e martë, 8 korrik 2008

Almiron tek Sampdoria, Cassano tek Juvja

Sergio Bernardo Almiron, argjentinasi i radheve te Juventusit edhe zyrtarisht do te jete lojtare i ri i ekipit nga Genoa, Sampdoria. Lajmin e ben te ditur vete lojtari i cili thekson se eshte arritur marreveshja qe ai te transferohet ne radhet e Sampdorias per nje shifer rreth 6.5 milione euro. Ranieri per kete vendim eshte bazuar tek sulmuesi barez i Sampdorias, Antonio Cassano. Ai pohoi se Almiron do te transferohet ne Sampdoria por Cassano ne vitin 2009 do te veshe fanellen e Juventusit si kembim ndermjet lojtareve. Edhe vete Cassano shprehet i qarte se do te ishte nder i madh per te qe te transferohet tek Zonja e Vjeter, pasi qe ai eshte klubi i tij i dashur qe nga femijeria. Ranieri Cassanon e sheh si nje zevendesim i denje per legjenden e Juves, Alessandro Del Pieron, pasi qe vitin e ardhshem Alex do te mbushe te 35-tat dhe eshte ne rruge drejt largimit nga futbolli aktiv.

Nuk ka komente: