e diel, 27 korrik 2008

Buffon: Nuk mposhtemi lehtë!


Gianluigi Buffon ka pranuar se Juventusi nuk është skuadra me futbollin më të bukur në Serie A, mirëpo ata janë më të vështirët për t’i mposhtur. “Juve nuk do të jetë skuadra me futbollin më të bukur në Kampionat, mirëpo ne do të jemi skuadra më e vështirë për ta mposhtur”. “Nuk e di nëse do ta fitojmë Scudetton, mirëpo ju siguroj se do të luftojmë deri në fund për gjithçka. Asnjëri nga ne nuk ka harrur se çka na bënë gjatë Calciopolit. Për dy vite kemi qenë të motivuar nga një dëshirë e jashtëzakonshme për hakmarrje dhe kjo ka qenë gjithmonë vendimtare”. “Milani ka qenë favorit për Scudetto edhe pa Ronaldinhon, ndërsa me brazilianin favorizohen edhe më shumë. Megjithatë ata nuk duhet të harrojnë se na kanë neve konkurrent”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Nuk ka komente: