e shtunë, 12 korrik 2008

Trezeguet përfundimisht i thotë "Jo" Barcelonës

Barcelona dhe trajneri i saj i ri, Josep Guardiola, një kohë të gjatë janë përpjekur që të angazhojnë sulmuesin francez në radhët e Juventusit, David Trezeguet. Fillimisht kanë ofruar shkëmbimin Trezeguet-Eto'o, pastaj u përpoqën që me para të bindin Juventusin dhe ish-futbollistin e kombëtares franceze, por nuk ia arritën qëllimit. "Kur të kesh ofertë nga Barcelona, ajo sigurisht se të bënë të ndihesh mirë. Është nder kur një klub me traditë të madhe interesohet për shërbimet e juaja, por unë jam me fat që jam në një klub të tillë. Juventusi, nëse asgjë tjetër ka traditë dhe vlerë", ka theksuar Trezeguet, duke shtuar: "Më duhet ta refuzoj Barcelonën, sepse dua të qëndroj te Juventus". Ndërkohë një ditë më herët Trezeguet ka bërë të ditur se i jep fund karrierës në kombëtare, për shkak të mbetjes së Domenechut në krye të kombëtares.

Nuk ka komente: