e mërkurë, 30 korrik 2008

Ancelotti ua nxjerr gishtin tifozëve të Juves!

Trajnerit i Milanit, Carlo Ancelotti, do të jetë në qendër të akuzave pasi që mbrëmë ka bërë një gjest të pahijshëm gjatë "Trofeo TIM" duke ua nxjerrë gishtin tifozëve të Juventusit. Ky gjest i turpshëm mund t’i shkaktojë probleme Ancelottit me autoritetet e futbollit italian, ndërsa sa për fillim ai ka hezituar të kërkojë falje. “Po e kam ngritur gishtin tim të vogël si përgjigje ndaj njerëzve injorantë. Nuk ka nevojë të shikohen video-incizimet, pasi që nuk kam frikë ta pranoj atë që kam bërë. Është hera e parë që kam vepruar në këtë mënyrë dhe ndoshta e fundit, mirëpo nuk mund t’i pranoja fyerjet e tilla”, ka shpjeguar Ancelotti, i cili ka qenë trajner i Juves nga viti 1999 deri në vitin 2001.

Nuk ka komente: