Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka befasuar mediat italiane dhe tifozet bardhezi me nje deklarate se me ardhjen e lojtarit danez Christian Poulsen, merkatoja e Juventusit mund te merr fund. Tani jemi 99% te kompletuar, vetem na duhet nje portier i cili do te zevendesoje Gigi Buffonin. Me Poulsen e permbushim mesfushen. Tashme kam ne secilin pozicion nga dy lojtare te shkelqyeshem. Sezonin e kaluar kishim sulmin me te forte ndersa mbrojtjen e trete. Kete vit deshirojme te jemi te paret ne cdo aspekt. Ne vend te Camoranesit do te luaje Marchionni ndersa ne vendin e cekut Nedved, do te jete Sebastian Giovinco. "Mendoj se nuk na duhen perforcime tjera"- ka perfunduar Ranieri.
e martë, 15 korrik 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment