme synoj te jem nga fillimi deri ne fund. Ne aktivitete te tilla nuk fiton gjithmone skuadra me e mire, e per kete skuader duhet te bejme gjera te medha. Megjithate, besoj se kemi kualitetin per te qene nje nga skuadrat finaliste".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment