e diel, 13 korrik 2008
Ne radhe jane Xabi Alonso, Diego Capel si dhe Branislav Ivanovic
Psa gjithe atyre protestave qe u shfaqen ne stervitjen e mbremshme te Juventusit ne Pinzolo nga ana e tifozeve per ate qe drejtuesit e klubit bene blerjen e danezit Poulsen tek bianconeret, drejtuesit nuk ndalen se punuari. Ne radhe jane tre emra tejet impresive. Xabi Alonso duket shume afer Juventusit, pasi qe dje ne mbremje erdhi nje lajm nga Daily Mirror se Alonso do te kaloje ne Juventus te marten e ardhshme. Liverpool ka pranuar oferten e ofruar nga Juventusi per lojtarin spanjoll. Oferta shihet diku rreth 17.5 milion euro. Te marten pritet qe lojtari te mberrije ne Torino ku do t'i kaloje vizitat mjekesore ne Vinovo, dhe me vone do te prezantohet si lojtare i ri i Zonjes. Diego Capel mendohet te jete ai qe do te zevendesoje Pavel Nedvedin. Ai gjithashtu mund te luaje edhe ne repartin e mbrojtesit te majte. Alessio Secco serish ka udhetuar per ne Andaluzi per spanjollin e talentuar Diego Capel. Tottenham para disa muajve kishte ofruar nje oferte prej 15 milion euro, ndersa klauzola e lojtarit qendron diku rreth 14-15 milione euro. Secco eshte i gatshem te ofroje nje oferte te tille per lojtarin spanjoll. Emri i fundit eshte ai i Branislav Ivanovic, mbrojtesit serb te Chelseat. Lojtari eshte shume afer bardhezinjve, pasi qe tek blute e Chelseat nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare dhe ka qene plani i fundit i trajnerit Avram Grant qekur erdhi nga Lokomotiv Moskva. Ai do te kaloje tek Juventusi si lojtare i huazur, me mundesi qe pas nje viti t'i blehet kartoni lojtarit. Ai do te vjen tek Juventus pas rishfaqjes se lendimit serioze te mbrojtesit Andrade, i cili duhet t'i nenshtrohet operacionit te trete per me pak se nje viti.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment