Siç ka shkruar Tuttosport, Juventusi është i gatshëm të mposhtë Interin për të nënshkruar me italianin Alberto Aquilani, i cili duket se do të largohet nga Roma pas dështimit të bisedimeve rreth kontratës. I riu italian është duke kërkuar 2.5 milionë euro për sezon, ndërsa më shumë që mund të ofrojë Roma është 1.6 milionë. Aquilani ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane, të cilët kanë premtuar plotësim të kërkesave të tij. Tuttosport ka shkruar se Juventusi dhe Interi tashmë janë në luftë të ashpër për 24 vjeçarin. Bardhezinjtë kanë thënë se nuk do të nënshkruajnë me lojtarë të tjerë, pas arritjes së Christian Poulsen, por përgatiten ta thyejnë këtë vendim për Aquilanin. Interi në ndërkohë është duke kërkuar një mesfushor të klasit dhe është duke analizuar edhe alternativa tjera, pas vështirësive për të nënshkruar me Frank Lampard. Por Juventusi është në përparësi, falë edhe miqësisë së mirë të Aquilanit me një varg lojtarët të Zonjës së Vjetër, si Giorgio Chiellini, Alex Del Piero dhe Gigi Buffon.
e shtunë, 19 korrik 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment